Marshim dhe thirrje kundër qeverisë/ Mbahet sot protesta e 45-të në Tiranë
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...
Ditën e sotme mbahet protesta e 45-të qytetare kundër qeve...

Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i drejtuar nga ministri i jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov, u shoqërua të hënën me përçarje dhe shkëmbime akuzash lidhur me sulmin e Moskës ndaj Ukrainës.
Rusia mban presidencën e radhës të këshillit 15-anëtarësh këtë muaj. Para se të hynin në takim për të diskutuar temën e zgjedhur të Moskës për "multilateralizmin efektiv përmes mbrojtjes së parimeve të Kartës së OKB-së", vendet perëndimore denoncuan luftën e Kremlinit ndaj Ukrainës dhe hipokrizinë e tij në zgjedhjen e temës së takimit.
“Duke organizuar këtë debat, Rusia po përpiqet ta portretizojë veten si një mbrojtëse e Kartës së OKB-së dhe multilateralizmit”, tha ambasadori i Bashkimit Evropian, Olaf Skoog, i rrethuar nga të dërguarit e 27 vendeve të BE-së. “Asgjë nuk mund të jetë më larg nga e vërteta. Është cinike. Të gjithë e dimë se ndërsa Rusia po shkatërron, ne po ndërtojmë. Ndërsa ata e shkelin, ne e mbrojmë. Karta e OKB-së, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, GJND-ja [Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë], GJNP [Gjykata Penale Ndërkombëtare] – ngado që shikoni, Rusia është duke bërë shkelje”, shtoi ai.
Ambasadorja amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield, e rrethuar nga homologët nga Kandaja dhe Irlanda, u tha gazetarëve se Rusia ka shkelur në mënyrë të përsëritur të drejtat universale të njeriut dhe liritë themelore, brenda dhe jashtë vendit.
Ajo shoqërohej nga motra e amerikanit Paul Whelan, i cili u arrestua nën akuzat për spiunazh gjatë një vizite në Moskë. Ai është në paraburgim në Rusi që nga dhjetori i vitit 2018.
"Paul Whelan nuk ka kryer asnjë krim, por është kryer një krim ndaj tij", tha për gazetarët motra e tij Elizabeth Whelan.
Ajo tha se vëllai i saj është një "viktimë e përdorur" nga Rusia në kuadër të strategjisë së saj për të arrestuar qytetarë amerikanë dhe për të përfituar diçka nga Uashingtoni në këmbim të lirimit të tyre.
“Kjo nuk është punë e një vendi të matur dhe të përgjegjshëm, por veprim i një shteti terrorist”, tha Elizabeth Whelan. “Paul-i ishte i pari në një valë arrestimesh të paligjshme nga Rusia. Së pari, vëllai im Paul Whelan, pastaj Trevor Reed, të dy turistë, basketbollistja Brittney Griner, dhe tani gazetari Evan Gershkovich”, tha ajo.
Trevor Reed u lirua në prill 2022 dhe Brittney Griner në dhjetor. Të dy ishin pjesë e shkëmbimeve të të burgosurve midis Moskës dhe Uashingtonit. Gershkovich ishte në Rusi si korrespondent në Moskë i gazetës amerikane "Wall Street Journal" kur u arrestua më 29 mars gjatë një udhëtimi pune dhe u akuzua për spiunazh.
Brenda dhomës së Këshillit të Sigurimit, ministri i jashtëm rus u ankua se gazetarët rusë që kishin aplikuar për të mbuluar udhëtimin e tij në Nju Jork morën vizat e tyre amerikane pasi ishte ngritur avioni i tij, dhe ai u bëri thirrje drejtpërdrejt gazetarëve që ta mbulonin takimin.
“Pra, unë kërkoj, këmbëngul, që të kompensoni mungesën e gazetarëve rusë”, tha zoti Lavrov. “Përpiquni ta bëni raportimin tuaj objektiv në mënyrë që komuniteti ndërkombëtar të ketë një pasqyrë objektive, të vërtetë dhe shumëpalëshe në vlerësimet tuaja dhe në faktet e dhëna.”
Zoti Lavrov u ul pranë Sekretarit të Përgjithshëm, Antonio Guterres, ndërsa shefi i OKB-së dënoi luftën e Kremlinit në Ukrainë.
“Sulmi rus ndaj Ukrainës është në kundërshtim me Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe ligjin ndërkombëtar, po shkakton vuajtje dhe shkatërrime masive për vendin dhe popullin e tij dhe po shton nivelin e zhvendosjes së njerëzve për arsye ekonomike në nivel global, të shkaktuar nga pandemia COVID-19”, tha zoti Guterres.
Duke iu kthyer temës së debatit, multilateralizmi efektiv, shefi i OKB-së tha se duhet të ketë bashkëpunim më të mirë për të forcuar institucionet shumëpalëshe.
