Droga dhe alkooli i kanë “karikuar” për shekuj me radhë ushtarët në fushën e betejës
Forcat ukrainase e shpjegojnë shpeshherë me abuzimin me al...

Kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat e tij në Ukrainë shkurtin e kaluar, ai mendoi se brenda disa ditësh ata do të festonin në rrugët e Kievit. Natyrisht, gjërat nuk kanë shkuar kështu. Tani që trupat ukrainase po kryejnë ofensivën e tyre të parë të madhe të luftës, dhe trupat ruse po mbrojnë pozicionet e tyre, ky mund të jetë shansi i Putinit për hakmarrje.
Por një gjë është e sigurt: asnjëra palë nuk do ta fitojë apo humbasë këtë konflikt në javët apo edhe muajt e ardhshëm. Ose ndoshta asnjëherë. Askush nuk duket se e di se si mund të jetë një fitore. Samuel Charap është një politolog i njohur amerikan, pjesë e “RAND Corporation” dhe bashkautor i librit “Të gjithë humbasin: Kriza e Ukrainës dhe gara rrënuese për Euroazinë post-sovjetike”. Ai ka shërbyer në stafin e planifikimit të politikave të Departamentit të Shtetit gjatë administratës së presidentit Barak Obama. Në intervistën për ne, ai shpjegon cilët mund të jenë skenarët e mundshëm të luftës dhe si mund të ulen palët në tryezë.
A e imagjinonit 15 muaj më parë se Ukraina do të qëndronte e fortë dhe që Perëndimi do ta kishte forcuar mbështetje ndaj saj?
Jo, situata aktuale është diçka të cilën nuk mund ta parashikonte askush. Konsensusi brenda qeverisë amerikane dhe midis ekspertëve të pavarur ishte se Rusia do të ishte në gjendje të shfrytëzonte avantazhet e saj të konsiderueshme dhe të dominonte në fillim të konfliktit.
Mos harroni që armët që iu dhanë Ukrainë në prag të luftës - Javelins dhe Stingers - synonin të mundësonin një kryengritje. Supozohej se Rusia do ta rrëzonte shpejt qeverinë ukrainase të zgjedhur në mënyrë demokratike. Por ukrainasit i kanë tejkaluar të gjitha pritshmëritë ndërsa rusët bënë që në fillim një sërë gabimesh katastrofike, duke shpërdoruar çdo lloj avantazhi që kishin.
Sa i rëndësishëm është suksesi i kundërsulmit të ri të Ukrainës, si në fushën e betejës, po ashtu edhe në aspektin e ruajtjes së mbështetjes ndërkombëtarë?
Në rast se kundërsulmi do të jetë i suksesshëm, do të jetë padyshim një pikë kthese e rëndësishme në këtë luftë. Por edhe ukrainasit nuk po thonë që ai do të jetë beteja përfundimtare dhe vendimtare. Në përgjithësi, suksesi në një operacion të tillë ngjall optimizëm për perspektivat e suksesit në të ardhmen, ndërsa dështim sjell pesimizëm.
Prandaj rezultati i kundërsulmit do të ketë me siguri një ndikim të madh në dëshirën e ukrainasve për të vazhduar luftën. Po ashtu ekziston edhe narrativa se e ardhmja e ndihmës perëndimore varet nga performanca e Ukrainës në këtë kundërsulm.
Por kjo nuk është një marrëdhënie lineare, pra mospasja sukses nënkupton se nuk do të ketë më dërgim armësh. Për shembull, nëse Ukraina do të nisë të humbasë shumë rëndë, ka të ngjarë që qeveritë perëndimore të rrisin më tej ndihmën e tyre për të parandaluar humbjen e Kievit.
Por në të njëjtën kohën, humbjet modeste mund të zbehin interesin e Perëndimit për të mundësuar ofensiva të ardhshme, pasi ato mund të duken të kota. Pavarësisht se çfarë ndodh në një periudhë afatmesme, është gjendja e rezervave të armëve perëndimore - aktualisht të pakësuara ndjeshëm - ajo që do të jenë përcaktuesi më i rëndësishëm i së ardhmes së ndihmës ushtarake ndaj Ukrainës.
Rusët i kanë përforcuar linjat mbrojtëse. Ata kanë dërguar qindra mijëra trupa të reja në front, ndërsa ukrainasit janë të paprovuar në sulm. Mendoni se avantazhi ka kaluar në anën e Moskës?
Është shumë e qartë se për momentin Rusia nuk ka një avantazh në sulm. Ajo u përpoq të hidhej në sulm në janar dhe dështoi keq. Sa i përket rezultatit të kundërsulmit aktual të Ukrainës, është vërtet shumë herët për të folur. Sepse shumë gjëra në këtë luftë kanë qenë të paparashikueshme.
Nga ana tjetër, a jeni i shqetësuar se kundërsulmi mund të jetë shumë i suksesshëm dhe Ukraina mund të rrisë ambiciet e saj për të rimarrë pjesën më të madhe të Donbasit dhe ndoshta edhe Krimenë?
