Nesër mbahen zgjedhjet në Këshillin Kombëtar të PD-së/ Ja çfarë pritet nga gara
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...
Këtë të mërkurë, Partia Demokratike do të mbledhë Këshilli...

Njerëzit dhe paraardhësit tanë kanë luajtur me zjarrin për rreth 2 milionë vjet, dhe me kalimin e kohës, prirjet tona piromane vetëm janë rritur, duke shkaktuar herë pas here dëme katastrofike. Zjarri, efekti i dukshëm i djegies, mund të jetë sa tërheqës po aq edhe shkatërrues.
Nxehtësia lëshon gazra nga një burim karburanti (si druri ose vaji), të cilat reagojnë me oksigjenin në ajër për të krijuar edhe më shumë nxehtësi. Kur kjo ndodh jashtëzakonisht shpejt, shumë energji potenciale të ruajtura mund të shndërrohen pothuajse menjëherë në energji kinetike: pra një shpërthim.
Shpërthimet "e planifikuara” përdoren veçanërisht në luftë, por edhe në ndërtim e miniera.
Nga ana tjetër shpërthimet aksidentale mund të ndodhin kur shumë karburant shumë i djegshëm mbahet në një vend të vetëm dhe ndizet gabimisht.
Gabime të tilla kanë ndodhur shumë herë në historinë e regjistruar, me rezultate katastrofike. Por ngjarja më e rëndë e këtij lloji ka ndodhur pak më shumë se një shekull më parë në Halifaks, Nova Skotia në bregun lindor të Kanadasë.
Dy anije, avullorja franceze “Mont-Blanc” dhe anija norvegjeze e mallrave “Imo”, u përplasën midis ngushticës që lidh pellgun e Bedford me portin e Halifaks në mëngjesin e 6 dhjetorit 1917, në vitin e fundit të Luftës së Parë Botërore.
Edhe pse përplasja ndodhi me një shpejtësi të ngadaltë, forca ishte e mjaftueshme për të rrëzuar dhe çarë disa fuçi me benzol, një lëndë djegëse shumë shpërthyese e bërë nga benzili dhe tolueni, në bordin e “Mont-Blanc”.
Lëngu i ndezshëm u derdh nëpër kuvertë, e cila ishte e ngarkuar me materiale shpërthyese që shkonin për trupat aleate në front. Po ashtu në bord kishte sasi të mëdha tritoli për predhat antiblind, por edhe përbërësin shpërthyes të preferuar nga Franca, acidin pikrik.
Kur “Imo” rindezi motorët e saj për të shkëputur nga njëra-tjetra 2 anijet, gërvishtja midis tyre shkaktoi shkëndija në ajër, të cilat e ndezën benzolin duke shkaktuar një zjarr që doli shumë shpejt jashtë kontrollit. Ekuipazhi i “Mont-Blanc” nuk kishte asnjë shans për ta përballuar situatën ndaj e braktisi me shpejtësi anijen, duke i paralajmëruar të gjithë të tjerët që ndeshën rrugës për ngarkesën katastrofike që kishte anija në flakë dhe duke u thënë të largoheshin sa më shpejt që të ishte e mundur nga zona e portit.
Rreth 20 minuta pas përplasjes fillestare, u ndezën eksplozivët që ishin ngarkuar në bord. Ato e thërrmuan anijen duke shkaktuar një valë shpërthimi që udhëtonte me 1000 metra në sekondë. Vite më vonë, shkencëtarët vlerësuan se shpërthimi kishte pasur një forcë prej rreth 2.9 kiloton, ose 1/5 e forcës shpërthyese të bombës atomike të hedhur në Hiroshima. Çdo ndërtesë në Halifaks brenda një rrezeje prej 2.5 km u shkatërrua ose u dëmtua rëndë. 1.600 njerëz u vranë menjëherë, ndërsa 9.000 të tjerë u plagosën. Më vonë mbetjet e topit kryesor të anijes “Mont-Blanc” u gjetën 5.5 kilometra larg. Një cunami me lartësi 18 metra goditi shumicën e anijeve aty pranë.
Zjarrfikësi Billi Uells, të cilit vala e shpërthimit ia kishte hequr të gjitha rrobat nga trupi e kujtonte kështu shkatërrimin: “Pamja ishte e tmerrshme. Shumë njerëz të mbetur të varur nëpër dritare të pajetë. Disa pa kokë dhe disa të hedhur mbi telat e telegrafit”.
Kujdesi mjekësor ishte kaotik. Por mjekët nga rajoni përreth, së bashku me një kontigjent të madh të personelit mjekësor që mbërriti nga verilindja e SHBA-së, erdhën më shpejtësi shpejt në Halifaks, që fatkeqësisht u godit shumë shpejt edhe nga një stuhi e madhe.
Në kushte ekstreme, ata u përpoqën pa u lodhur për të ndihmuar të plagosurit. Në javët, muajt dhe vitet që pasuan, banorët e Halifaks rindërtuan gjithçka nga e para, duke kujtuar gjithmonë jetët e humbura. Dr.Preston Karter, kirurg i përgjithshëm në Qendrën Mjekësore të Ushtrisë Madigan në Takoma, Uashington dhe historian zyrtar i Shoqatës Kirurgjike të Paqësorit të Veriut, e shpjegoi kështu incidentin në vitin 2018, duke nxjerrë disa mësime.
“Me kalimin e kohës, u kryen shumë hetime zyrtare për të analizuar tragjedinë. Në fund si shkaqe u cilësuan fati i keq, gabimi njerëzor në lundrimin detar dhe nevojat masive për municione në Evropë për shkak të luftës”- shkroi ai./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Hapësira detare, është një element kyç në doktrinën bashkë...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), thotë se kërkesa...
Pas një jave mbushen 7 vite nga referendumi që i dha fund ...
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar, 75 kil...
Kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat e tij në U...
Forcat ukrainase e shpjegojnë shpeshherë me abuzimin me al...
Protagonist i lamtumirës së tij, siç mund të jenë vetë...
Për të dëshmuar mënyrën dramatike se si po ndryshon harta ...
Më 8 qershor, gazeta amerikane “Wall Street Journal”, zbul...
Gjatë gjithë periudhave historike ka pasur udhëheqës të më...
“Ne e dinim prej disa kohësh që rusët e kishin minuar Di...
Demokracitë moderne (ato të lashta ishin diçka tjetër) i p...
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, është një shembull se si ...
Aleanca e Politikave mbi Drogën, një grup që ka marrë mili...
Larisa kontrollon mesazhet e shkëmbyera me nipin e saj...
Kim luan ndeshjen e fundit me Napolin. Mbrojtësi koreano-j...
Në një intervistë gjithëpërfshirëse, gazeta gjermane “Die ...
Një nga ngjarjet më tronditëse dhe tragjike në historinë m...
Është e pamundur të mos e vësh re. Është një pllakatë e vo...
Etja për stabilitet dhe serioziteti i përleshjeve që po va...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...