web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prokurorët e Xhorxh Sorosit në SHBA i kanë shpallur luftë sundimit të ligjit dhe rendit

1 Korrik 2023, 19:50, Blog Charles Stimson & Zack Smith

Prokurorët e Xhorxh Sorosit në SHBA i kanë shpallur luftë

Supozoni për një moment sikur duke parë herë pas here kriminelët që shpallen të pafajshëm në gjyq, kryeprokurori në qarkun tuaj bindet se sistemi është ngritur në një mënyrë të tillë që të jetë kundër prokurorëve.

Ndaj ai harton një plan: do të kandidojë për t’u bërë një avokat publik, që mbron ata që nuk kanë mundësi financiare të marrin vetë një avokat, dhe do t’i kërkojë zyrës së tij të këshillojë klientët të pranojnë fajësinë në vend se të dalin në gjyq.  

Tani imagjinoni që një miliarder që ndan pikëpamjet e tij depoziton qindra mijëra dollarë në një Komitet të Veprimit Politik (PAC) të regjistruar nga shteti, i cili më pas i shpenzon gati të gjitha në reklama televizive, kërkime, sondazhe dhe aktivitete të tjera të lidhura me fushatën në mbështetje të avokatëve të rinj.

Paratë e PAC përfaqësojnë mbi 90 për qind të fondeve të kandidatit, dhe i japin atij mundësinë të shpenzojë më shumë se avokati publik aktual me një diferencë prej 3.5 me 1. Para së gjithash, prokurorët duhet të ndjekin penalisht, ndërsa ravokatët mbrojtës duhet të mbrojnë dhe gjyqtarët duhet të gjykojnë. 

Mjerisht, skenari hipotetik i përshkruar më sipër u zhvillua kohët e fundit në Pitsburg. Më 16 maj, Met Dugan, avokati publik për Qarkun Allegeni mposhti prokurorin e qarkut në detyrë, Stephen A.Zapala, Jr. në zgjedhjet paraprake brenda Partisë Demokratike.

Komiteti per Veprim Politik për Drejtësi dhe Siguri Publike në Pensilvani, i financuar nga miliarderi Xhorxh Soros, kontribuoi duke siguruar shumicën e madhe për fushatën e Dugan.

Ky i fundit premton që të përdorë kompetencat e tij për nxjerrjen e “krimeve të nivelit të ulët dhe jo të dhunshëm jashtë sistemit të drejtësisë penale”, për të cilat aktualisht kërkohet rrallëherë lirim me kusht. Në vend të kësaj ai synon që të japë oferta për pranimin e fajësisë dhe të përqendrohet në krime të dhunshme. 

Nëse këto premtime të fushatës tingëllojnë të njohura, kjo ndodh sepse është refreni standard i recituar nga kandidatët e financuar nga Soros për prokurorë të qarkut. Sapo zgjidhen në detyrë ata refuzojnë të ndjekin penalisht kategori të tëra krimesh, duke zbutur dënimet që kërkojnë, duke refuzuar të kërkojnë lirim me kusht dhe duke refuzuar të ndjekin penalisht të miturit e dhunshëm si të rritur.

Dhe me këtë qasja është e pritshme të rriten normat e krimit të dhunshëm në qytetet e tyre. 

Xhorxh Gasjon në Los Anxhelos, Çeza Budin në San Francisko, Kim Foks në Çikago, Kim Gardner në Sent Luis, Rashel Kollins nga Boston dhe Merlin Mosbi nga Baltimorë, bënë të gjithë të njëjtat premtime gjatë fushatës, dhe secili rezultoi të ishte një katastrofë pasi u zgjodh në detyrë. 

Budin u shkarkua, ndërsa Gardner dhe Rollins dhanë kohët e fundit dorëheqjen të turpëruar. Mosbi i humbi zgjedhjet dhe po ndiqet penalisht nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA. Foks u tërhoqe nga kandidimi për një mandat tjetër për shkak të presionit politik, ndërsa Gaskon  i ka mbijetuar dy përpjekjeve për tërheqje. 

