Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar, 75 kilometra në jugperëndim të Peloponezit Jugor, një mision shpëtimi po kërkonte për të mbijetuar. Një anije peshkimi e mbipopulluar ishte mbytur në brigjet greke. Përmasat e tragjedisë u bënë të qarta shumë shpejt, me të paktën 80 të vdekur dhe qindra të tjerë të zhdukur.
Banorët e Kallamatës u bashkuan për të ndihmuar të mbijetuarit me aq sa kishin mundësi. Kjo ngjarje është një shembull tjetër i tmerrshëm i dështimeve të njëpasnjëshme të Evropës në menaxhimin e fluksit të emigrantëve që kalojnë nga Afrika e Veriut.
Në rrugicën e ngushtë në qendër të Tunizit, jashtë selisë së Organizatës Ndërkombëtare për Emigracionin, (IOM) ndodhet një qytezë me tenda të ndërtuara në mënyrë kaotike. Në hapësirat midis çadrave, fëmijët luajnë me gjithçka që u lejon imagjinata, ndërsa gratë merren me gatimin ndërsa burrat qëndrojnë ulur të trishtuar.
Shumica kanë ardhur këtu nga Sudani. Të tjerë nga Sierra Leone, ndërsa disa janë nga Jemeni. Në përgjithësi udhëtimi zgjat rreth 2 javë, duke ecur në rrugë tokësore përmes kushteve ekstreme dhe shkretëtirës për të arritur në brigjet veriore të Tunizisë. Disave që janë bllokuar brenda kampeve të milicisë në Libi, dhe që i nënshtrohen rregullisht dhunës fizike, mund të duhen vite.
Të paktën dy nga gratë në kampin e Tunisit, njëra shtatzënë, raportojnë se kanë humbur burrat e tyre si pasojë e dhunës së milicisë libiane. Abdul, nga Sierra Leone, është vetëm rreth 13-muajsh dhe për gjithë jetën e tij të shkurtër ka qenë një problem.
Deri më tani, ai është cilësuar si i padëshiruar në Guinea, Mali, Algjeri dhe së fundmi në Tunis. Qëkur presidenti i Tunizisë nxiti racizmin gjatë një fjalimi të jashtëzakonshëm të mbajtur në shkurt, Abdul dhe nëna e tij, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për t’u bashkuar me refugjatët e tjerë të mjerë që jetojnë në rrugë.
Edhe nëse nëna e tij arrin të mbledhë 4.000 dinarët tunizianë, (rreth 1.200 paund) që janë të nevojshëm për të nisur udhëtimin vdekjeprurës nëpër Mesdheut, problemet e Abdul sapo kanë filluar. Vitin e kaluar, u regjistruan 330.000 kalime të parregullta për në Bashkimin Evropian, ose 64 për qind më shumë se një vit më parë.
Shifrat e këtij viti pritet të jenë edhe më të larta. Pjesa më e madhe e emigrantëve të parregullt hyjnë në Evropë përmes kufirit jugor të kontinentit, kryesisht Italisë. Çdo vit, përveç mijëra emigrantëve pa dokumente që udhëtojnë në kushtet e ashpra të dimrit me varka metalike të ndërtuara me shpejtësi, vjen eksodi veror i afrikano-veriorëve, të cilët e kalojnë Mesdheun me anije lundrimi të pajisura më mirë.
Pavarësisht nga mjetet që përdorin apo shkaku i largimit, prania e tyre në Evropë po rezulton të jetë gjithnjë e më e padëshirueshme. Në mbarë Evropën, ekonomitë vendase po sforcohen jo pak nga rritja e kostove të jetesës, në një kohë që politikanët oportunistë po ushqejnë ndjenjat nacionaliste, duke e paraqitur emigracionin si një kërcënim ekzistencial për mënyrën e jetesës së evropianëve.
Në vitin 2015, si rezultat i luftës në Siri, një numër i madh emigrantësh u dyndën drejt Evropës. Shumë shtete të BE-së refuzuan t’i pranonin, duke mbyllur kufijtë e tyre. Që nga ajo kohë, qëndrimet duket se janë ngurtësuar. Në vitin 2022, Demokratët Suedezë të ekstremit të djathtë arritën një rezultat mbresëlënës në zgjedhje, duke garuar me një platformë që ishte shprehimisht kundër emigrantëve.
Në Itali, në pushtet është partia e Xhorxhia Melonit, Fratelli D’Italia, një parti dikur fashiste. Hungaria është e fokusuar në mbajtjen e emigrantëve jashtë kufijve të saj. Danimarka, një komb dikur liberal, tani e injoron tërësisht ligjin e BE-së për azilin dhe i dëbon emigrantët e parregullt në vendin e tyre të origjinës, edhe nëse janë sirianë.
Austria, nën presion pas pritjes së mbi 100.000 refugjatëve jo-ukrainas gjatë vitit 2022, e ka cilësuar “të prishur” sistemin e azilit në Evropë. Ata mund të kenë të drejtë. Që nga viti 1990, emigrimi i parregullt në BE është menaxhuar përmes versioneve të ndryshme të të njëjtit protokoll, Konventës së Dublinit.
Në thelb, ai konfirmon angazhimin e gjatë të bllokut ndaj Konventës së Gjenevës dhe idesë se të gjithë të ardhurve në mënyrë të parregullt brenda Evropës, u lejohet që kërkesa e tyre për azil të shqyrtohet në mënyrë të drejtë, zakonisht brenda shtetit të parë të BE-së ku kanë hyrë.
