Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Demokracitë moderne (ato të lashta ishin diçka tjetër) i përjetojnë me shumë më tepër shqetësim se sa regjimet autokratike luftërat në të cilat përfshihen. Dhe ne e kuptojmë arsyen: demokracia është një sistem i ndërtuar enkas për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis qytetarëve të saj në mënyrë paqësore (nëpërmjet zgjedhjeve dhe debateve publike).
Duke qenë antiteza e zgjidhjes paqësore të konfliktit, lufta e vendos atë në një situatë të vështirë. Ndërsa për funksionimin e saj të përditshëm, demokracia kërkon transparencë, demonstrim të akteve që kryejnë pushtetarët, lufta, për nga natyra e saj, kërkon, në shumë vendime, fshehtësi, konfidencialitet, mungesë transparence.
Sepse nuk mund të bëhen plane lufte në dritën e diellit, dhe as nuk mund të bëhen publike planet për mbështetje ushtarake, përveçse në terma shumë të gjerë, dhe për ata që si ukrainasit që sot janë të përkushtuar që të luftojnë
Nga ana tjetër, nëse dhe kur një demokraci përfshihet drejtpërdrejt në një luftë që paraqet një kërcënim ekzistencial për të, ajo duhet të heqë dorë nga disa liri, gëzimi i të cilave është ose duhet të jetë paqësor në kohë paqeje.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, demokracitë perëndimore adoptuan, siç ishte në fakt e pashmangshme, forma të censurës dhe kontrollit të popullsisë, të cilat për fat të mirë, sapo mbaroi emergjenca e luftës, ato mundën që t’i braktisnin.
Së fundi, demokracia duhet të merret vazhdimisht me humorin e opinionit publik. Dhe e bën këtë me rrezikun e luhatjeve në sjelljen ndërkombëtare të qeverive të saj, të cilat në rastin e një krize lufte, mund të komprometojnë ose sabotojnë objektivat dhe të dëmtojnë interesat e saj.
Një arsyeje “strukturore” (e lidhur me në përgjithësi me karakteristikat e demokracisë) në rastin e vendeve evropiane, i duhet shtuar edhe një tjetër historike. Që është në fund të fundit, një rrethanë fatlume: paqja e gjatë që kanë gëzuar demokracitë evropiane dhe që shpjegon gjendjen e çorientimit të opinioneve të tyre publike përballë pushtimit rus të Ukrainës, përballë rikthimit të luftës në zemrën e Evropës.
Është e vërtetë: ishte precedenti i luftërave në ish-Jugosllavi. Por ato përfshinë vetëm fuqi të vogla, që në dallim nga Rusia, ishin të paafta të kërcënonin me një luftë gjithëpërfshirëse.
Një tregues i qartë i vështirësive të demokracive evropiane përballë luftës në Ukrainë, duket jo aq nga kërkesa e vazhdueshme për “zgjidhje diplomatike”, të cilat duhet të sponsorizohen nga “palë të treta” që nuk janë të përfshira drejtpërdrejt në konflikt, por nga mënyra përmes së cilës kërkohen zgjidhje të tilla diplomatike: në dritën e diellit, në mënyrë transparente, të dukshme për të gjithë.
Opinionit publik, ose segmenteve të tij, duhet t'u thuhet se dikush po bën diçka. Natyrisht, publikut duhet t’i jepen prova të prekshme për këtë “diçka” që po bëhet për t’i dhënë fund konfliktit. Këtu e ka burimin seriali i gjatë, që nga fillimi i pushtimit rus, i përpjekjeve të mirë-dokumentuara të ndërmjetësimit diplomatik të publikuara nga televizionet dhe mjetet e tjera të komunikimit.
Synimi i tij është i qartë: të qetësojë publikun (“Ne po kërkojmë një zgjidhje diplomatike”). Por, nëse një ditë do të ketë zgjidhje diplomatike të konfliktit, sigurisht që nuk do të jenë bisedimet e hapura ato që do të hedhin themelet. Përkundrazi, ato do të jenë ato kanale komunikimi, joformale të mbrojtura nga kurioziteti publik, që (shpeshherë edhe pse jo gjithmonë), aktivizohet gjatë luftës midis armiqve, sponsorëve dhe aleatëve kryesorë të tyre. Demokracia do të donte transparencë edhe mbi negociatat e zhvilluara paralelisht me luftimet në terren. Por mund të vihet bast se kur balanca e fuqisë (që nga ana tjetër diktohet nga ecuria e betejave për mbrojtjen ose ripushtimin e territoreve) të lejojë heshtjen e armët, negociatat sekrete - midis amerikanëve, rusëve dhe kinezëve, dhe midis ukrainasve dhe rusëve - do të japin një kontribut shumë më të rëndësishëm se sa konferencat për shtyp dhe të gjitha dokumentet e tjera publike dhe të publikuara gjerësisht në media.
