VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka zbarkuar në Drej...

Hapësira detare, është një element kyç në doktrinën bashkëkohore gjeopolitike të Turqisë. Megjithatë, deti nuk ka qenë asnjëherë ndër prioritetet strategjike të Perandorisë Osmane në dekadat e saj të fundit dhe as të Turqisë së hershme Kemaliste.
Kështu, pavarësisht humbjes përfundimtare të ishujve të Egjeut, të parashikuara në Traktatin e Lozanës të vitit 1923, vetë traktati u perceptua dhe u trajtua fillimisht në Turqi si një sukses dhe u promovua brenda vendit si i tillë. Kjo edhe për shkak të një mase të konsiderueshme të identitetit historik të kombit turk si një vend tokësor.
Edhe karakteri nomad i osmanëve të hershëm evoluoi duke pasur në fokus bujqësinë dhe blegtorinë, ndërsa synimet për dominim detar, kryesisht nëpërmjet piratëve myslimanë, ishin jetëshkurtra dhe u ndalën në vitin 1571 pas Beteja Detare të Lepantos.
Megjithatë, qasja e Turqisë nisi të ndryshojë nga fillimi i viteve 1970. Zhvillimi i kapaciteteve teknike për shpimet për naftën në det, zbulimi dhe shfrytëzimi i fushës naftëmbajtëse të Prinos në detin Egje dhe procesi i hartimit të Konventës për të Drejtën e Detit nga Kombet e Bashkuara, i mobilizoi elitat politike dhe ushtarake të Turqisë.
Ndaj papritmas, Turqia pretendoi se po “asfiksohej” nga afërsia me brigjet e saj të ishujve të Egjeut Lindor dhe Dodekanezit që janë nën sovranitetin e Greqisë. Që nga ajo kohë, strategjia turke ndaj Greqisë është fokusuar në “çarjen e rrethimit” dhe pretendimin e sovranitetit për gjysmën e Detit Egje.
Doktrina e “Atdheu Blu” (Mavi Vatan), u cilësua që në fillim si një trampolinë për pretendime gjeopolitike dhe u bë shumë shpejt jashtëzakonisht popullore në radhët e Forcave të Armatosura Turke.
Oficerët e lartë të marinës turke e miratuan dhe përdorën termin “Atdheu Blu” në vitin 2006 për të treguar nevojën që Turqia të pretendojë dhe të mbrojë një Zonë të gjerë Ekskluzive Ekonomike (ZEE), duke sfiduar hapur sovranitetin grek dhe të drejtat sovrane greke dhe qipriote në Egje dhe Mesdheun Lindor.
Njëkohësisht, nisi të refuzohej juridiksioni i organeve të drejtësisë ndërkombëtare, dhe kësisoj edhe mundësia e zgjidhjes në rrugë gjyqësore të mosmarrëveshjes greko-turke. U desh më shumë se një dekadë që strategjia e “Atdheu Blu” të përfshihej si një kornizë teorike me dimensione strategjike në kontekstin operacional të një stërvitjeje të madhe detare.
Stërvitja “Mavi Vatan 2019” u zhvillua në Detin e Zi, Egje dhe Mesdheun Lindor në një shfaqje mbresëlënëse të aftësive operacionale të Marinës Turke. Që nga ajo kohë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është bërë eksponenti kryesor, por jo i vetmi i promovimit të “Atdheut Blu”, dhe ky koncept konsiderohet si themeli i aktivizmit rajonal turk, duke ndikuar tek elitat ushtarake, politike dhe ekonomike turke, si dhe tek një pjesë e madhe e qarqeve akademike.
Ideologjia e “Atdheut Blu” përbën integrimin në një plan gjithëpërfshirës të pretendimeve turke mbi tokë dhe det, dhe është pjesë e promovimit të agjendës neo-otomane, pra neo-perandorake të Erdogan. Fjala është për rikthimin e ndikimit të Turqisë moderne në zonat më të gjera gjeografike ku Perandoria Osmane ndikoi dhe dominoi historikisht, ose mbi të cilat pretendonte hegjemoninë.
Por tashmë “Atdheu Blu” është duke u tejkaluar nga “Shekulli turk”, një slogan që është në ballë të nacionalizmit turk. Dihet se nën qeverisjen e tij, Erdogan e ktheu fokusin tradicional të Kemalizmit nga, Evropa (sidomos gjatë Luftës së Ftohtë) drejt botës myslimane por edhe ndaj Azisë në rrafshin kulturor, gjeopolitik madje edhe ekonomik.
Sidomos nga viti 2013 e në vazhdim, strategjia e Turqisë mori një ton “euroaziatik”. Turqia nuk e shihte më veten si në periferi të botës perëndimore, por në qendër të një sistemi gjeopolitik të madh dhe me shumë rëndësi. Nuk mjaftonte që ajo të ishte një fuqi rajonale. Donte të imponohej si një fuqi e madhe ndërrajonale.
Përmes konceptin e tij të njohur të “thellësisë strategjike”, ish-kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ahmet Davutoglu, e shpjegoi rënien e Perandorisë Osmane me humbjen e kontrollit të deteve. Ndaj ai vuri në dukje se Turqia duhet të sigurojë një prani të vazhdueshme dhe aktive të flotës së saj ushtarake dhe tregtare nga Deti i Zi në Detin e Kuq.
