“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...

Mijëra ushtarë ukrainas po përgatiten për t’u hedhur në aksion. Ata po kontrollojnë pajisjet e e tyre, dhe po u shkruajnë të afërmve ato që mund të jenë letrat e tyre të fundit. Ne nuk e dimë se kur dhe ku, por shumë shpejt Ukraina do të nisë kundërofensivën e saj të planifikuar prej kohësh kundër pushtuesve rusë që kanë pushtuar ilegalisht dhe përmes shumë shkatërrimeve dhe masakrave gati 1/5 e vendit.
Fati i Ukrainës dhe forma e aleancave të Perëndimit, mund të varen pikërisht nga ajo që do të ndodhë në javët e ardhshme. Ukraina nuk mund të ketë kurrë një shans më të mirë sesa ky. Pushtuesit rusë janë dobësuar dukshëm. Gjatë 2 muajve të fundit, Rusia ka marshuar vetëm një zonë periferike rreth qytetit Bakhmut në rajonin e Donbasit.
Por deri më tani nuk ka arritur të zëvendësojë dhjetëra mijëra burra që ka humbur atje. Presidenti rus Vladimir Putin ka miratuar disa ligje të reja, të cilat do t’i bëjnë më të lehtë rekrutimet e reja, por do të kalojnë muaj para se rekrutët e tij të rinj të jenë gati për t’u dërguar në front.
Ukraina ka marrë një sasi të madhe armësh të standardeve të NATO-s: tanke, sisteme raketore me saktësi të lartë, artileri të fuqishme, dhe miliona fishekë. Avionët luftarakë janë rrugës, edhe pse vetëm nga Polonia dhe Sllovakia.
Amerika dhe fuqitë kryesore evropiane po ngurrojnë ende të dërgojnë të tyret, siç bënë për një kohë të gjatë mbi furnizimin me tanke. Po çfarë duhet të bëjë Ukraina me avantazhin që gëzon aktualisht? Ajo duhet të përpiqet të thyejë, ose të paktën të prishë, urën tokësore që lidh Krimenë me Rusinë, nëpërmjet Donbasit.
Krijimi i kësaj ure tokësore, është e vetmja arritje me të cilën mund të mburret Putini për gjithë gjakun e derdhur dhe paratë ruse të harxhuara në luftën e tij. Por kjo urë tokësore është e gjerë. Pa të, Krimea, një gadishull ukrainas, të cilin ai e pushtoi dhe aneksoi në vitin 2014, është i prekshëm, i arritshëm vetëm nga deti ose nëpërmjet urës rrugore dhe hekurudhore të Kerçit, të cilën dikush (me sa duket Ukraina) e hodhi në erë pjesërisht tetorin e vitit kaluar.
Fusha e betejës ka qenë jashtëzakonisht statike gjatë 5 muajve të fundit, që kur Ukraina i zmbrapsi rusët përtej lumit Dnieper në provincën Kherson në nëntor 2022. Ky është një lajm i keq, sepse sugjeron se konflikti rrezikohet të ngrijë përgjatë një “linje kontakti” të re, e cila do ta linte Ukrainën të sfiduar përgjatë pjesës më të madhe të saj në jug dhe lindje.
Për më tepër kjo do ta privonte nga pjesa më e madhe e qasjes së saj në det, një problem ky shumë i madh për një vend që varet nga eksporti i mallrave. Është mirë që Ukraina të shkojë në bisedimet e ardhshme duke pasur më shumë përparësi, dhe në kushtet kur Rusia po përballet me një sfidë të vërtetë ndaj pushtimit të Krimesë.
Kjo mund ta bindë Putinin se nëse nuk e konsolidon mbrojtjen, mund të humbasë atë që ka fituar. E megjithatë rreziqet janë shumë të larta. Ukraina ka një sasi të kufizuar të raketave tokë-ajër të nevojshme për t’i frenuar bombarduesit rusë. Ndërkohë Rusia i ka forcuar linjat mbrojtëse përgjatë pjesës më të madhe të vijës së frontit, me shtresa të shumta llogoresh dhe pengesa kundër tankeve.
