Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Rebelimi jetëshkurtër por i fuqishëm i Jevgeni Prigozhin dhe i trupave të tij mercenare të Grupit Vagner në Rusi fundjavën e kaluar shënon një pikë kthese në sundimin 23-vjeçar të presidentit Vladimir Putin. Përpara kësaj ngjarje, Putin dukej i pathyeshëm në krye të një strukture pushteti shumë të personalizuar, dhe duke i dhënë pasuri klaneve të ndryshme në këmbim të besnikërisë ndaj tij.
Por tani rebelimi e ka poshtëruar dhe struktura e tij është plasaritur. Dhe pasojat do të jenë shumë shqetësuese për Rusinë, për Ukrainën dhe për botën. Vendimtare do të jetë mënyra se si do të reagojë Putin ndaj katij akti, në vazhdimin e luftës kundër Ukrainës dhe në ushtrimin e pushtetit në vend.
Prigozhin është një krijesë e Kremlinit, një oligark që ka përfituar nga shteti, dhe trupat e tij mercenare të Vagner kanë kryer misione të rrezikshme në Afrikë, dhe së fundmi në betejën e egër për kontrollin e Bakhmut në Ukrainë.
Prigozhin e kishte kritikuar edhe më herët Ministrinë ruse të Mbrojtjes mbi mungesën e pretenduar të municioneve në Ukrainë, ndërsa javën e kaluar i cilësoi si të rreme qëllimet e luftës të Vladimir Putinit.
Por rebelimi i armatosur i së shtunës - kur trupat e tij pushtuan një seli ushtarake ruse në Rostov-on-Don, nisën një kolonë ushtarake drejt Moskës dhe rrëzuan një helikopter dhe një avion rus duke vrarë disa ushtarë rusë, nuk ngjante me asgjë të ndodhur me parë gjatë sundimit të gjatë të Putin.
Fjalimi televiziv i presidentit ditën e shtunë, përçoi tek publiku ndjenjën e panikut të madh. Putin e akuzoi Prigozhin për “tradhti” dhe për nguljen e një “thike pas shpine” ndaj popullit rus, duke premtuar ndëshkimin e të gjithë rebelëve. Por pastaj nuk ndodhi asgjë. Prigozhin u tërhoq nga grepi, kur iu premtuar se ai dhe forcat e tij nuk do të ndiqeshin penalisht dhe u lejua të kthehej në front. Kjo skenë i ngjan Rusisë së dobët të viteve 1990. Asokohe një shtet i dobët përgatiti terrenin për ngritjen e Putin në krye të vendit si një udhëheqës autoritar.
Legjenda që promovoi Putin, është ajo e një njeriu që nuk harron kurrë një mi të vogël, të bllokuar në një cep të dhomës, që gjithmonë do të kundërsulmojë, por edhe e një ish-oficeri të pamëshirshëm të KGB-së që ëndërron të ri-ngrejë perandorinë ruse. Të shtunën, ai nuk përfaqësoi asnjërin nga këto 2 imazhe.
Çfarë mund të bëjë tani? Për të rivendosur pozitat e tij, Putin mund të tentojë një shfaqje force, duke ndëshkuar kritikët dhe duke e drejtuar Rusinë edhe më shumë drejt totalitarizmit.
Pas pengmarrjes së qindra nxënësve dhe mësuesve nga çeçenët në një shkollë në Beslan në vitin 2004, Putin propozoi një ligj që i dha fund zgjedhjes së guvernatorëve lokalë, duke i emëruar direkt ata nga Kremlini.
Por tani që ka mbyllur njërin sy ndaj kryengritësve të armatosur, ai do të përballet me pikëpyetje shqetësuese nëse do të tentojë një goditje të re tejet të ashpër. Aktualisht në Rusi përbën një krim kritika ndaj ushtrisë, dhe figura kryesore e opozitës, Aleksei Navalni, po përballet me një gjyq të ri me akuza të rreme për “ekstremizëm”, që mund t’i sjellë atij një dënim të ri 30-vjeçar.
Por si mund ta justifikojë Putin këtë persekutim absurd dhe të vendosë masa të reja drakoniane pasi ka lënë të lirë autorët e një revolte të armatosur? Përpara rebelimit të së shtunës, Putin e menaxhoi strukturën e tij të pushtetit duke kërkuar besnikëri të rreptë personale nga elita dhe duke u siguruar që klanet më të rëndësishme - oligarkët, shërbimet e sigurisë, teknokratët, ushtria – të japin llogari para tij. Vladimir Putin zhduku gazetarinë e pavarur dhe e kontrolloi plotësisht politikën.
Tani ky sistem është tronditur, dhe rebelimi ngre mundësinë që të tjerët të përpiqen të tregojnë më shumë pavarësi ose ndoshta edhe ta sfidojnë hapur Putinin. Sem Grin, profesor i politikës ruse në Kolegjin Mbretëror në Londër shkroi së fundmi se me lëvizjen e tij Prigozhin ka nisur një garë midis elitave konkurruese ruse.
