Pamje nga vendngjarja/ Ja ku ndodhi vrasja e efektivit në Maliq
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...

Amerika si “qyteti i ndritshëm mbi një kodër” është zhdukur. Ajo është zëvendësuar nga një vend me një sistem drejtësie penale që përdoret si armë ndaj kundërshtarit politik, një sistem arsimor të radikalizuar dhe një media që është zëdhënëse e një qeverie tiranike.
Është e vështirë të kesh shpresë për Amerikën pas 26 muajve katastrofikë të administratës së Xho Bajden. I gjithë progresi i administratës së mëparshme është përmbysur. Vendi ynë nuk është më ekonomikisht i fuqishëm, i pavarur energjetik apo i sigurt në kufijtë tanë.
Në ballë të këtij shkatërrimi ka qenë administrata presidenciale më radikale në historinë e Amerikës. Administrata Bajden e ka përdorur si armë Departamentin e Drejtësisë për të sulmuar armiqtë e saj politikë, duke përfshirë prindërit, aktivistët pro-jetës dhe mbështetësit e presidentit Donald Trump që morën pjesë në protestat e 6 janarit 2021 në Uashington.
Ndërkohë që shumë amerikanë janë shënjestruar nga prokurorët e “shteteve blu” dhe demokratët në Departamentin e Drejtësisë, individi që ka përjetuar më shumë abuzime është ish-presidenti Donald Trump. Në fakt, ish-presidenti ka qenë i rrethuar që nga dita kur zbriti “shkallët e arta lëvizëse” në Kullën Trump dhe shpalli fushatën e tij presidenciale.
Ajo që pasoi ishte një sulm i paepur ndaj Trump, përfshirë një mbulim pothuajse tërësisht negativ nga media, publikimin e koordinuar të kasetës “Access Hollywood” dhe spiunimin e qeverisë së Obamas në fushatën e tij. Megjithëse “dosja e rreme Steele” u financua nga fushata e Hilari Klinton, u përdor për t’i dhënë urdhër “FISA”-s për të vëzhguar Karter Pejxh, një këshilltar i Trumpit për politikën e jashtme.
Por abuzimi nuk u ndal pas fitores së Trump në zgjedhjes e 2016-ës. Këshilltari i tij për Sigurinë Kombëtare, gjeneral-lejtnant Majkëll Flin, ishte objektivi i një operacioni të FBI-së dhe u detyrua të jepte dorëheqjen. Akuzat për “bashkëpunim të fshehtë me Rusinë” çuan në krijimin e një prokurori special, ish-drejtorit të FBI-së, Robert Myler.
Pavarësisht përpjekjeve të 18 prokurorëve demokratë dhe një hetimi që kushtoi 32 milionë dollarë, nuk u provua ekzistenca e asnjë “marrëveshje të fshehtë me rusët” apo pengim i drejtësisë. Edhe pse hetimi i Mylerit ishte një humbje e madhe burimesh, demokratët vazhduan në këtë rrugë.
Fiksimi i tyre i radhës ishte shkarkimi i parë i Presidentit Trump për një telefonatë “të përsosur” që kishte pasur me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski. Trump po përpiqej të përcaktonte disa detaje rreth marrëdhënieve korruptive midis familjes Bajden dhe Ukrainës.
Rezultati ishte shkarkimi i tij nga Kongresi dhe në fund marrja e pafajësisë nga Senati. Menjëherë pas kësaj u shfaq Covid-19, komplimentet ndaj Kinës komuniste, të cilat çuan në zgjedhjet shumë të diskutueshme të 2020-ës. Sondazhet e fundit tregojnë se 61 për qind e republikanëve besojnë se Xho Bajden nuk është zgjedhur në mënyrë legjitime president i Shteteve të Bashkuara.
Më 6 janar 2021, miliona amerikanë kishin këtë pikëpamje, përfshirë turmën e madhe të mbështetësve të Trump që u mblodhën në Uashington për të protestuar. Kjo çoi në shkarkimin e dytë të paprecedentë dhe më pas shpalljen e pafajësisë për Trump.
Demonstruesit nuk u përpoqën të rrëzonin qeverinë, por të protestonin për ato që ata besonin se ishin zgjedhje të vjedhura. Komiteti i Kongresit që hetoi të ashtuquajturën “kryengritje” ishte tepër i njëanshëm dhe partiak. Objektivi i tij ishte Donald Trump.
