Krimi që ka ndodhur me protestën
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia. Për Zvërne...
Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, rinia. Për Zvërne...

Deklaratat publike të presidentit Xho Bajden për Luftën në Ukrainë janë realisht boshe nën dritën e dokumenteve sekrete të zbuluara së fundmi. Kongresi dhe populli amerikan duhet të kërkojnë llogari, të dinë të vërtetën, dhe jo të vazhdojnë të ushqehen me më shumë gënjeshtra, pasi kjo mund të na zhysë në një luftë tjetër apo në diçka shumë më të keqe.
Mjerisht, mediat kryesore në SHBA e kanë shtrembëruar historinë në lidhje me pretendimin se një 21-vjeçar i Gardës Kombëtare, zbuloi disa informacione tepër sekrete në disa faqe interneti të video-lojërave. Ato po përqendrohen në mënyrë miopike te zbuluesi i të dhënave konfidenciale, te krimi i tij, dhe jo mbi thelbin e materialit të dekonspiruar, dhe e bëjnë këtë enkas për të mbrojtur presidentin Xho Bajden.
Megjithatë, ne duhet të pyesim nëse presidenti po gënjen mbi rolin tonë në Luftën e Ukrainës, gjë që mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë. Fakt është se presidentët e kanë gënjyer historikisht popullin amerikan për luftërat që kanë zhvilluar.
Presidenti Frenklin D.Ruzvelt në vitin 1940 i gënjeu amerikanët kur tha se “Djemtë tuaj nuk do të dërgohen në asnjë luftë të huaj!” Për më tepër, në atë kohë ne po i jepnim ndihmë ushtarake Britanisë së Madhe. Dhe u përfshimë në luftë pasi Japonia sulmoi bazën e Pearl Harbor në dhjetorin e vitit 1941.
Ndërkohë presidenti Lindon B.Xhonson gënjeu mbi kërcënimin që paraqisnin vietnamezët e veriut, me synim ruajtjen e pushtetit të tij. Në vitin 1964, Xhonson deklaroi para një turme mbështetësish në Akron, Ohajo: "Ne nuk do t’i dërgojmë djemtë amerikanë mijëra km larg shtëpisë, për të bërë atë që duhet të bëjnë për veten e tyre djemtë aziatikë”.
Më pas, pasi u zgjodh president për një mandat të plotë 4-vjeçar, Xhonson dërgoi qindra mijëra trupa amerikane në xhunglat e Vietnamit, duke e gënjyer popullin amerikan për sulmin ndaj forcave amerikane në Gjirin e Tonkinit. Ai dërgoi atje deri gjysmë milionë amerikanë, deri në tërheqjen tonë të turpshme nga Vietnami në vitin 1975, dhe me koston e më shumë se 58.000 amerikanëve të vrarë.
Presidenti Xhorxh W.Bush na gënjeu mbi arsyen se pse ne pushtuam Irakun për të eliminuar armët e shkatërrimit në masë. Para luftës, drejtori i CIA-s, Xhorxh Tenet, e paralajmëroi Bushin që të mos përdorte të dhënat ende të pasigurta të inteligjencës mbi Irakun.
Bush e dinte se Sadam Huseini nuk kishte më një arsenal të armëve luftarake. Megjithatë presidenti e mashtroi popullin amerikan, dhe pas pushtimit të vitit 2003, zyrtarët konfirmuan se Iraku i kishte braktisur vite më parë programet e tij mbi këto lloj armësh.
Presidentë të tjerë në historinë tonë e kanë gënjyer gjithashtu popullin amerikan për luftën. Xhejms Polk gënjeu për sulmin e Meksikës ndaj SHBA-së, gjë që çoi në Luftën Meksiko-SHBA, vetëm sepse donte të shtonte Teksasin si një shtet tjetër të unionit dhe që mbështeste skllavërinë.
Uillaim Mekinli i gënjeu amerikanët se spanjollët kishin hedhur në erë anijen luftarake “USS Maine” në Havanë, gjë që çoi në Luftën Spanjolle-Amerikane. Ka të ngjarë që edhe presidenti Bajden po gënjen për rolin tonë në luftën e Ukrainës, ashtu siç kanë gënjyer presidentët e kaluar.
Sigurisht, disa nga të dhënat sekrete të zbuluara ditët e fundit, sugjerojnë se Lufta në Ukrainë nuk po shkon aq mirë sa na kanë thënë Bajden dhe administrata e tij. Fatkeqësisht, avokatët e Bajdenit në mediat kryesore fokusohen te zbuluesi i sekreteve. Kur ai është në fakt vetëm një pjesë e vogël e një historie më të madhe.
