Nesër mbahen zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së/ Ja çfarë pritet nga gara
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...

Etja për stabilitet dhe serioziteti i përleshjeve që po vazhdojnë prej kohësh, e bëjnë gjithçka shumë alarmante. Kështu thotë në një intervistë për Formiche.net analisti i Iai Matteo Bonomi në lidhje me përplasjet e fundit mes serbëve dhe kosovarëve, të cilat çuan në plagosjen e 30 anëtarëve të forcave të NATO-s për Kosovën (KFOR), përfshirë 14 ushtarë italianë. Në këtë pikë, Aleanca Atlantike ka vendosur të vendosë Forcat Rezervë Operacionale për Ballkanin Perëndimor.
A gaboi qeveria e Kosovës kur mbajti zgjedhjet lokale në veri pavarësisht bojktotit të serbëve?
Është e vështirë të përcaktohet saktësisht se cili ishte shkaku kryesor i këtyre tensioneve. Sigurisht që ka veprime dhe reagime nga të dyja palët. Dhe ajo që mund të shohim është një strategji tensioni që e karakterizon si Beogradin po ashtu edhe Prishtinën.
Nuk ka dyshime se ka pasur një sjellje të tepruar nga ana e Prishtinës, dhe mbi të gjitha dëshirën për të vendosur më forcë në zyra kryetarët e rinj të komunave. Përplasjet e fundit i përshtaten kuadrit të përgjithshëm, që është një situatë vazhdimisht e tensionuar dhe e pazgjidhur në veri të Kosovës.
Atje të dyja palët kanë vepruar dhe kanë nxjerrë përfitime politike, dhe tani po luajnë për të ngritur ose ulur nivelin e tensionit, natyrisht duke marrë parasysh skenarin aktual në Evropë. Etja për stabilitet dhe graviteti i përplasjeve që po ndodhin prej kohësh e bëjnë gjithçka shumë alarmante.
Cila mund të jetë kundërpërgjigja ambasadorëve të vendeve të Pesëshes?
Unë i jam referuar më herët përgjegjësisë së Kosovës dhe Serbisë. Por është e qartë se ka edhe një palë të tretë përgjegjëse: Bashkimin Evropian. Për momentin këto ngjarje, vënë në dukje mungesën e besueshmërisë së një strategjie afatgjatë ndaj rajonit.
Ne kemi parë se sa investime diplomatike ka pasur vitin e fundit, në përpjekje për ta çuar përpara këtë çështje dhe për ta zgjidhur atë. Nuk ka munguar angazhimi që çoi së fundmi në nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit. Megjithatë, sot gjithçka është shndërruar në një rast për një përplasje të mëtejshme mes palëve dhe për rrjedhojë shfrytëzohet nga të dyja palët.
Sa ndikon në këto zhvillime situata e brendshme në Serbi?
Po, aktualisht kemi protestat e mëdha në rrugët e Beograd, të cilat nuk janë parë që nga vitet 2000. Por nga ana tjetër shoh edhe një kryeministër të Kosovës, që është ndoshta më demokrat se sa paraardhësit e tij, të cilët në një farë mënyre shënuan edhe një ndërprerje me politikat e kaluara, ku elitat kishin udhëhequr çlirimin e armatosur të vendit.
Njëkohësisht, Albin Kurti ka pasur gjithmonë një qëndrim shumë radikal në lidhje me mundësinë e negociatave me Beogradin. Prandaj ky skenar na nxit të theksojmë faktin se dy karrierat e 2 liderëve janë ndërtuar edhe mbi shfrytëzimin për qëllime të brendshme të kësaj çështje. Kjo e bën edhe më të ndërlikuar panoramën, edhe në dritën e një beteje tjetër të quajtur propagandë. Dhe sigurisht që Ballkani është në qendër të betejave dhe të narrativave të ndryshme.
Pikërisht në këtë pikë, Ministri i Jashtëm Kroseto tha se ka një vullnet politik të qartë për të rritur tensionin. A po i referohet Rusisë?
Unë nuk jam i sigurt se për çfarë e kishte fjalën. Por nuk ka asnjë dyshim se niveli i tensionit dhe nervozizmit në Evropë është shumë i lartë. Kjo gjë është reflektuar prej vitesh, drejtpërdrejt dhe tërthorazi në të gjitha situatat e pazgjidhura që kemi në Evropë.
Dhe sigurisht që ajo në Ballkanin Perëndimor është njëra prej tyre.
Prej vitesh ne e kemi gënjyer veten se duke mos e ndjekur në mënyrë serioze politikën e zgjerimit ndaj rajonit, mund të arrihen rezultate të mjaftueshme, por jo të mira. Ajo që ka ndryshuar me rikthimin e luftës në Evropë është një ndryshim rrënjësor i kësaj statuskuonje, që tregon se si këto situata të ekuilibrit të dukshëm janë plot gracka dhe kanë nevojë të gjejnë një zgjidhje strukturore./ “Formiche” - Përshtatur nga CNA.al
Sigurisht, në Ukrainë po zhvillohet një luftë e përgjakshm...
Julia Paievska njihet me nofkën “Taira”. Ajo ka një vështr...
Granit Xhaka luan ndeshjen e tij të fundit me Arsenalin, tek...
Në fundin e Luftës së Ftohtë, presidenti amerikan Xhorxh H...
Cilat kafshë vrasin më shumë njerëz çdo vit? Edhe pse film...
Moti ka qenë gjithmonë një forcë e fuqishme, e aftë të dik...
Mos kini asnjë dyshim: Lufta e Ukrainës mund të përfun...
Ndërsa shumica e këngëve të dashurisë frymëzohen nga g...
Në analet e historisë së mjekësisë, pak emra ngjallin kaq ...
Në veprat e Çarls Dikens, si Oliver Tuist apo “Pritshmërit...
Shërbimet sekrete ukrainase nuk e kanë vrarë ende Vlad...
Dy masakra me armë në Serbi kanë lënë të vdekur 17 per...
Në vijën e parë të frontit të luftës ka tmerre pa fund. Po...
Zyrtarët në Pekin kanë arritur në përfundimin se Amerika d...
“France24” Ata janë votues për herë të parë, 16 vjeç e si...
Përmbytja e Noes është një nga tregimet më të njohura ...
Oficeri ukrainas na telefon përmes aplikacionit “Googl...
Përgjatë gjithë historisë, revolucionet kanë qenë një ...
Ashtu si shumë të rinj në Amerikë, jetët tona janë të ...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gut...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...