Lufta e Irakut na mësoi se ndërtimi i një shteti demokratik nuk arrihet me mjete ushtarake
Kanë kaluar tashmë 20 vjet që kur koalicioni i udhëheq...

Lumturia është diçka shumë e vështirë për t’u përkufizuar. Për një gjeni si Albert Ajnshtajni ajo bazohet tek një jetë e qetë dhe modeste. Për sociologun e famshëm Zigmunt Bauman, ajo ka të bëjë me të qenit të gjendje për t’i kapërcyer vështirësitë. Dhe sipas studimeve të psikologëve, lumturia është edhe emocioni i përkohshëm që ndiejmë kur jemi mirë, dhe qetësia që na vjen nga ndjenja e të qënit të plotësuar, e cila është më e qëndrueshme.
Po ciladoqoftë ajo, ka megjithatë një lajm të mirë:lumturia nuk është një dhuratë që shkon tek një pakicë fatlume, por është një gjendje shpirtërore që mund dhe duhet mësuar. Pra ju mund bëheni të lumtur vetëm me pak përpjekje, dhe këtë mund ta bëjë kushdo.
Gjenet e duhura
Një pjesë e lumturisë duket se vjen nga përbërja gjenetike. Disa tipare të personalitetit që favorizojnë prirjen për të qenë një natyrë më e gëzuar. “Por studimet tregojnë se ndikimi i ADN-së në “shkallën e lumturisë” arrin në maksimumi vetëm 40 për qind. Pjesa tjetër bëhet nga zgjedhjet personale dhe qasja jonë mendore”- thotë Kiara Ruini, profesoreshë e psikologjisë klinike në Universitetin e Bolonjës.
“Vendosja se çfarë gjëje t’i kushtojmë më shumë kohë dhe vëmendje ndikon shumë në gjendjen tonë mendore. Për më tepër, njeriu duhet të mësojë ta shohë gotën gjysmë plot, që është çelësi i vërtetë të lumturisë”- thekson ajo. Po ashtu është vërtetuar se optimizmi të bën të jetosh më gjatë.
Optimizmi mund të mësohet
Studimet vërtetojnë se vetëm 1 në 3 njerëz, nuk lejojnë të mposhten nga vështirësitë e jetës duke vazhduar të shohin anët e mira të jetës. Por të bëhesh vërtet optimist mund të mos jetë e parëndësishme, sepse hapi i parë është ta pranosh se e sheh botën negativisht dhe pesimistët e mëdhenj vështirë se kanë sukses në jetë.
Psikologët rekomandojnë taktikën e “shkrimit ekspresiv”. Pra 15 minuta në ditë të shpenzohen duke shkruar në një bllok mbi emocionet dhe përvojat, për të zgjidhur më mirë konfliktet, përmirësuar gjendjen shpirtërore dhe për t’u ndjerë më i kënaqur me jetën.
Shoqërohuni gjithmonë me njerëz të tjerë
Gjithsesi përveç zgjedhjes së njerëzve të duhur, është gjithashtu e nevojshme të jetosh në vendin e duhur. Një anketë e fondacioni amerikan “Knight” e kryer me 43,000 njerëz zbuloi se ndjenja e mirëqenies psikologjike është më e lartë brenda komuniteteve mikpritëse, të cilat favorizojnë kontaktet sociale spontan (prandaj ekzistojnë parqet, restorantet, klubet, oborret e përbashkëta). Në fakt, është vërtetuar se tek ata që shëtitin shpesh në parqe dhe pyje, zonat e trurit ku zakonisht lindin mendimet negative janë më pak aktive. Kjo do të thotë që ata janë njerëz më të lumtur.
Nuk duhet të jesh domosdoshmërisht i pasur
Nga ky këndvështrim është e vërtetë që paratë nuk kanë rëndësi. Sepse kushdo që fiton në lotari, nuk është më i lumtur se dikush që nuk ka fituar ndonjëherë. Nëse nuk mungojnë burimet për të përjetuar më shumë, gjendja shpirtërore nuk ndryshon shumë:blerja e një makine të re apo e një fustani të modës së fundit, mund të të japë një moment të vogël kënaqësie, por nuk ndryshon nivelin e përgjithshëm të lumturisë.
Nëse ka ndonjë gjë që na duhet të blejmë ajo është koha. Dy sondazhe me mbi 6.000 njerëz në SHBA, Kanada, Gjermani dhe Danimarkë tregojnë se shpenzimet për shërbime që kursejnë kohë (nga ushqimi që e porositni dhe ju vjen në shtëpinë tuaj, duke ju lënë më shumë kohë për punët), ju bën më të lumtur sesa të paguani për objekte materiale.
Në kërkim të lumturisë
“Asnjëherë nuk është vonë për të pyetur veten. Por që ta bëni këtë duhet të ngadalësoni pak ritmin e jetës, të gjeni kohë dhe hapësirë për veten. Pak njerëz e bëjnë këtë, megjithatë ai është hapi i parë i vërtetë drejt lumturisë”- thotë Andrea Fianko, president i Shoqatës Italiane të Psikologjisë Pozitive.
Sipas tij nuk funksionon asnjë recetë nëse individi nuk e ka kuptuar fillimisht se çfarë është ajo. Tek e fundit, një jetë e lumtur nuk është një lloj Nirvane në të cilën gjithçka shkon mirë. “Pengesat janë të dobishme, pasi na nxisin të vëmë në punë burimet tona më të mira. Të jesh i lumtur do të thotë të jesh i vetëdijshëm se duhet të kalosh nëpër disa faza negative.
Janë ato që nxitin ndërhyrjen pjesën tonë më dinamike dhe me shumë vullnet, që t’ia dalim në momentet e vështira për të jetuar në maksimum momentet e bukura”-thekson ai. Ndoshta Bauman kishte të drejtë kur thoshte:”Lumturia më e qëndrueshme, është ajo që vjen pas kapërcimit të momenteve të vështira, kur më në fund mund të thuash:Ia dola!”./ Përshtatur nga CNA.al
Kanë kaluar tashmë 20 vjet që kur koalicioni i udhëheq...
Amerika si “qyteti i ndritshëm mbi një kodër” është zh...
Mos kini asnjë dyshim, Vladimir Putin që pamë bashkë m...
Me gjithë mizorinë dhe urrejtjen e regjimit të preside...
Boris Ratnikov, një ish-oficer i KGB-së dhe kryekëshil...
Bota perëndimore që e përsëriti mbështetjen e saj për ...
Kur Xi Jinping të vizitojë Moskën këtë javë, Vladimir ...
Të premten e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC)...
A vendosët që me rastin e Vitin e Ri të hiqni dorë një zak...
Reza Pahlavi ishte për dekada në skajet e largëta të polit...
Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme tek njerëzit, dhe...
“Reshjet e prillit sjellin lulet e majit”, ose kështu thot...
Gjithçka i ngjan një romani thriller. Në mëngjesin e h...
Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe fuqia më ...
Emigrimi në Europë, sidomos nga Afrika, ka ardhur në r...
A ka folur Maria Zakharova, një zëdhënëse e fuqishme d...
Nëse forcat ukrainase do të pajisen me avionët luftara...
Gati gjashtë muaj pas shpërthimeve të fuqishme te tuba...
Pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësi i ri komunist ...
Videoja e një gruaje që tundte flamurin e Bashkimit Eu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...