Nëse i riu i arrestuar, shpallet fajtor për dekonspirimin e të dhënave sekrete, ai do ta paguajë një çmim. Megjithatë, historia e vërtetë është përmbajtja e materialit të shpërndarë në internet. A përshkruan ajo një histori të ndryshme nga ajo që administrata Bajden i ka thënë popullit amerikan?
A po e gënjen presidenti popullin amerikan, dhe nëse po, pse? Fakti është se shumë, në mos shumica, e të dhënave të publikuara në lidhje me luftën në Ukrainë janë raporte të shërbimeve sekrete, të cilat paraqesin një panoramë shumë të ndryshme nga ajo që përshkruan publikisht administrata Bajden.
Në këto kushte është logjike që ne të pyesim: Cila është e vërteta? A është Amerika e përfshirë më drejtpërdrejt në Luftën e Ukrainës nga sa na është raportuar më parë? A po luftojnë trupat amerikane kundër rusëve? A po i zbraz qëllimisht administrata Bajden arsenalet tona të armëve për të favorizuar kinezët?
A mund ta fitojë vërtet Ukraina luftën kundër Rusisë gjigante? Ka kaq shumë pyetje të mbetura pa përgjigje. Argumenti im është i thjeshtë. Historia mbi një ekspert të kibernetikës që punonte në Marinën e SHBA-së dhe që publikon sekrete shtetërore është shumë serioze.
Pentagoni do ta adresojë këtë çështje për të mbrojtur metodat dhe burimet tona. Megjithatë, çështja më e rëndësishme është nëse presidenti Xho Bajden dhe përfaqësuesit e tij po i tregojnë popullit amerikan të vërtetën për luftën në Ukrainë.
Tek e fundit, Bajden nuk na e ka shpjeguar kurrë se cilat janë interesat tona kombëtare në këtë luftë, përveçse e ka pranuar se po ndihmojmë për të mbrojtur “demokracinë” e Ukrainës dhe për t’i penguar rusët të gllabërojnë më shumë vende të Europës.
Vitin e kaluar, presidenti Bajden premtoi me maturi në një samit të NATO-s: “Ne do të qëndrojmë përkrah Ukrainës... për aq kohë sa do të duhet për të garantuar që ata të mos mposhten... nga Rusia”. Kjo qasje duket shumë e ngjashme me atë të Xhonsonit ndaj Luftës së Vietnamit.
Dokumentet sekrete të dekonspiruara, përbëjnë një kambanë alarmi në lidhje me rolin e Amerikës në luftën në Ukrainë. Ka ardhur koha që presidenti Bajden të shprehet qartë para popullit amerikan se cilat janë interesat tona, dhe nëse roli ynë i vazhdueshëm në këtë luftë mund të përshkallëzohet në diçka shumë më të keqe.
Shënim: Robert Maginnis, ushtarak në pension i ushtrisë amerikane. Autor i 9 librave, ku më i fundit është “Mbretërit e Lindjes: Plani i Kinës për të eliminuar Amerikën, dhe për të imponuar një rend botëror komunist”./ Përshtatur nga CNA.al
Gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale të vitit 20...
Në secilën nga format e saj - nga robotët antropomorfë te ...
Sipas një vlerësimi, dollari është pjesë e 88 për qind e t...
Përvoja ime e parë me sëmundjen e lëvizjes ishte si student ...
Ndërsa klima e planetit tonë po bëhet gjithmonë e më e nxe...
Javës që kaloi, Rusia pretendoi se kishte marrë kontro...
Askush nuk duket se e di se si do të reagonin Shtetet ...
“Një spiun i brendshëm, ndoshta i rekrutuar nga rusët,...
Brenda një jave, gazeta amerikane e lajmeve dhe opinio...
Në fillim të vitit 2022, Jens Stoltenberg, Sekretari i...
Pashka është një nga festat më të rëndësishme në kalen...
Organizata mafioze po depërtojnë gjithnjë e më shumë në po...
Lufta në Ukrainë ka një natyrë psikologjike dhe politi...
Sipas World Happiness Survey, Finlanda ka qenë vendi m...
Asgjë nuk ilustron më mirë rëndësinë në rritje në çësh...
Politika e zgjerimit është rikthyer në krye të mekaniz...
Në rast se do të mbetet fuqia kryesore e botës, Shtete...
Niveli global i demokracisë është rikthyer atje ku ish...
Gjeopolitika mund t’ju çojë shumë larg në shpjegimin e...
Ekziston një fije që lidh suksesin e ndërmjetësimit të...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...