“Putini nuk mund ta luajë më lojën siç e ka luajtur më parë. Me një konkurrencë të madhe në zemrën e strukturës së pushtetit në Rusi, Putinit i mungon fleksibiliteti, hapësira manovruese dhe shkëputja që mbështeti ngritjen e tij dikur dhe që e ka mbajtur elitën të kënaqur”- thekson ai.
Deri tek revolta e Prigozhin, Putin dukej i palëkundur nga kursi i tij në Ukrainë. Ai ka dëshmuar një preferencë të qartë për konfliktet e zgjatura e “të ngrira”, duke i mposhtur kundërshtarët e tij. Dominonte mendimi se Putin kishte kohën në anën e tij. Por rebelimi i Prigozhin mund ta ndryshojë edhe këtë.
Rusia është dobësuar ndjeshëm nga lufta, me rreth 225.000 të vrarë dhe të plagosur dhe me sanksionet që po godasin fort ekonominë ruse. Tani që Prigozhin po vë hapur në dyshim qëllimet e deklaruara të luftës nga Putin, kjo mund të shkaktojë tronditje në opinionin publik rus.
Deri më sot, sondazhet tregonin se popullsia ruse ishte e përgatitur për një konflikt të gjatë dhe njerëzit nuk po dilnin më në rrugë për të protestuar, edhe pse varrezat po mbusheshin me të vrarët e luftës. Rebelimi mund të nxisë reflektime dhe ta ndryshojë qasjen aktualisht pasive.
Perceptimi mbi Putin si një udhëheqës i fortë mund të zhduket po aq shpejt sa u shfaq në vitin 1999, kur u zotua të fshinte rebelët çeçenë nga faqja e dheut. Ishte mbresëlënëse të shihje turmat që brohoritnin dhe përshëndesnin trupat e Vagner kur ata u larguan nga rrugët e Rostovit, pasi Aleksandër Llukashenko, despoti i Bjellorusisë, që tha se menaxhoi negociatat me Prigozhin, njoftoi se forcat e Wagner do të shkonin në Bjellorusi.
Llukashenko, që vodhi zgjedhjet presidenciale në vendin e tij në vitin 2020, e ka çuar vazhdimisht vendin e tij drejt nënshtrimit ndaj Moskës, madje duke lejuar vendosjen e armëve taktike bërthamore të Rusisë. Tani po strehon një forcë mercenare që ka kryer krime lufte, një pengesë tjetër për ata që kërkojnë demokraci në Bjellorusi dhe rrëzimin e Llukashenkos.
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët duhet të qëndrojnë të palëkundur në mbështetjen e tyre për Ukrainën, e cila po lufton ndaj Rusisë për ekzistencën dhe të drejtën e saj për t’u bërë një demokraci evropiane, dhe për të forcuar mbrojtjen evropiane në përgjithësi.
Se çfarë lloj Rusie do të jetë në kufi me Ukrainës qoftë javën apo vitin e ardhshëm, është e vështirë të dallohet që tani. Kursi afatgjatë i Rusisë duket shumë më pak i sigurt nga sa ishte vetëm disa ditë më parë.
Është e qartë se pozitat e Putinit janë të lëkundura, dhe ky është fillimi i një kapitulli të ri me rreziqe të reja. Detyrimi që Perëndimi të përgatitet për paparashikueshmërinë dhe paqëndrueshmërinë që vjen nga Rusia sapo është forcuar akoma më shumë./ “Washington Post” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Supozoni për një moment sikur duke parë herë pas here krim...
Për të kuptuar se çfarë po ndodh në Rusi këto ditë, duhet ...
Njerëzit dhe paraardhësit tanë kanë luajtur me zjarrin për...
Hapësira detare, është një element kyç në doktrinën bashkë...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), thotë se kërkesa...
Pas një jave mbushen 7 vite nga referendumi që i dha fund ...
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar, 75 kil...
Kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat e tij në U...
Forcat ukrainase e shpjegojnë shpeshherë me abuzimin me al...
Protagonist i lamtumirës së tij, siç mund të jenë vetë...
Për të dëshmuar mënyrën dramatike se si po ndryshon harta ...
Më 8 qershor, gazeta amerikane “Wall Street Journal”, zbul...
Gjatë gjithë periudhave historike ka pasur udhëheqës të më...
“Ne e dinim prej disa kohësh që rusët e kishin minuar Di...
Demokracitë moderne (ato të lashta ishin diçka tjetër) i p...
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, është një shembull se si ...
Aleanca e Politikave mbi Drogën, një grup që ka marrë mili...
Larisa kontrollon mesazhet e shkëmbyera me nipin e saj...
Kim luan ndeshjen e fundit me Napolin. Mbrojtësi koreano-j...
Në një intervistë gjithëpërfshirëse, gazeta gjermane “Die ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...