Kur të kundërsulmojë, Ukrainës do t’i duhet që trupat e saj të tejkalojnë në numër armikun, dhe ajo mund të ketë një avantazh numerik vetëm në zona të kufizuara. Edhe nëse arrin të çajë mbrojtjen e Rusisë, asaj do t’i duhet të shfrytëzojë me kujdes suksese të tilla, përndryshe do të rrezikojë rrethimin e trupave të saj.
Pra, Ukraina dhe mbështetësit e saj perëndimorë, duhet të përgatiten për mundësinë që ky kundërsulm të sjellë vetëm disa përfitime dytësore apo akoma më keq. Por edhe nëse ata prishin urën tokësore që ka krijuar ushtria ruse, nuk ka asnjë garanci se Putini do të pranojë të ulet në tryezën e bisedimeve.
S’ka dyshim që ai shpreson se nëse e zvarrit mjaftueshëm luftën, mbështetja perëndimore për Ukrainën do të nisë të lëkundet. Mbështetësit e Ukrainës nuk duhet të supozojnë se beteja e ardhshme do të jetë e fundit. Kjo është gati e sigurt.
Pasi të largohet “pluhuri” i betejës, Ukrainës do t’i duhet ende të sigurojë çfarëdolloj përfitimi që ka arritur nga ky kundërsulm, dhe të forcojë mbrojtjen e saj për ta bërë më të vështirë marrjen e tokës ruse në të ardhmen. Fakti që ofensiva e ripërtërirë e Rusisë rreth Bakhmutit ka shkuar aq keq, nuk do të thotë se do të neutralizohen të gjitha këto lloj sulmesh.
Amerika dhe Evropa, duhet ta bëjnë të qartë se do të mbështesin operacionet e mëtejshme ushtarake nga Ukraina. Dhe për ta penguar Vladimir Putinin, ata duhet të bëjnë të qartë se do të mbështesin Ukrainën edhe për shumë vite në vijim.
Sa më shpejt që Perëndimi të fillojë të përshkruajë në detaje garancitë e sigurisë që do t'i ofrojë Ukrainës, aq më mirë do të jetë. Amerika dhe Britania (ashtu si edhe Rusia) siguruan integritetin territorial të Ukrainës në vitin 1994, por më pas nuk bënë asgjë kur Putini e shkeli atë në mënyrë të paturpshme në vitin 2014. Garancitë e radhës duhet të jenë të vërteta./ Përshtatur nga CNA.al
Në dhjetor 1949, 2 muaj pas themelimit të Republikës P...
Presidenti Vladimir Putin mburret me fuqinë e ekonomis...
Një ushtri e rreme në luftë? Po ka ekzistuar dhe ishte div...
“Askush nuk mund të kruhet me një pjesëtar të familjes Baj...
Në korrik aleatët e NATO-s do të mblidhen në Vilnius për s...
Qasja e fuqisë së butë të Bashkimit Evropian për zgjid...
Ndërmjet formave të ndryshme të mbledhjes së informacionit...
Në rast se Perëndimi nuk është i bashkuar, ai nuk do t...
Ekziston diçka e fuqishme te fjalët e fundit që thotë ...
Dy muaj e dy ditë. 29 nëntor 1948-31 janar 1949. Ushtr...
Deklaratat publike të presidentit Xho Bajden për Luftë...
Gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale të vitit 20...
Në secilën nga format e saj - nga robotët antropomorfë te ...
Sipas një vlerësimi, dollari është pjesë e 88 për qind e t...
Përvoja ime e parë me sëmundjen e lëvizjes ishte si student ...
Ndërsa klima e planetit tonë po bëhet gjithmonë e më e nxe...
Javës që kaloi, Rusia pretendoi se kishte marrë kontro...
Askush nuk duket se e di se si do të reagonin Shtetet ...
“Një spiun i brendshëm, ndoshta i rekrutuar nga rusët,...
Brenda një jave, gazeta amerikane e lajmeve dhe opinio...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...