Kërkon mandatin e dytë/ Biden konfirmon rikandidimin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë...

Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Christian Schmidt, sërish u ka bërë thirrje politikanë lokalë që të zgjidhin mospajtimet sa i përket pronës shtetërore. Këto thirrje vijnë në kohën kur po vazhdojnë pretendimet e serbëve etnikë që këto prona i takojnë dy entiteteve të shtetit dhe jo shtetit të Bosnjës.
Republika Sërpska, entiteti serb që së bashku me Federatën boshnjake-kroate përbëjnë shtetin e Bosnjës, ka tentuar disa herë që të zbatojë Ligjin për pronën, që do t’i mundësonte transferimin e pronës së shtetit në juridiksionin e saj, pavarësisht se një veprim i tillë është cilësuar si jokushtetues.
Marrëveshja e Dejtonit, e vitit 1995, që i dha fund luftës në Bosnje, themeloi një sistem administrativ sipas të cilit, Bosnja ndahet në Republikën Sërpska dhe Federatën boshnjake-kroate, që lidhen përmes një qeverie të dobët qendrore.
Republika Sërpska ka thënë se Ligji për pronën synon të sigurojë që aseset që gjenden në territorin e këtij entiteti, përfshirë qeveritë lokale, kompanitë publike, institucionet publike dhe departamentet e tjera, t’i përkasin entitetit serb.
Por, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës ka deklaruar se Parlamenti kombëtar duhet të miratojë një ligj për pronën, që do të ishte i vlefshëm në mbarë Bosnjën, e jo vetëm në një prej dy entiteteve.
Më 25 prill, Schmidt theksoi se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë përfundimtare, të obligueshme dhe duhet të zbatohen, pasi Gjykata Kushtetuese e Bosnje e Hercegovinës është pjesë integrale e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.
“Pretendimet [e serbëve etnikë] se çështja e pronësisë të pronave shtetërore veçse është vendosur në Marrëveshjen e Dejtonit, nuk janë të vërteta. Kjo është një çështje që ende kërkon zgjidhje në këtë shtet. Prandaj, mesazhi është i thjesht: politikanë të Bosnjës, bëni punën tuaj”, tha Schmidt.
Politikanët serbë etnikë më 24 prill nënshkruan një deklaratë që thoshte se shteti i Bosnjës nuk ka në pronësi territor, por vetëm kufij të jashtëm, Gjykata Kushtetuese e Bosnjës dhe Zyra e Prokurorit janë jokushtetuese dhe të paligjshme dhe se Republika Sërpska do të marrë të gjitha kompetencat “që nuk janë të përcaktuara drejtpërdrejtë nga Kushtetuta e shtetit”.
Schmidt tha se ka nevojë për negociata në nivelin teknik dhe ligjor për të lëvizur përpara drejt zgjidhjeve të qëndrueshme dhe të pranueshme lidhur me mospajtimet mes shtetet dhe etnive sa i përket aseteve.
Në përgjigje të kërcënimeve të vazhdueshme nga lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, se Republika Sërpska do të largohet nga Bosnja nëse çështja e pronës nuk zgjidhet në favor të saj, Schmidt përsëriti se entitete nuk kanë të drejtë të shkëputen, pasi që ato ekzistojnë vetëm në bazë të Kushtetutës që është përpiluar në Marrëveshjen e Dejtonit.
“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Bosnje e Hercegovinës nuk vihen në pikëpyetje dhe unë hedh poshtë të gjitha aktivitetet e papërgjegjshme që bëhen në këtë drejtim”, tha Schmidt.
Ai shtoi se nuk mund të vendosen kufij e as pengesa brenda Bosnjës dhe se çdo kufizim i lirisë së lëvizjes është i papranueshëm./ REL
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë...
Zyra zyrtare e statistikave të Gjermanisë, Destatis, ka...
Dy shpërthime tronditën një zyrë kundër terrorizmit në...
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të hënën se një g...
Herën e fundit kur një president ushtarak dhe nënkryetari ...
Një viti pas kërkesës së Prishtinës, Komiteti Ministro...
Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i drejtuar ...
Ndërsa luftimet e vazhdueshme ngrenë shqetësimet se Su...
Gjykata e Lartë tha të hënën se do të vendosë nëse zyrtarë...
Tucker Carlson, një nga personalitetet kryesore televi...
Shpenzimet ushtarake në rang global u rritën për të tetin ...
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka...
Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqës...
Ndërsa shtetet evakuojnë diplomatët e tyre nga Sudani, qyt...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se gjatë z...
Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme në katër komuna në ...
Dy gazetarë që raportonin për Shërbimin Azerbajxhan të "Zë...
Vendet në mbarë botën po shpenzojnë shuma rekord parash pë...
Fëmijët janë të ekspozuar ndaj niveleve të ndotjes së ...
Shtetet e Bashkuara sërish shprehën keqardhje që partitë s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...