Siç mund edhe ta imagjinoni, kjo gjë ka krijuar një tendosje të panevojshme mbi shtetet kufitare jugore të BE-së dhe në pjesën më të madhe të bllokut në tërësi. Gjatë gjithë kohës ka emigrantë që humbin jetën në ujërat e Mesdheut. Janë mbi 1000 deri më tani që nga fillimi i këtij vitit.
Zgjidhja që ka ofruar BE-ja është Pakti për Emigracionin dhe Azilin, që pritet të jetë një ligj deri në prillin e vitit 2024. Sipas legjislacionit të ri, unioni do të jetë në gjendje të urdhërojë zhvendosjen e emigrantëve nga vendet periferike në shtetet e tjera të BE-së, nëse një emergjencë e bën problematik numrin e tyre.
Këtu përfshihen situata të ngjashme si vendimi i Romës për të shpallur në prill një gjendje të jashtëzakonshme 6-mujore për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që mbërrijnë. Megjithatë, për kritikët e tij, pakti i ri është pak më shumë sesa një gjest.
“Emigracioni është në kryet të axhendës në Bruksel. Megjithatë, kanë kaluar 7-8 vite nga e ashtuquajtura krizë e fundit e emigracionit, dhe ende nuk ka diçka afër një pozicioni të unifikuar. Konventa e Dublinit i ka kaluar më shumë se 10 vite nga miratimi dhe është zbatuar dobët. Por reformimi i saj mbetet i pasigurt. Ne duhet ta kuptojmë se harta politike ka ndryshuar me kalimin e kohës. Pozicionet e vijës së ashpër të vendeve të Evropës Qendrore po fitojnë tani gjithnjë e më shumë mbështetje”- thotë Alberto Horst Neidhardt, analist i politikave në Qendrën e Politikave Evropiane.
Bashkimi Evropian duhet të bjerë dakord mbi parimet e tij thelbësore thotë Martin Ruhs, ekonomist politik në Institutin Universitar Evropian në Firence, Itali. Sipas tij, dakordësimi mbi këto parime mund të çojë në një farë mënyre në hapjen e më shumë rrugëve ligjore për në BE, si dhe rritjen e numrit të vizave profesionale që ofrohen, për të ndihmuar në rigjallërimin demografik të Evropës, që aktualisht ka një popullatë në tkurrje dhe në plakje.
Për më tepër, nëse Evropa do të mund të miratonte një sistem etik azili brenda kufijve të saj, kjo do ta lejonte atë të bashkëpunonte më shumë me vendet jashtë bllokut si ato në Afrikën e Veriut, pak e shumë siç ka punuar me Turqinë.
Që nga viti 2017, Italia i ka dhënë 75 milionë euro rojeve bregdetare tuniziane. Ndërkohë, sipas Human Rights Watch, Libisë, një vend ku nuk ka asnjë autoritet qendror që mbikëqyr milicitë në luftë midis tyre, i është dhënë “para, anije, trajnime dhe mbikëqyrje ajrore për grupet e armatosura, në mënyrë që ato të mund t’i kapin dhe kthejnë me forcë njerëzit”.
Po ashtu, organizata vë në dukje abuzimin - përfshirë torturën dhe sulmin seksual - të cilit i nënshtrohen emigrantët që shpresojnë për një jetë më të mirë në Evropë. Por pak nga kjo ka rëndësi për Abdul. Tani ai dëshiron vetëm të tregojë se si mund të qëndrojë në këmbë dhe të ecë.
Ai ecën duke u lëkundur nëpër tokën me baltë drejt shishes së ujit të vendosur si vija e finishit për të. Ibrahim Sosaj e sheh dhe buzëqesh. Ai udhëtoi për 2 javë në rrugë tokësore nga Sierra Leone me gruan dhe fëmijën e tij, përpara se të kapej nga milicitë në Libi. “Unë dua vetëm një varkë. Çdo lloj varke, metalike, me fund të sheshtë, varkë druri, do të marr parasysh çdo lloj rreziku”- thotë ai.
Shënim: Disa emra në artikull janë ndryshuar për të siguruar anonimitetin./ “The New European” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat e tij në U...
Forcat ukrainase e shpjegojnë shpeshherë me abuzimin me al...
Protagonist i lamtumirës së tij, siç mund të jenë vetë...
Për të dëshmuar mënyrën dramatike se si po ndryshon harta ...
Më 8 qershor, gazeta amerikane “Wall Street Journal”, zbul...
Gjatë gjithë periudhave historike ka pasur udhëheqës të më...
“Ne e dinim prej disa kohësh që rusët e kishin minuar Di...
Demokracitë moderne (ato të lashta ishin diçka tjetër) i p...
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, është një shembull se si ...
Aleanca e Politikave mbi Drogën, një grup që ka marrë mili...
Larisa kontrollon mesazhet e shkëmbyera me nipin e saj...
Kim luan ndeshjen e fundit me Napolin. Mbrojtësi koreano-j...
Në një intervistë gjithëpërfshirëse, gazeta gjermane “Die ...
Një nga ngjarjet më tronditëse dhe tragjike në historinë m...
Është e pamundur të mos e vësh re. Është një pllakatë e vo...
Etja për stabilitet dhe serioziteti i përleshjeve që po va...
Sigurisht, në Ukrainë po zhvillohet një luftë e përgjakshm...
Julia Paievska njihet me nofkën “Taira”. Ajo ka një vështr...
Granit Xhaka luan ndeshjen e tij të fundit me Arsenalin, tek...
Në fundin e Luftës së Ftohtë, presidenti amerikan Xhorxh H...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...