Xhonstaun: Sekti që bindi 900 njerëz të vetëvriteshin
Një nga ngjarjet më tronditëse dhe tragjike në historinë m...

Në një intervistë gjithëpërfshirëse, gazeta gjermane “Die Welt” intervistoi së fundmi filozofin Alain Finkielkraut, që ka shprehur prej kohësh shqetësimin e tij mbi degradimin e Perëndimit dhe vlerave të tij.
Zoti Finkielkraut, ju vizatoni një pamje të zymtë të një France dekadente, të një Evrope dekadente. Sipas jush islamizmi po e shkatërron Perëndimin, niveli i arsimimit po prek fundin. Si arritëm në këtë pikë?
Unë preferoj të flas më mirë për një Evropë në rënie sesa për një dekadencë. Dekadenca bart kuptime të tjera, siç është për shembull një mënyrë jetese e shthurur. Sot jetojmë në epokën e nihilizmit. Shumë filozofë të mëdhenj e vunë re këtë gjë para meje, si për shembull Aleksis dë Tokëvil.
Libri i tij “Mbi demokracinë në Amerikë”, është një nga veprat më të rëndësishme të filozofisë politike moderne. Demokracia moderne nuk është vetëm një sistem, por edhe një lëvizje, e udhëhequr nga ideja e barazisë midis qenieve njerëzore. Asnjë hierarki e vetme nuk i reziston asaj.
Kjo mund të shihet edhe tek koncepti mbi kulturën: Kuptimi sociologjik zëvendëson atë humanist. Kultura nuk është më thesari i kujtesës njerëzore, por përfshin të gjitha aktivitetet shoqërore pa dallim. Po ashtu, është i paqartë dallimi mes shtetasit dhe të huajit. Për më tepër, ne po jetojmë në një shoqëri post-hitleriane dhe busulla jonë është anti-racizmi. Por ky anti-racizëm po degjeneron në një alibi të nihilizmit.
Një armik i jashtëm vështirë se mund ta dëmtojë një shoqëri të fortë. Me këtë pohim ju i referoheni historianit Polibi, i cili mbështeti tezën sipas së cilës asnjë qytetërim nuk do të ishte viktimë e një sulmi të jashtëm nëse nuk do të ishte dobësuar tashmë nga një e keqe e brendshme. Cila është e keqja e brendshme e shoqërisë perëndimore?
Nihilizmi. Por më duhet t’i referohem edhe një mendimtari të vështirë por të pashmangshëm: Martin Hajdeger. Për të, teknologjia është mënyra se si na zbulohet bota. Çdo gjë në botën tonë sot është e prodhueshme, e lakueshme dhe përfundimisht e këmbyeshme.
Kjo është veçanërisht e dukshme në çështjen gjinore. Njerëzit që duan të ndryshojnë gjininë bëhen idhuj, sepse me ta zhduket edhe dallimi gjinor, zona e fundit e padisponueshmërisë. Çdo gjë bëhet objekt zgjedhjeje. Gjithçka është e ndryshueshme dhe e manipulueshme.
Njëkohësisht, vetë-shkatërrimi i Perëndimit në termat e “skllavërisë”, duket se po ndodh me një ritëm të plotë. Islami është bërë feja e dytë në Francë, në shumë qytete kryesore Humanizmi, i cili ishte një pikë e fortë e Perëndimit, a po rezulton sot dobësia e tij?
Po, nga koncepti global i humanizmit të Rilindjes, sot ka mbetur vetëm aspekti humanitar.
Në një iluzion total, njeriu vrapon në ndihmë të të gjithëve, të varfërve dhe të pafavorizuarve, para së gjithash emigrantëve. Llogaritja e arsyes dhe e pasionit humanitar bazohen tek një bindje e përbashkët: këmbyeshmërinë e individëve.
Por individët nuk janë të këmbyeshëm. Një popull ka edhe një trashëgimi kulturore. Nëse nuk doni ta pranoni këtë, atëherë krijohen kushte për dhunë. Në Francë po flitet për “territore të humbura”. Këto territore janë pushtuar nga Islami. Milan Kundera foli dekada më parë për një “Perëndim të rrëmbyer”.
Zakonisht, letërsia dhe ligji na mbrojnë nga të menduarit ideologjik. Por aktualisht, ju shkruani se ne po përjetojmë një revolucion kulturor. Çfarë do të thotë kjo?
Në shoqërinë tonë, perspektiva letrare ka gjithnjë e më pak hapësirë. Ka shkrimtarë dhe libra, por ata nuk na japin më formë. Ju mund ta shihni këtë tek feminizmi: në fushatën #MeToo, të gjitha gratë dukej se kishin pasur të njëjtën përvojë. Dallimet janë zhdukur dhe nuk respektohen më, sikur bota të jetë reduktuar në përballjen midis 2 blloqeve: qeverisëse dhe të qeverisurit.