Me përjashtim të Gaskon (që u tërhoq nga spastrimet për shkak të mbrojtjes nga statusi i shërbimit civil të zëvendësve të tij), të gjithë të tjerët ose pushuan nga puna prokurorët e karrierës sapo e morën detyrën, ose krijuan një atmosferë aq toksike saqë shkaktuan vetë-largimin e tyre në masë.  

Por ka paralele edhe më të frikshme midis Dugan në Pitsburg dhe prokurorit të qarkut të financuar nga Soros në Filadelfia, Lerri Krasner. Para se të zgjidhej në vitin 2017, Krasner ishte një avokat mbrojtës në karrierë, i cili padiste në mënyrë të përsëritur Departamentin e Policisë së Filadelfias.

Në kandidimin e tij të parë për postin e Prokurorin e Qarkut, Krasner mori 1.7 milionë dollarë nga grupet e financuara nga Soros, ose  90 për qind të parave të harxhuara prej tij në fushatë. Për fushatën e tij të rizgjedhjes në vitin 2021, Krasner mori 1.259.000 dollarë të tjera nga grupet e financuara nga Soros.

Nga ana e tij, Dugan ka qenë një avokat publik gjatë gjithë karrierës së tij, dhe u emërua krye-avokati publik në vitin 2020. Deri më sot, Dugan ka marrë 734.000 dollarë nga një PAC i financuar nga Soros, ose 90 për qind të fondeve të mbledhura prej tij.

Në fund të vitit 2021, kur u përball me rritjen e vrasjeve dhe të shtënave (ndër krimet e tjera), Krasner tha: “Nuk kemi krizë të paligjshmërisë, asnjë krizë të kriminalitetit, dhe nuk kemi as një krizë të dhunës”. Majkëll Nater, ish-kryebashkiaku i Filadelfias, i quajti komentet e Krasnerit “ndër më të këqijat, më injorante dhe më fyese që kam dëgjuar ndonjëherë nga një zyrtar i zgjedhur”.

Në një shkrim për “Philadelphia Inquirer”, Natter tha se Krasner i detyrohet një ndjesë publike 521 familjeve të viktimave të vrasjeve në Filadelfia. Më 16 maj, Met Dugan, krye-mbrojtësi publik për Qarkun Allegeni rrëzoi prokurorin e qarkut në detyrë, Stephen A. Zappala, Jr., në zgjedhjet paraprake Demokratike.

PAC për Drejtësi dhe Siguri Publike të Pensilvanisë, financuar nga miliarderi George Soros, kontribuoi me shumën dërrmuese të parave në fushatën e Dugan. Krasner shkarkoi 31 prokurorë që ishin marrë me dosjet e vrasjeve dhe krimeve të tjera të dhunshme menjëherë pasi mori detyrën.

Ai i zëvendësoi ata me avokatë publikë dhe avokatë penalë të orientuar nga mbrojtja, dhe i urdhëroi ata të refuzojnë të ndjekin penalisht shumicën e rasteve me drogë, dhe të akuzojnë ata me një shkallë më të ulët të krimeve, dhe të ofrojnë marrëveshje për pranimin e fajit, duke kërkuar periudha më të shkurtra të provës dhe lirimit me kusht.

Kjo lëvizje e prokurorëve është e rrezikshme, e mirë-financuar dhe që po i shkatërron sistematikisht komunitetet e Amerikës. Kur këta progresistë të zellshëm marrin detyrën, humbasin që të gjithë përveç kriminelëve. 

Shënim: Charles Stimson është ekspert ligjor në “The Heritage Foundation”. Ai është i mirënjohur për çështjet e sigurisë kombëtare, sigurinë e vendit, kontrollin e krimit, politikën e drogës dhe emigracionin./ “Fox News” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga