SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...

Moti ka qenë gjithmonë një forcë e fuqishme, e aftë të diktojë rezultatet e betejave por dhe të ndikojë mbi shoqëritë. Vitet e fundit, ka pasur spekulime në lidhje me eksperimentet e ushtrisë amerikane për të kontrolluar kushtet atmosferike, duke synuar manipulimin e modeleve të motit në mbarë botën deri në vitin 2025.
Nëse është i vërtetë, ky objektiv ambicioz ngre shumë pikëpyetje në lidhje me implikimet dhe realizueshmërinë e një teknologjie të tillë. Kontrolli i motit, i njohur gjithashtu edhe si modifikimi i motit ose gjeo-inxhinieria, i referohet manipulimit të qëllimshëm të modeleve natyrore të motit.
Ai përfshin ndryshimin e kushteve atmosferike përmes teknikave të ndryshme, si mbjellja e reve, jonizimi, apo edhe përdorimi i valëve elektromagnetike. Ideja e kontrollit të motit është eksploruar prej dekadash. Por përparimet e rëndësishme të shënuara vitet e fundit, kanë shtuar spekulimet rreth përfshirjes së mundshme të ushtrisë amerikane.
Artikulli me titull “Moti si një shumëzues i forcës:Kontrolli i kushteve atmosferike brenda vitit 2025”, botuar nga Qendra e Informacionit Teknik të Mbrojtjes në SHBA, thellohet në konceptin e përdorimit të kontrollit të motit si një avantazh strategjik.
Në të thuhet ndër të tjera se ushtria amerikane synon të shfrytëzojë manipulimin e motit si një shumëzues forcash, duke i dhënë mundësinë të ndikojë mbi rezultatet e operacioneve ushtarake.
Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se parashikimet dhe pretendimet e këtij artikulli, duhen marrë me rezerva, pasi mund të përfshijnë skenarë spekulativë dhe jo plane konkrete.
Ndërsa ideja e kontrollit të motit mund të duket si një fantashkencë, fakt është se ka pasur eksperimente dhe projekte në botën reale që kanë synuar ta vendosin atë nën kontrollin e njeriut. Për shembull, mbjellja e reve, një teknikë që përfshin shpërndarjen e substancave në re për të nxitur reshjet e shiut, është përdorur gjerësisht dekadat e fundit në rajone të ndryshme të botës për të zbutur thatësirat.
Këto eksperimente, ofrojnë njohuri të vlefshme në lidhje me potencialin e teknologjisë së kontrollit të motit. Por ato nuk duhet të ngatërrohen kurrsesi me ambiciet e pretenduara të ushtrisë amerikane për manipulimin global të motit. Aplikimet e mundshme ushtarake të teknologjisë së kontrollit të motit janë të gjera dhe të shumanshme.
Një nga objektivat kryesorë, mund të jetë përmirësimi apo prishja e sistemeve të komunikimit, duke i manipuluar kushtet atmosferike që ndikojnë tek valët e radios dhe sinjalet satelitore. Duke kontrolluar modelet e motit, forcat ushtarake kanë mundësi të krijojnë avantazhe strategjike duke penguar aftësinë e armikut për të koordinuar operacionet në një mënyrë efektive.
Një zbatim tjetër i mundshëm, ka të bëjë me përdorimin e kontrollit të motit për të dobësuar apo paaftësuar kundërshtarët. Për shembull, aftësia për të shkaktuar stuhi të forta, uragane ose thatësira mund të ndikojë rëndë tek bujqësia dhe infrastruktura e vendeve armike, duke i destabilizuar ekonomitë e tyre dhe aftësitë e tyre ushtarake.
Gjithsesi, është thelbësore të theksohet se përdorimi i taktikave të tilla ngre shqetësime të natyrës etike dhe humanitare, pasi ato mund të shkaktojnë dëme anësore dhe vuajtje pa dallim në mesin e popullatës civile. Për më tepër, kontrolli i motit mund të përdoret për të mbrojtur asetet dhe territoret ushtarake.
Duke modifikuar modelet e motit, ushtria mund të krijojë kushte të favorshme për operacionet e veta duke penguar lëvizjet e armikut. Kjo mund të përfshijë gjenerimin e mjegullës ose reshjeve të dendura për të reduktuar dukshmërinë apo krijimin e erërave të fortë që pengojnë operacionet ajrore.
Megjithatë, realizueshmëria dhe efektiviteti i taktikave të tilla në një shkallë të gjerë, mbeten të pasigurta dhe kërkojnë kërkime të mëtejshme. Arritja e kontrollit global të motit deri në vitin 2025, siç sugjerohet nga artikulli i referuar, paraqet sfida të rëndësishme teknologjike dhe logjistike.
Sepse sistemet e motit janë tepër komplekse dhe të ndërlidhura, gjë që e bën të vështirë parashikimin dhe manipulimin e tyre në një shkallë të gjerë. Zhvillimi i aftësisë për të ndikuar mbi modelet e motit nëpër rajone të ndryshme gjeografike, do të kërkonte një kuptim të plotë të dinamikës atmosferike, teknikave të sofistikuara të modelimit dhe fuqisë së konsiderueshme llogaritëse.
Për më tepër, përpjekjet për kontrollin e motit duhet të marrin në konsideratë pasojat e mundshme të padëshiruara dhe ndikimet ekologjike. Ndryshimi i modeleve të motit në një zonë, mund të çojë në ndërprerje të paparashikuara në rajone të tjera, duke prekur ekosistemet, ciklet bujqësore dhe burimet ujore.
Për këtë arsye, përdorimi i përgjegjshëm i teknologjisë së kontrollit të motit do të kërkonte një shqyrtim të kujdesshëm të efekteve të saj afatgjata dhe respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe protokolleve mjedisore./Përshtatur nga CNA.al
Mos kini asnjë dyshim: Lufta e Ukrainës mund të përfun...
Ndërsa shumica e këngëve të dashurisë frymëzohen nga g...
Në analet e historisë së mjekësisë, pak emra ngjallin kaq ...
Në veprat e Çarls Dikens, si Oliver Tuist apo “Pritshmërit...
Shërbimet sekrete ukrainase nuk e kanë vrarë ende Vlad...
Dy masakra me armë në Serbi kanë lënë të vdekur 17 per...
Në vijën e parë të frontit të luftës ka tmerre pa fund. Po...
Zyrtarët në Pekin kanë arritur në përfundimin se Amerika d...
“France24” Ata janë votues për herë të parë, 16 vjeç e si...
Përmbytja e Noes është një nga tregimet më të njohura ...
Oficeri ukrainas na telefon përmes aplikacionit “Googl...
Përgjatë gjithë historisë, revolucionet kanë qenë një ...
Ashtu si shumë të rinj në Amerikë, jetët tona janë të ...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gut...
Moli ishte 88 vjeçe dhe me një shëndet relativisht të mirë...
Që nga koha kur Rusia kërcënonte me ndërhyrje në Ukrai...
Turqia do të shkojë këtë të diel drejt qendrave të vot...
Shkencëtari bërthamor, Sigfried S.Heker, 79 vjeç, ësht...
Sipas fondacionit ‘Internet Watch’, që nga viti 2019 ka pa...
Unë vizitova Kievin muajin e kaluar për t’u takuar me ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...