Virginia Ulf u ankua me të drejtë dikur kur tha se gratë nuk mund të tërhiqeshin në “një dhomë të tyren”. Sot kjo dhomë është kthyer në një fjetore të madhe ku bëhet shoqëri. Por letërsia bazohet tek individi. Gjithsesi epoka post-letrare, e shpërndan individin në përgjithësi.
Realiteti duket se është zëvendësuar nga mirazhet dhe botët iluzore. Ju e quani këtë fenomen sipas personazhit të famshëm të Zonjës Bovari nga Flober: “Bovarizmus”. Çfarë doni të thoni saktësisht me të?
Që ne e kalojmë jetën duke i rrëfyer histori njëri-tjetrit. Letërsia na tregon histori, në mënyrë që të mos kemi më nevojë t’i tregojmë njëri-tjetrit histori. Ajo na çliron nga iluzionet. Zonja Bovari humbi në botën e ëndrrave ndërsa lexonte. Edhe sot shumë njerëz humbasin në mendimet e tyre të dëshiruara. Por çështja është se cilët librave duhet t’u japim përparësi. Sa më shumë largohet letërsia nga ne, aq më të forta bëhen iluzionet tona.
Paralelisht me këto botë iluzore, ju flisni për një çmenduri të arsyes. A e shihni iluminizmin në rrezik?
Nuk e di nëse e kam fjalën vetëm për iluminizmin. Ne jemi trashëgimtarë të një trashëgimie të trefishtë: humanizmit, iluminizmit dhe romantizmit. Ne duhet që t’i mbikëqyrim që të treja dhe të sigurohemi që asnjë zonë të mos ketë përparësi mbi tjetrën. Habermas beson se romantizmi çoi drejtpërdrejt në “Rajhun e Tretë” të Adolf Hitlerit. Jo, ky është një qark i shkurtër! Sepse ne jetojmë në atdhe sensual. Atdheu ynë ekziston edhe fizikisht. Atdhe do të thotë edhe mish e gjak.
A besoni në ndjenjën e realitetit të Emanuel Makron, në aftësinë e tij për t’u përballur me problemin e islamit radikal dhe gjendjen e përkeqësuar ekonomike të francezëve?
Unë nuk jam i sigurt nëse ai e dëshiron vërtet këtë. Sigurisht, është i vetëdijshëm për ndryshimet demografike, por nuk dëshiron të shkojë shumë larg. Makron dëshiron të kënaqë ata që shqetësohen për identitetin kombëtar, por edhe ata që refuzojnë çdo formë identiteti. Problemi i tij është se ai lëviz gjithmonë midis dy grupeve. Por Franca meriton një qeveri që do të trajtonte me vendosmëri 2 probleme themelore: emigracionin dhe kolapsin e sistemit arsimor publik.
Nuk janë të paktë personazhet publikë që nuk guxojnë më të shprehin mendimet e tyre, sepse kanë frikë se do të sulmohen dhe kritikohen. Ndërkohë ju dukeni një tip luftarak. Si arrini ta bëni ende këtë?
Gjithmonë e pyes veten: çfarë do të kisha bërë gjatë Rezistencës në Luftën e Dytë Botërore? A do ta kapërceja frikën time? Nuk e di. Me qëndrimin tim sot nuk besoj se po rrezikoj shumë. Unë jam i moshuar. E çfarë mund të ndodhë? Mua më intereson mbi të gjitha një gjë: nuk dua të zhgënjej njerëzit që janë më të rëndësishëm për mua./ Përshtatur nga CNA.al
Një nga ngjarjet më tronditëse dhe tragjike në historinë m...
Është e pamundur të mos e vësh re. Është një pllakatë e vo...
Etja për stabilitet dhe serioziteti i përleshjeve që po va...
Sigurisht, në Ukrainë po zhvillohet një luftë e përgjakshm...
Julia Paievska njihet me nofkën “Taira”. Ajo ka një vështr...
Granit Xhaka luan ndeshjen e tij të fundit me Arsenalin, tek...
Në fundin e Luftës së Ftohtë, presidenti amerikan Xhorxh H...
Cilat kafshë vrasin më shumë njerëz çdo vit? Edhe pse film...
Moti ka qenë gjithmonë një forcë e fuqishme, e aftë të dik...
Mos kini asnjë dyshim: Lufta e Ukrainës mund të përfun...
Ndërsa shumica e këngëve të dashurisë frymëzohen nga g...
Në analet e historisë së mjekësisë, pak emra ngjallin kaq ...
Në veprat e Çarls Dikens, si Oliver Tuist apo “Pritshmërit...
Shërbimet sekrete ukrainase nuk e kanë vrarë ende Vlad...
Dy masakra me armë në Serbi kanë lënë të vdekur 17 per...
Në vijën e parë të frontit të luftës ka tmerre pa fund. Po...
Zyrtarët në Pekin kanë arritur në përfundimin se Amerika d...
“France24” Ata janë votues për herë të parë, 16 vjeç e si...
Përmbytja e Noes është një nga tregimet më të njohura ...
Oficeri ukrainas na telefon përmes aplikacionit “Googl...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...