Shfaqja e demokracisë midis shekujve XIX- XX nxiti shumëkënd të mendonte se do të sillte një fazë të re të marrëdhënieve diplomatike midis shteteve, se diplomacia e lashtë e bazuar tek bisedimet konfidenciale dhe e mbushur me fshehtësi, do t’i hapte rrugën një diplomacie transparente, në dritën e diellit.
Por ky ishte naivitet, një iluzion. Edhe në epokën demokratike, që të jetë vërtet efektive, diplomacia kërkon konfidencialitet. Dallimi i vërtetë është se ndërsa angazhohen në veprimtarinë tradicionale diplomatike, qeveritë demokratike duhet të justifikojnë zgjedhjet e tyre para opinionit publik.
Dhe e bëjnë këtë për të mos humbur mbështetjen e qytetarëve. Një teoricien i madh politik si Aleksi Dë Tokëvil, mendonte se në dallim nga regjimet autoritare, demokracia ishte e papërshtatshme për të vepruar me sukses dhe me efektivitet përballë sfidave dhe krizave ndërkombëtare.
Por nuk është domosdoshmërisht kështu. Demokracitë kanë treguar në shumë raste se i përballojnë ato sfida më mirë se sa regjimet autoritare. Dhe kjo sepse në situata emergjente, dinë t’i motivojnë qytetarët e tyre në një mënyrë shumë më efektive sesa mund të bëjnë regjimet autoritare me subjektet e tyre.
Por është një iluzion i rrezikshëm të besohet se kjo gjë është e pashmangshme. Mbështetja e qytetarëve duhet të ushqehet dhe të mbështetet. Nuk është mister pse Putin dëshiron ende të triumfojë në Ukrainë. Ai mendon se demokracitë perëndimore do të lodhen duke e mbështetur Kievin në një plan afatgjatë.
Ai shpreson që argumentet e atyre në Perëndim që e kundërshtojnë këtë mbështetje, do të zhvendosin përfundimisht në anën e tyre pjesën më të madhe të opinionit publik. U takon atyre që mendojnë ndryshe që të mos ndalojnë së kundërshtuari ato argumente./ “Corriere della Sera” - Përshtatur nga CNA.al
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, është një shembull se si ...
Aleanca e Politikave mbi Drogën, një grup që ka marrë mili...
Larisa kontrollon mesazhet e shkëmbyera me nipin e saj...
Kim luan ndeshjen e fundit me Napolin. Mbrojtësi koreano-j...
Në një intervistë gjithëpërfshirëse, gazeta gjermane “Die ...
Një nga ngjarjet më tronditëse dhe tragjike në historinë m...
Është e pamundur të mos e vësh re. Është një pllakatë e vo...
Etja për stabilitet dhe serioziteti i përleshjeve që po va...
Sigurisht, në Ukrainë po zhvillohet një luftë e përgjakshm...
Julia Paievska njihet me nofkën “Taira”. Ajo ka një vështr...
Granit Xhaka luan ndeshjen e tij të fundit me Arsenalin, tek...
Në fundin e Luftës së Ftohtë, presidenti amerikan Xhorxh H...
Cilat kafshë vrasin më shumë njerëz çdo vit? Edhe pse film...
Moti ka qenë gjithmonë një forcë e fuqishme, e aftë të dik...
Mos kini asnjë dyshim: Lufta e Ukrainës mund të përfun...
Ndërsa shumica e këngëve të dashurisë frymëzohen nga g...
Në analet e historisë së mjekësisë, pak emra ngjallin kaq ...
Në veprat e Çarls Dikens, si Oliver Tuist apo “Pritshmërit...
Shërbimet sekrete ukrainase nuk e kanë vrarë ende Vlad...
Dy masakra me armë në Serbi kanë lënë të vdekur 17 per...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...