Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Ndërsa shtetet evakuojnë diplomatët e tyre nga Sudani, qytetarëve amerikanë që janë ende të bllokuar në vendin afrikan u kërkohet të vazhdojnë të mos dalin nga shtëpitë dhe të ndjekin me kujdes komunikimet zyrtare të SHBA-së. Korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Veronica Balderas Iglesias, u hedh një vështrim alternativave që po shqyrtohen për të ndihmuar ata që janë bllokuar në këtë vend për shkak të luftimeve të vazhdueshme midis forcave të armatosura të Sudanit dhe një grupi paraushtarak.
Disa orë pasi diplomatët amerikanë dhe të vendeve të tjera u evakuuan, një video nga Sudani tregonte grupin paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë dhe udhëheqësin e tyre, Mohamed Hamdan Dagalo, duke ecur në mënyrë sfiduese pranë kompleksit të pallatit presidencial. "Zëri i Amerikës" nuk mund të verifikojë pamjet, por raportet tregojnë se luftimet e ashpra mes këtij grupi dhe forcave të armatosura sudaneze, po vazhdojnë.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, njoftoi të dielën përmes rrjetit social "Twitter" se stafi diplomatik i Britanisë është larguar nga vendi.
Shtetet e Bashkuara aktualisht po vlerësojnë se si të mbështesin mijëra qytetarë amerikanë të mbetur pas, tha për televizionin amerikan "ABC" koloneli në pension Steve Ganyard.
“Pentagoni tha se po shqyrtonte mundësinë e krijimit të një korridori të sigurt midis kryeqytetit Khartoum dhe qytetit Port Sudan dhe prej andej marina amerikane t’i largonte njerëzit përmes detit”, thotë koloneli në pension i Marinës së SHBA-së, Steve Ganyard.
Shumica e civilëve amerikanë që janë ende në Sudan janë sudanezë amerikanë që punojnë në misione humanitare, tha senatori demokrat Mark Warner në programin “This Week” të televizionit "ABC".
“Ekziston një përpjekje e OKB-së për të nxjerrë njerëzit nga Khartoumi përmes një korridori tokësor. Ka bashkëpunim me partnerët nga Lindja e Mesme, madje unë besoj se po punohet me Kinën dhe evropianët për të gjetur një mënyrë të sigurt për t'i larguar ata”, tha senatori demokrat, Mark Warner.
Sipas Senatorit Warner, momentalisht ata duhet të vazhdojnë të qëndrojnë brenda shtëpive në Sudan.
Bota nuk mund të harrojë nevojën urgjente për të ndërmjetësuar një armëpushim për hir të popullit sudanez, tha për "Zërin e Amerikës", analistja Rebecca Hamilton.
“Ajo që vërtetë ka nevojë Sudani, ajo që populli sudanez na ka thënë për një kohë të gjatë, është një proces paqeje gjithëpërfshirës që do të jetë i vështirë dhe do të marrë shumë kohë. Por, kjo përpjekje e vështirë ia vlen për të arritur një demokraci të qëndrueshme”, thotë profesorja e drejtësisë në Universitetin Amerikan, Rebecca Hamilton.
Në Vatikan të dielën, Papa Françesku u lut për popullin sudanez.
“Po bëj thirrje sërish që dhuna të pushojë sa më shpejt dhe të rifillojë rruga e dialogut”, tha Papa Françesku.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara, “Programi Botëror i Ushqimit”, ka thënë ditët e fundit se një numër shumë i madh fëmijësh janë në mesin e refugjatëve që ikin nga konflikti të cilët si nevojë urgjente kanë ujin e pijshëm./ VOA
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se gjatë z...
Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme në katër komuna në ...
Dy gazetarë që raportonin për Shërbimin Azerbajxhan të "Zë...
Vendet në mbarë botën po shpenzojnë shuma rekord parash pë...
Fëmijët janë të ekspozuar ndaj niveleve të ndotjes së ...
Shtetet e Bashkuara sërish shprehën keqardhje që partitë s...
Lëvizja Vetëvendosje tha se ka fituar “bindshëm” në garat ...
Në katër komunat në veri të Kosovës kanë nisur të mbyllen qe...
Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, foli më 2...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se deri në or...
Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Ko...
Mbështetësit e katër partive të krahut të djathtë u mblodh...
Organizata e Kryqit të Kuq dhe ajo e Gjysmëhënës së Ku...
Ushtria amerikane ka evakuuar diplomatët amerikanë dhe...
Sot në veri të Kosovës, mbahen zgjedhjet në katër komunat ...
Deri më tani vëmendja mbi zgjedhjet paraprake për kandidat...
“Gjyqi ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve është i rëndësish...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se serbët e Ko...
Presidentja e Greqisë miratoi kërkesën e kryeministrit Kyr...
Të pasurit rusë rritën pasurinë e tyre me 152 miliardë ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...