Aksident i rëndë në aksin Cërrik-Mollas/ Raportohet për dy viktima
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...

Një varkë gome që transportonte dhjetëra migrantë në Evropë u fundos në brigjet e Libisë dhe së paku 55 persona u mbytën, duke përfshirë gra dhe fëmijë, njoftoi të mërkurën Agjencia për migracion e Kombeve të Bashkuara (OKB).
Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) njoftoi se katastrofa ka ndodhur të martën. Varka mbante së paku 60 migrantë dhe u nis nga qyteti bregdetar Garabouli, në lindje të kryeqytetit libian, Tripoli.
Agjencia njoftoi se pesë migrantë i mbijetuan fundosjes së anijes dhe u sollën përsëri në breg nga rojet bregdetare libiane. Nuk ishte menjëherë e qartë se çfarë ndodhi me varkën.
Safa Msehli, zëdhënëse e IOM-it, tha se anija u përmbys menjëherë pasi u largua nga Garabouli. Ajo tha se rojet bregdetare libiane deri më tani ka nxjerrë trupat e nëntë burrave dhe një fëmije.
Në mesin e pesë të mbijetuarve ishin katër burra - tre pakistanezë dhe një egjiptian - dhe një fëmijë sirian, tha Msehli për Associated Press.
Kjo është ngjarja e fundit në serinë e tragjedive në Detin Mesdhe, rrugë kyçe kjo për emigrantët.
IOM tha se, sivjet, deri më tash, së paku 537 njerëz janë mbytur ose janë zhdukur në katastrofat me migrantë në Mesdhe, ndërsa mbi 4.300 persona janë kapur dhe janë kthyer në Libi.
Libia është shfaqur vitet e fundit si një pikë dominuese transiti për migrantët nga Afrika dhe Lindja e Mesme që përpiqen të arrijnë në Evropë. Vendi i pasur me naftë u zhyt në kaos pas një kryengritjeje të mbështetur nga NATO, që rrëzoi dhe vrau autokratin shumëvjeçar Muammar Gaddafi, në vitin 2011.
Trafikantët e qenieve njerëzore kanë përfituar nga kaosi në Libi vitet e fundit, duke kontrabanduar migrantë nëpër kufijtë e gjatë të vendit, i cili kufizohet me gjashtë shtete. Migrantët grumbullohen në anije të pajisura keq, duke përfshirë gomonet dhe nisin udhëtime të rrezikshme detare.
Sipas hetuesve të mandatuar nga OKB-ja, ata që kapen dhe kthehen në Libi mbahen në qendrat e paraburgimit të qeverisë, përplot me keqtrajtime, duke përfshirë punën e detyruar, rrahjet, përdhunimet dhe torturat - praktika këto që përbëjnë krime kundër njerëzimit.
Keqtrajtimet shpesh shoqërohen me përpjekje për të zhvatur para nga familjet e të burgosurve, përpara se migrantët të lejohen të largohen nga Libia me varkat e trafikantëve./ REL
26 prilli shënon përvjetorin e katastrofës bërthamore të v...
Tre avionë ushtarakë rusë që përdoren për qëllime zbulimi ...
Parlamenti Evropian, përmes një raporti për Serbinë, t...
Derisa lufta e Rusisë në Ukrainë ka hyrë në vitin e dy...
Talebanët vranë udhëheqësin e lartë të Shtetit Islamik që ...
Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashku...
Një sulm i ushtrisë ruse me raketa në një muze në qytetin ...
Një raport hulumtues i gazetës online, Vyorstka, thotë...
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një “r...
Pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir ...
Siria dënoi sanksionet evropiane, të vendosura kundër indi...
Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bos...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë...
Zyra zyrtare e statistikave të Gjermanisë, Destatis, ka...
Dy shpërthime tronditën një zyrë kundër terrorizmit në...
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të hënën se një g...
Herën e fundit kur një president ushtarak dhe nënkryetari ...
Një viti pas kërkesës së Prishtinës, Komiteti Ministro...
Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i drejtuar ...
Ndërsa luftimet e vazhdueshme ngrenë shqetësimet se Su...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...