“Anëtarët e këtij këshilli, veçanërisht vendet që gëzojnë privilegjin e statusit të anëtarit të përhershëm, kanë një përgjegjësi të veçantë për të kontribuar në funksionimin e multilateralizmit, në vend që të kontribuojnë në shkatërrimin e tij”, tha zoti Guterres. Rusia është ndër pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit, i cili përbëhet nga 15 vende, së bashku me Britaninë, Kinën, Francën dhe Shtetet e Bashkuara.
Komentet e zotit Lavrov zgjatën për gati 25 minuta dhe prekën një numër temash të njohura nganjëherë jokoherente. Ai tha se Rusia po lufton nazistët në Ukrainë, NATO është një kërcënim për Rusinë, sanksionet e perëndimit ndaj Rusisë janë të paligjshme, perëndimi kurrë nuk synonte të zbatonte Marrëveshjet e Minskut, por vetëm donte të fitonte kohë për të armatosur Ukrainën.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara donin “të shfrytëzonin regjimin haptazi racist” në Kiev me shpresën për të dobësuar Rusinë dhe për të eliminuar konkurrentët e saj.
“Është e qartë për të gjithë, edhe pse jo të gjithë flasin për këtë, se kjo nuk ka të bëjë fare me Ukrainën”, tha zoti Lavrov. “Kjo ka të bëjë me mënyrën se si marrëdhëniet ndërkombëtare do të vazhdojnë të formësohen përmes vendosjes së një konsensusi të shëndoshë mbi bazën e ekuilibrit të interesave ose përmes avancimit agresiv dhe të paqëndrueshëm të hegjemonisë së Uashingtonit”.
Ndonëse ishte një mbledhje e nivelit të ministrave të jashtëm, nga 15 anëtarët e këshillit, vetëm Gaboni dhe Gana dërguan zëvendësministrat e tyre të jashtëm dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërguan një ministër shteti. Shumica e vendeve të tjera anëtare ishin të përfaqësuar në nivel ambasadori.
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov dhe Sekretari i Përgjithshëm Guterres u takuan të hënën pasdite për diskutime private që zgjatën gati një orë e gjysmë.
Takimi i tyre vjen vetëm disa javë përpara afatit të 18 majit që Rusia i ka caktuar OKB-së për të përmbushur kushtet e saj për zgjatjen e marrëveshjes për eksportet e drithit ukrainas dhe plehrave ruse përmes Detit të Zi. Moska është ankuar prej muajsh se nuk po përfiton nga marrëveshja nëntëmujore.
OKB-ja tha përmes një deklarate për takimin se Sekretari i Përgjithshëm i dha zotit Lavrov një letër për Presidentin Vladimir Putin mbi “zgjerimin dhe përmirësimin” e marrëveshjes për eksportin e drithit. OKB-ja tha se propozimi merr parasysh qëndrimet e shprehura nga palët dhe rreziqet që vijnë nga pasiguria ushqimore globale, si dhe një "raport të detajuar" mbi përparimin e arritur tashmë në trajtimin e shqetësimeve të Moskës në lidhje me dërgesat e saj të ushqimit dhe plehrave.
Një letër e ngjashme do t’u dërgohet zyrtarëve ukrainas dhe atyre turq. Turqia është një nga nënshkrueset e marrëveshjes së grurit dhe anijet që udhëtojnë nga Ukraina kalojnë përmes ngushticës së Bosforit dhe inspektohen nga një ekip i përbashkët në Stamboll./ Voa
Ndërsa luftimet e vazhdueshme ngrenë shqetësimet se Su...
Gjykata e Lartë tha të hënën se do të vendosë nëse zyrtarë...
Tucker Carlson, një nga personalitetet kryesore televi...
Shpenzimet ushtarake në rang global u rritën për të tetin ...
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka...
Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqës...
Ndërsa shtetet evakuojnë diplomatët e tyre nga Sudani, qyt...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se gjatë z...
Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme në katër komuna në ...
Dy gazetarë që raportonin për Shërbimin Azerbajxhan të "Zë...
Vendet në mbarë botën po shpenzojnë shuma rekord parash pë...
Fëmijët janë të ekspozuar ndaj niveleve të ndotjes së ...
Shtetet e Bashkuara sërish shprehën keqardhje që partitë s...
Lëvizja Vetëvendosje tha se ka fituar “bindshëm” në garat ...
Në katër komunat në veri të Kosovës kanë nisur të mbyllen qe...
Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, foli më 2...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në or...
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Ko...
Mbështetësit e katër partive të krahut të djathtë u mblodh...
Organizata e Kryqit të Kuq dhe ajo e Gjysmëhënës së Ku...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...