Unë mendoj se i ashtuquajturi skenar katastrofik i suksesit ukrainas dhe i disfatës ruse ka një probabilitet të ulët në këtë fazë, por nuk mund të përjashtohet plotësisht. Gjithsesi them se rivendosja në kufijtë e njohur ndërkombëtarë të Ukrainës nuk është një rezultat i mundshëm i kësaj ofensive.
Statistikisht, luftërat që zgjasin më shumë se 1 vit priren të zgjasin deri në një dekadë. A do ta ndihmonte kjo Rusinë, duke pasur parasysh madhësinë dhe bazën e saj industriale? A po mund të kalojë në një “konflikt të ngrirë” si në Moldavi dhe Osetinë e Jugut-Abkazi?
Një luftë 12-18 muaj mund të favorizojë njërën palë. Ndërsa një kohëzgjatje 18-24 muaj mund të funksionojë kundër saj. Dhe këtu është e rëndësishme të kihet parasysh se nëse ekziston vullneti politik i vazhdueshëm perëndimor për të mbështetur Ukrainën, Rusia nuk po lufton vetëm ndaj Ukrainës; por ndaj Ukrainës plus burimeve ushtarake dhe ekonomike perëndimore.
Në lidhje me mundëssinë e një konflikti të ngrirë, janë me rëndësi përkufizimet. Unë e përkufizoj të tillë një konflikt ku ka një armëpushim të qëndrueshëm, por jo një zgjidhje politike. Në Moldavi nuk ka pasur asnjë të shtëna për 30 vjet, por s’ka zgjidhje politike.
E njëjta gjë është e vërtetë prej 70 vjetësh në Kore. Nëse do të mund ta çonim këtë konflikt në fazën ku merr fund njëherë e mirë faza e luftës me armë, kjo do të ishte një arritje e madhe dhe jo një rezultat negativ.
Nëse do ta kalojmë fazën e nxehtë të konfliktit, çfarë lloj marrëveshjeje paqeje dhe premtimesh nga Perëndimi do t’i jepnin Ukrainës territorin dhe stabilitetin që mendon se i duhen? A mund të mendohet anëtarësimi në BE apo NATO?
Nuk mund të flas në emër të ukrainasve, sepse janë ata që luftojnë dhe vdesin. Do të jetë presidenti Volodimir Zelenski, ai që do të duhet të vendosë se çfarë është e nevojshme për sigurinë e vendit të tij. Por partnerët e Ukrainës mund dhe duhet të japin këshillat e tyre më të mira.
Dy bazat e konfliktit sugjerojnë se kjo luftë ka të ngjarë të përfundojë me një armëpushim, dhe jo ??me një traktat paqeje apo zgjidhje. Ndarjet midis Ukrainës dhe Rusisë janë tepër themelore dhe të papajtueshme. Asnjëra nuk ka gjasa të ndryshojë pozicionet e tyre përkatëse mbi vendndodhjen e kufijve midis tyre. Anëtarësimi në BE dhe NATO nuk ka gjasa të ndodhë së shpejti, dhe lidhja e këtij procesi me përfundimin e luftës do të ishte e gabuar.
Çfarë do të duhej të ndodhte për ta detyruar Putinin të ulet në tryezën e bisedimeve?
Askush nuk e di me saktësi dhe ne duhet të jemi modestë në aftësinë tonë për të parashikuar vendimet e një autokrati personalist. Për momentin, dominon pikëpamja se duhet t’i japim luftës shansin për të përmirësuar pozicionin e ukrainasve përpara se të ofrohet një tryezë e tillë./ “Bloomberg Opinion” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Forcat ukrainase e shpjegojnë shpeshherë me abuzimin me al...
Protagonist i lamtumirës së tij, siç mund të jenë vetë...
Për të dëshmuar mënyrën dramatike se si po ndryshon harta ...
Më 8 qershor, gazeta amerikane “Wall Street Journal”, zbul...
Gjatë gjithë periudhave historike ka pasur udhëheqës të më...
“Ne e dinim prej disa kohësh që rusët e kishin minuar Di...
Demokracitë moderne (ato të lashta ishin diçka tjetër) i p...
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, është një shembull se si ...
Aleanca e Politikave mbi Drogën, një grup që ka marrë mili...
Larisa kontrollon mesazhet e shkëmbyera me nipin e saj...
Kim luan ndeshjen e fundit me Napolin. Mbrojtësi koreano-j...
Në një intervistë gjithëpërfshirëse, gazeta gjermane “Die ...
Një nga ngjarjet më tronditëse dhe tragjike në historinë m...
Është e pamundur të mos e vësh re. Është një pllakatë e vo...
Etja për stabilitet dhe serioziteti i përleshjeve që po va...
Sigurisht, në Ukrainë po zhvillohet një luftë e përgjakshm...
Julia Paievska njihet me nofkën “Taira”. Ajo ka një vështr...
Granit Xhaka luan ndeshjen e tij të fundit me Arsenalin, tek...
Në fundin e Luftës së Ftohtë, presidenti amerikan Xhorxh H...
Cilat kafshë vrasin më shumë njerëz çdo vit? Edhe pse film...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...