OBSH paralajmëron për rrezikun e shpërthimit biologjik në Sudan
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një “r...

Një raport hulumtues i gazetës online, Vyorstka, thotë se presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendimin për të pushtuar Ukrainën në fillim të marsit të vitit 2021.
Sipas raportit, i cili bazohet në intervista me burime të afërta me udhëheqjen ruse, Putini ka marrë këtë vendim pasi autoritetet ukrainase kanë konfiskuar asetet dhe mediat e kontrolluara nga politikani pro-rus i Ukrainës, Viktor Medvedchuk, në shkurt të vitit 2021.
Përgatitjet për pushtimin, i cili ka nisur në fund të shkurtit, 2022, kanë zgjatur një vit. Sipas raportit, Putin i ka bërë ato me bashkëpunëtorin e tij të ngushtë, miliarderin Yury Kovalchuk, mbështetës kryesor i idesë.
Kovalchuk e ka bindur Putinin se është koha e duhur për të nisur pushtimin, pasi Bashkimi Evropian po përballej me probleme të brendshme dhe mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, shkruan Vyorstka.
Një burim i ka thënë gazetës se Putin, fillimisht, ka planifikuar ta kërcënojë hapur Ukrainën me agresion, në artikullin e tij të diskutueshëm “Rreth unitetit historik të rusëve dhe ukrainasve”, të botuar në korrik të vitit 2021. Megjithatë, kërcënimi është hequr nga teksti në momentin e fundit.
Një tjetër burim i ka thënë gazetës se zyrtarë të lartë rusë kanë diskutuar në dhjetor të vitit 2021 se si Ukraina do të ndahet midis korporatave të mëdha ruse.
Raporti citon një person, të cilin Vyorstka e quan “mik i vjetër i Putinit”, të ketë thënë se ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, e ka mbështetur planin e Putinit, pasi ai ka qenë i sigurt se operacioni ushtarak do të jetë i shpejtë dhe i ngjashëm me aneksimin e Gadishullit ukrainas të Krimesë në vitin 2014.
Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, 2022.
Sipas Kombeve të Bashkuara, deri nga mesi i prillit, së paku 8.500 civilë ukrainas janë vrarë dhe më shumë se 14.000 të tjerë janë plagosur si rezultat i luftës.
Numri i saktë i viktimave ushtarake nuk dihet, por shumica e analistëve thonë se të dyja palët kanë humbur mijëra ushtarë në luftime./ REL
Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi për një “r...
Pas pushtimit të Ukrainës nga presidenti rus Vladimir ...
Siria dënoi sanksionet evropiane, të vendosura kundër indi...
Përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bos...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka bërë...
Zyra zyrtare e statistikave të Gjermanisë, Destatis, ka...
Dy shpërthime tronditën një zyrë kundër terrorizmit në...
Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha të hënën se një g...
Herën e fundit kur një president ushtarak dhe nënkryetari ...
Një viti pas kërkesës së Prishtinës, Komiteti Ministro...
Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i drejtuar ...
Ndërsa luftimet e vazhdueshme ngrenë shqetësimet se Su...
Gjykata e Lartë tha të hënën se do të vendosë nëse zyrtarë...
Tucker Carlson, një nga personalitetet kryesore televi...
Shpenzimet ushtarake në rang global u rritën për të tetin ...
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka...
Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës, i cili përfaqës...
Ndërsa shtetet evakuojnë diplomatët e tyre nga Sudani, qyt...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se gjatë z...
Rezultatet e zgjedhjeve të djeshme në katër komuna në ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...