Edmond Spaho: Edi Rama nuk duhet të japë dorëheqjen
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ed...

Aleanca e Politikave mbi Drogën, një grup që ka marrë miliona dollarë nga bankieri ndërkombëtar Xhorxh Soros, po pretendon se ka meritën për “krijimin e politikave të fundit, të cilat e kanë transformuar rrënjësisht drejtimin e politikave në SHBA-së në lidhje me këtë çështje”.
Dhe në fakt ky pretendim është i vërtetë. Aleanca ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në legalizimin e marijuanës në 11 shtete dhe në kryeqytetin Uashington. Megjithatë përfitimet e premtuara të legalizimit të marijuanës, nuk kanë arritur që të materializohen.
Përkundrazi ato kanë bërë të ndërvarura qindra komunitete, teksa kanë shkaktuar mijëra të vdekur dhe kaos. Ndryshe nga sa ju thonë propagandistët në Aleancën e Politikave të Drogës, marijuana nuk është një substancë beninje me veti mjekësore.
Ajo është një bimë narkotike problematike, sidomos për përdoruesit e rinj. Konsumimi i saj i zakonshëm lidhet me sëmundjen mendore të skizofrenisë dhe dëmtimin e përhershëm të trurit, veçanërisht të korteksit frontal. Ndërsa fuqia e marijuanës është rritur vitet e fundit, ajo është bërë më e dëmshme dhe shkakton akoma më shumë varësi.
Ashtu si fundi i epokës së Prohibicionit (ndalimit) e rriti shumë konsumin kombëtar të alkoolit, edhe përdorimi dhe abuzimi me marijuanës është shtuar kudo ku është legalizuar. Kjo do të thotë sa herë që ka sukses Aleanca e Politikave të Drogës, ka më shumë të ndërvarur prej kësaj droge, më shumë dëmtime të trurit, dhe rrjedhimisht më shumë familje të shkatërruara.
Po të gjitha përfitimet e supozuara të legalizimit? A ka rënë niveli i kriminalitetit tani që është e ligjshme blerja, shitja dhe zotërimi i marijuanës? A po arkëtojnë të ardhura të reja shtetet që po e legalizojnë marijuanën? A janë më të paktë në numër njerëz që konsumojnë opioidë dhe fentanilin, tani që marijuana është një opsion i ligjshëm?

Përgjigjet janë jo, jo dhe jo. Legalizimi i marijuanës e ka rritur dukshëm nivelin e kriminalitetit. Rregulloret e rrepta dhe taksat e vendosura mbi shitësit e ligjshëm të marijuanës, kanë krijuar një treg të gjerë e të paligjshëm, i cili e lë shumë lehtë në hije tregun e ligjshëm sa i përket çmimeve.
Dhe për shkak se zotërimi është i ligjshëm, është praktikisht e pamundur që të goditet tregu i paligjshëm. Kjo i ka dëmtuar shumë komunitetet rurale, të cilët nuk kanë përjetuar kurrë më parë dhunën për shkak të drogës, sepse drejtuesit e policisë në qarqet e vogla nuk kanë buxhetet, stafin ose ligjet për të asgjësuar fermat ilegale të kultivimit të marijuanës.
Kjo ka shkaktuar përleshje me armë zjarri, grabitje, rrëmbime dhe vrasje të lidhura me drogën në komunitete që nuk kanë përjetuar kurrë më parë diçka të tillë. Me tregun e paligjshëm që është afro dyfishi i atij të ligjshëm, të ardhurat e vlerësuara tatimore nga shitjet e ligjshme të marijuanës kanë rënë shumë larg pritshmërive.
Kjo i lënë shtetet e zhytura në borxhe, me fatura të mëdha që duhen paguar për shkak të zgjerimit të shërbimeve nga qendrat kundër varësisë nga droga, por pa të ardhura shtesë për t’i paguar ato. Studimet e fundit, konfirmojnë se legalizimi i marijuanës shoqërohet gjithashtu me një përdorim më të lartë të opioideve dhe një vdekshmëri gjithashtu të lartë.
Në vend se të përdoret si zëvendësues për drogat më të dëmshme, marijuana e ligjëruar është një portë për rritjen e përdorimit të tyre. Dhe Soros nuk ka pse shqetësohet për asnjë nga varësitë dhe krimet që shkakton avokatia e tij ndaj legalizimit të marijuanës.
Duke qenë një miliarder, ai ka luksin që të jetë imun ndaj këtyre pasojave. Por ne të tjerët nuk jemi dhe aq me fat, dhe shtetet e tjera duhet të mësojnë të ushtrojnë një presion të madh kur Aleanca e Politikave ndaj Drogës të nisë përpjekjet për legalizimin e marijuanës edhe tek ato./ Pershtatur nga CNA
Larisa kontrollon mesazhet e shkëmbyera me nipin e saj...
Kim luan ndeshjen e fundit me Napolin. Mbrojtësi koreano-j...
Në një intervistë gjithëpërfshirëse, gazeta gjermane “Die ...
Një nga ngjarjet më tronditëse dhe tragjike në historinë m...
Është e pamundur të mos e vësh re. Është një pllakatë e vo...
Etja për stabilitet dhe serioziteti i përleshjeve që po va...
Sigurisht, në Ukrainë po zhvillohet një luftë e përgjakshm...
Julia Paievska njihet me nofkën “Taira”. Ajo ka një vështr...
Granit Xhaka luan ndeshjen e tij të fundit me Arsenalin, tek...
Në fundin e Luftës së Ftohtë, presidenti amerikan Xhorxh H...
Cilat kafshë vrasin më shumë njerëz çdo vit? Edhe pse film...
Moti ka qenë gjithmonë një forcë e fuqishme, e aftë të dik...
Mos kini asnjë dyshim: Lufta e Ukrainës mund të përfun...
Ndërsa shumica e këngëve të dashurisë frymëzohen nga g...
Në analet e historisë së mjekësisë, pak emra ngjallin kaq ...
Në veprat e Çarls Dikens, si Oliver Tuist apo “Pritshmërit...
Shërbimet sekrete ukrainase nuk e kanë vrarë ende Vlad...
Dy masakra me armë në Serbi kanë lënë të vdekur 17 per...
Në vijën e parë të frontit të luftës ka tmerre pa fund. Po...
Zyrtarët në Pekin kanë arritur në përfundimin se Amerika d...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...