Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), thotë se kërkesa globale për naftë do të ngadalësohet dukshëm gjatë viteve të ardhshme, teksa në horizont është një kulm.
“Zhvendosja drejt një ekonomie të energjisë së pastër është duke e shtuar ritmin. Kulmi i kërkesës globale për naftë pritet të shfaqet përpara fundit të kësaj dekade, ndërsa po shtohen automjetet elektrike, efikasiteti i energjisë dhe po përparojnë teknologjitë e tjera”- thotë drejtori ekzekutiv i IEA, Fatih Birol.
Raporti nga agjencia me seli në Paris, e cila u themelua në vitin 1974, për të lehtësuar bashkëpunimin për energjinë dhe furnizimet e sigurta me naftë, ka rindezur debatin nëse bota ka arritur pikën në të cilën kërkesa dhe prodhimi i naftës rritet dhe më pas nis të bjerë.
Ky moment historik do të ishte i rëndësishëm për planetin tonë, sepse djegia e naftës, së bashku me gazin dhe qymyrin, po krijon sasinë e madhe të emetimeve të gazrave serë në atmosferë që po shkaktojnë krizën globale të klimës.
“Pra nëse kulmi i konsumit të naftës do të shfaqet në të ardhmen e afërt, atëherë strategjitë tona aktuale të dekarbonizimit të ekonomisë mund të mjaftojnë për të arritur objektivat e Marrëveshjes së Parisit deri në vitin 2050, me një rritje të temperaturës shumë nën normën 2C në krahasim me nivelet para-industriale”- shkruan gazetari i revistës “Forbes”, Ariel Kohen.
Vlerësimi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë do të jetë jo pak alarmant për Organizatën e Vendeve Eksportuese të Naftës, OPEC dhe prodhuesit e tjerë të naftës. Po ashtu raporti i saj ka gjasa të shtojë frikën midis tregtarëve të naftës se Kina, që për dekada të tëra ka qenë shtytësja kryesore e rritjes së kërkesës globale për naftë, nuk po e kryen më këtë rol.
“Të gjithë kanë filluar ta kuptojnë se rimëkëmbja ekonomike e Kinës nga pandemia e Covid-19 nuk po prodhon të njëjtën rritje të kërkesës për naftë që Kina kishte para pandemisë”- tha për “New York Times” Henning Gloystein, drejtor në kompaninë që merret me llogaritjen e rrezikut politik, Eurasia Group. Deri në fund të vitit 2028, thotë IEA, më shumë se 155 milionë makina elektrike do të jenë shitur globalisht, gjysma e tyre vetëm në Kinë.
Kjo nënkupton se 3 milionë fuçi naftë në ditë që mund të ishin konsumuar në rrethana të tjetra do të mbeten nëntokë. Rritja e vazhdueshme e industrisë së makinave elektrike do të jetë një shtytës kryesor në këtë zhvillim të ri.
Për më shumë se një shekull, 2 prirje në transportin global kanë qenë të pamëshirshme: dëshira e njerëzimit për më shumë makina, dhe konsumi i një sasie gjithnjë e më të madhe nafte për t’i furnizuar ato. Por mund të thuhet se tendenca e dytë është duke marrë fund.
Duke nisur nga viti 2027, makinat elektrike do të imponojnë një ndryshim në epokën e rritjes së kërkesës për naftën e përdorur në transport. Është e vërtetë se në fushat e tjetra jashtë transportit, si plastika, petrokimia, prodhimi dhe bujqësia, kërkesa për naftë do të vazhdojë të rritet.
Por analistët presin që deri në vitin 2029, ndryshimi qe do të sjellin makinat elektrike do të çojnë në një kulm të kërkesës totale për naftë. Por disa të tjerë janë më të kujdesshëm.
“Merrini me rezerva parashikimet për pikun e kërkesës për naftë. Oferta dhe kërkesa janë jashtëzakonisht të vështira për t’u ekuilibruar, dhe kjo është ajo që ndodh pasi kemi arritur kulmin”- shkrua në një artikull të kohëve të fundit “Axios”.
Portali që merret kryesisht me çështjet energjetike dhe financiare, thekson se “teoritë rreth furnizimit maksimal me naftë dominuan për dekada diskutimet në këtë sektor, por nuk u realizuan kurrë”. Parashikimet e ekspertëve për periudhën kohore të pikut të naftës janë të gjera, nga fundi i dekadës deri në mesin e viteve 2030, 2040 dhe 2050.
Të tjerë parashikuan se kërkesa për naftë do të arrinte kulmin që në vitin 2000.
“Edhe ekspertët më të mirë nuk mund të bien dakord mbi mekanizmat bazë se kur do të kemi periudhën e pikut të konsumit të naftës”- thekson më tej “Axios”.
Kërkesa globale për naftë do të vazhdojë të rritet, por norma e rritjes parashikohet të ngadalësohet në vetëm 400.000 fuçi në ditë në vitin 2028, nga rritja e pritur prej 2.4 milionë fuçi në ditë këtë vit dhe 860.000 fuçi në ditë vitin e ardhshëm.
Gjithsesi, kjo do të thotë se bota pritet të përdorë ende 102.3 milionë fuçi naftë çdo ditë në vitin 2023. Dhe kompanitë e mëdha të naftës po përfitojnë në maksimum. Por Shell do të bëjë shumë shpejt publik nhë plan për të reduktuar gradualisht prodhimin e naftës gjatë viteve të ardhshme, duke zgjedhur ta stabilizojë prodhimin deri në fund të dekadës.
Pastaj kjo situatë ka edhe të panjohura. Vetë IEA pranon se “një numër faktorësh mund ta ndryshojnë parashikimin e saj”. Tek moria e të panjohurave përfshihen “krizat ekonomike globale, vendimet e vendeve prodhuese të naftës në OPEC+ dhe ndryshimet në industrinë kineze të rafinimit të naftës”./ “The Week” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Pas një jave mbushen 7 vite nga referendumi që i dha fund ...
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar, 75 kil...
Kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat e tij në U...
Forcat ukrainase e shpjegojnë shpeshherë me abuzimin me al...
Protagonist i lamtumirës së tij, siç mund të jenë vetë...
Për të dëshmuar mënyrën dramatike se si po ndryshon harta ...
Më 8 qershor, gazeta amerikane “Wall Street Journal”, zbul...
Gjatë gjithë periudhave historike ka pasur udhëheqës të më...
“Ne e dinim prej disa kohësh që rusët e kishin minuar Di...
Demokracitë moderne (ato të lashta ishin diçka tjetër) i p...
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, është një shembull se si ...
Aleanca e Politikave mbi Drogën, një grup që ka marrë mili...
Larisa kontrollon mesazhet e shkëmbyera me nipin e saj...
Kim luan ndeshjen e fundit me Napolin. Mbrojtësi koreano-j...
Në një intervistë gjithëpërfshirëse, gazeta gjermane “Die ...
Një nga ngjarjet më tronditëse dhe tragjike në historinë m...
Është e pamundur të mos e vësh re. Është një pllakatë e vo...
Etja për stabilitet dhe serioziteti i përleshjeve që po va...
Sigurisht, në Ukrainë po zhvillohet një luftë e përgjakshm...
Julia Paievska njihet me nofkën “Taira”. Ajo ka një vështr...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...