Më vonë e shtriu këtë prani edhe në Oqeanin Indian. Davutoglu e pa Anadollin si një qendër që lidh Evropën, Afrikën dhe Azinë. Mesdheu Lindor luan një rol të ngjashëm në “Atdheun Blu”, pasi lidh pellgun e Mesdheut, Lindjen e Mesme dhe rajonin Indo-Paqësor. Edhe pse analistët e jashtëm e panë fillimisht “Atdheun Blu” si shprehjen e pretendimeve turke për rezervat e energjisë në Mesdheun Lindor, ky vizion është transkontinental, në mos global.
Sepse shfrytëzimi i burimeve natyrore është vetëm një aspekt i planit. Qëllimi përfundimtar është kontrolli i rrugëve të tranzitit detar lindor për në Evropë. Themeli historik i kësaj doktrine është qëndrimi se, që Turqia duhet të rifitojë statusin e merituar, ajo duhet të jetë një fuqi e madhe detare.
Dhe pengesa kryesore për zbatimin e saj janë të drejtat sovrane të Greqisë dhe Qipros, prandaj fillimisht është drejtuar tërësisht kundër tyre. Për Greqinë dhe Republikën e Qipros, pyetja kryesore madhe është nëse “Atdheu Blu” është një projekt ideologjik i panegociueshëm apo një preferencë gjeostrategjike më fleksibël, e cila mund të jetë e hapur ndaj rregullimeve në kontekstin e një zgjidhjeje rajonale, që i nënshtrohet në fund kompromiseve reciproke.
Në rastin e parë, hapësira për konsultim dhe negocim me palën turke është minimale. Sepse “Atdheu Blu” është në radhë të parë një refuzim absolut i pozicioneve ligjore greke dhe qipriote dhe një uzurpim i të drejtave sovrane, madje edhe sovranitetit të helenizmit.
Por edhe nëse Ankaraja nuk ka ndërmend ta zbatojë “Atdheun Blu” në një të ardhme të parashikueshme, edhe nëse e përdor atë për të kapërcyer atë që e percepton si një përpjekje për ta frenuar, edhe nëse është një mjet negociues që Turqia të bëhet pjesë e tryezës së bisedimeve nga një pozicion i forcës, ky koncept nuk është më pak i rrezikshëm për ne grekët në planin afatgjatë.
Por cilat janë opsionet e Athinës? Për sa kohë që Ankaraja nuk e braktis karakterin maksimalist të doktrinës “Atdheu Blu”, ka pak vend për optimizëm. Aktet e strategjisë greke të formuluara pas vitit 1974 janë ende plotësisht të vlefshme. Nga njëra anë, forcat e armatosura të forta dhe moderne në shërbim të një doktrine parandaluese të besueshme dhe ekonomikisht të qëndrueshme.
Në të njëjtën kohë, partneritete dhe aleanca që forcojnë shtrirjen tonë diplomatike dhe forcojnë faktorët e fuqisë, siç është ekonomia. Boshti i dytë është një plan i integruar i normalizimit të plotë, i cili do të synojë neutralizimin e qasjes maksimaliste turke në shërbim të logjikës së përfitimeve reciproke.
Marrë me shkurtime
Shënim: Alexandros Diakopoulos, ish-këshilltar për sigurinë kombëtare i kryeministrit grek. Petros Liakouras, profesor i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Pireut. Κostas Ifantis, profesor i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Panteion dhe Konstantinos Filis është drejtor i Institutit të Çështjeve Globale dhe profesor i asociuar në Kolegjin Amerikan të Greqisë./ “Kathimerini” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), thotë se kërkesa...
Pas një jave mbushen 7 vite nga referendumi që i dha fund ...
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar, 75 kil...
Kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat e tij në U...
Forcat ukrainase e shpjegojnë shpeshherë me abuzimin me al...
Protagonist i lamtumirës së tij, siç mund të jenë vetë...
Për të dëshmuar mënyrën dramatike se si po ndryshon harta ...
Më 8 qershor, gazeta amerikane “Wall Street Journal”, zbul...
Gjatë gjithë periudhave historike ka pasur udhëheqës të më...
“Ne e dinim prej disa kohësh që rusët e kishin minuar Di...
Demokracitë moderne (ato të lashta ishin diçka tjetër) i p...
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, është një shembull se si ...
Aleanca e Politikave mbi Drogën, një grup që ka marrë mili...
Larisa kontrollon mesazhet e shkëmbyera me nipin e saj...
Kim luan ndeshjen e fundit me Napolin. Mbrojtësi koreano-j...
Në një intervistë gjithëpërfshirëse, gazeta gjermane “Die ...
Një nga ngjarjet më tronditëse dhe tragjike në historinë m...
Është e pamundur të mos e vësh re. Është një pllakatë e vo...
Etja për stabilitet dhe serioziteti i përleshjeve që po va...
Sigurisht, në Ukrainë po zhvillohet një luftë e përgjakshm...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...