Taktika e tyre e radhës abuzive ndodhi gushtin e vitit të kaluar. Ndërsa Trump po planifikonte fushatën e tij të vitit 2024 për në Shtëpinë e Bardhë, agjentët e FBI bastisën shtëpinë e tij në Mar-a-Lago dhe kryen një kontroll 10-orësh. Ndërsa avokatët e Trump u detyruan të prisnin jashtë, agjentët kërkuan nëpër shtëpinë e tij, përfshirë dollapin e gruas së tij dhe dhomën e gjumit të djalit të tij.
Pastaj në nëntor, Prokurori i Përgjithshëm Merrik Garland caktoi Prokurorin Special Xhek Smith të hetonte dokumentet e klasifikuara të gjetura në bastisjen e Trump dhe përfshirjen e tij në protestat e 6 janarit. Sipas raporteve, Smith po i udhëheq në mënyrë agresive hetimet në vazhdim.
Sulmi i fundit përfshin një hetim nga prokuroria e Nju Jorkut që thuhet se do të çojë në arrestimin e Trump këtë javë. Prokurori i qarkut ka ringritur një akuzë të vjetër se Trump ka raportuar në mënyrë të parregullt pagesën e “parave për t’i mbyllur gojën” yllit të filmave pornografikë Stormi Daniels për një lidhje të supozuar mes tyre.
Trump e mohon këtë akuzë dhe e quan të gjithë çështjen “dhe të vjetër dhe një histori të trilluar”. Persekutimi i egër politik ndaj Trump është i ngjashëm me atë që ndodh në “republikat e bananeve”. Vendi ynë nuk është më shumë i avancuar që këtu të mos ndodhin shaka të tilla. Me demokratët në “shtetet blu” dhe në Departamentin e Drejtësisë, ka një fushatë të vazhdueshme dhe të pamëshirshme për të zhdukur politikisht Donald Trump.
Synimi i tyre nuk është vetëm të shkatërrojnë Trump, por të shkatërrojnë atë që ai përfaqëson, axhendën “Amerika e Para”. Establishmenti politik dhe “Deep State” nuk duan që në plan të parë të jenë nevojat e amerikanëve. Përkundrazi, prioritetet e tyre përfshijnë çështjet ndërkombëtare, luftërat globale dhe financimin e kompleksit industrial ushtarak.
Duke u fokusuar tek dëshirat reale të amerikanëve, Donald Trump rrezikon interesat financiare të armiqve të tij politikë. Në vend se të shpenzojë 6.5 trilionë dollarë për luftëra të huaja të pafitueshme, Trump dëshiron që amerikanët të përparojnë ekonomikisht.
Axhenda e tij “Amerika e Para” kërcënon interesa shumë të fuqishme. Kështu, ai është bërë presidenti i parë amerikan që është përballur me mbikëqyrjen e qeverisë, me dy shkarkime, një bastisje të FBI-së dhe me një arrestim të mundshëm. Republika e Bananeve është këtu./ Përshtatur nga CNA.al
Mos kini asnjë dyshim, Vladimir Putin që pamë bashkë m...
Me gjithë mizorinë dhe urrejtjen e regjimit të preside...
Boris Ratnikov, një ish-oficer i KGB-së dhe kryekëshil...
Bota perëndimore që e përsëriti mbështetjen e saj për ...
Kur Xi Jinping të vizitojë Moskën këtë javë, Vladimir ...
Të premten e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC)...
A vendosët që me rastin e Vitin e Ri të hiqni dorë një zak...
Reza Pahlavi ishte për dekada në skajet e largëta të polit...
Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme tek njerëzit, dhe...
“Reshjet e prillit sjellin lulet e majit”, ose kështu thot...
Gjithçka i ngjan një romani thriller. Në mëngjesin e h...
Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe fuqia më ...
Emigrimi në Europë, sidomos nga Afrika, ka ardhur në r...
A ka folur Maria Zakharova, një zëdhënëse e fuqishme d...
Nëse forcat ukrainase do të pajisen me avionët luftara...
Gati gjashtë muaj pas shpërthimeve të fuqishme te tuba...
Pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësi i ri komunist ...
Videoja e një gruaje që tundte flamurin e Bashkimit Eu...
Në shkurtin e vitit 1941, kur Britania e Madhe po përballe...
Në një godinë ngjyrë rozë në lagjen e ambasadave në Pekin,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...