E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...

Gjatë presidencës së tij, Donald Trump tha: “Ne po e vendosim Amerikën në plan të parë... Po kujdesemi për veten për të bërë ndryshimin”. Më pas deklaroi: “Unë jam një nacionalist”. Në një fjalim tjetër, Trump deklaroi se nën drejtimin e tij, SHBA-ja kishte “përqafuar doktrinën e patriotizmit”.
Tani Donald Trump po garon sërish për president. Kur shpalli kandidaturën e tij, ai deklaroi se “i duhet mbështetja e çdo patrioti në SHBA, pasi kjo nuk është thjesht një fushatë elektorale, por është një operacion për të shpëtuar vendin tonë”.
Një javë më vonë ai darkoi në rezidencën e tij të famshme në Mar-a-Lago me Nik Fuentesin, një nacionalist i vetë-shpallur, të cilit i është ndaluar të ketë profile zyrtare nga Facebook, Instagram, Twitter, YouTube dhe platforma të tjera për shkak të përdorimit të gjuhës raciste dhe antisemite.
Më vonë Trump e konfirmoi takimin, por nuk e denoncoi sjelljen e Fuentes, pavarësisht thirrjeve për ta bërë këtë. Termat “nacionalizëm” dhe “patriotizëm” përdoren ndonjëherë si sinonime, por edhe kur Trump dhe mbështetësit e tij përshkruajnë axhendën e tij “America First”.
Por zakonisht shumë politologë, duke përfshirë edhe mua, nuk i shohin këto dy terma si ekuivalente apo edhe të pajtueshme midis tyre. Ekziston një ndryshim që është i rëndësishëm, jo vetëm për studiuesit, por edhe për qytetarët e zakonshëm.
Për të kuptuar se çfarë është nacionalizmi, është e dobishme të kuptojmë se çfarë është një komb dhe çfarë nuk është. Një komb është një grup njerëzish që ndajnë një histori, kulturë, gjuhë, fe ose një kombinim të tyre. Një vend, që nganjëherë quhet shtet në terminologjinë e shkencave politike, është një hapësirë territoriale që ka qeverinë e vet.
Një shtet-komb, është një entitet politik homogjen që përbëhet kryesisht nga një komb i vetëm. Shtetet-kombe janë të rralla, sepse në gati çdo vend banojnë më shumë sesa një grupim etnik. Një shembull i një shteti-komb do të ishte Koreja e Veriut, ku pothuajse të gjithë banorët janë koreanë etnikë.
Shtetet e Bashkuara nuk janë as komb dhe as një shtet-komb. Përkundrazi, është një shtet i banuar nga shumë grupe të ndryshme njerëzish që kanë një shumëllojshmëri historish, kulturash, gjuhësh dhe fesh të përbashkëta.
Disa nga ato grupe njihen zyrtarisht nga qeveria federale, si Kombi Navajo dhe Kombi Çeroki. Po ashtu në Kanada, kebekasit frëngjishtfolës njihen si një “komb i veçantë brenda një Kanadaje të bashkuar”.
Sipas përkufizimit të një fjalori nacionalizmi është “besnikëria dhe përkushtimi ndaj një kombi”. Ai është koncepti me domethënës për dikë që ndan të njëjtën histori, kulturë, gjuhë ose fe me të tjerët. Studiuesit e kuptojnë nacionalizmin si ekskluziv, duke nxitur një grup identiteti, nganjëherë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me të tjerët.
Grupimet “The Oath Keepers” and “Proud Boys” - ku 10 anëtarë të tyre u dënuan për rebelim për shkak të mësymjes së dhunshme të 6 janarit 2021 në Kapitolin Hill në Uashington - janë të dy shembuj të grupeve nacionaliste të të bardhëve, të cilët besojnë se emigrantët dhe njerëzit me ngjyrë janë një kërcënim për idealet e qytetërimit.
Trump i ka përshkruar ngjarjet e 6 janarit si “paqësore dhe patriotike”. Ai i ka cilësuar ata që u dënuan me burg si “patriotë të mëdhenj”, dhe ka shtuar se do të falë “një pjesë të madhe të tyre” nëse zgjidhet sërish president në vitin 2024.
Ka shumë nacionalizma të tjerë përtej nacionalizmit të bardhë. Kombi i Islamit, është një shembull i një grupimi nacionalist të zezakëve. Lidhja Kunder Shpifjes dhe Qendra Jugore Kundër Varfërisë e kanë karakterizuar atë si një grup urrejtjeje të supremacistëve me ngjyrë për shkak të paragjykimeve të tij kundër të bardhëve.
Përveç nacionalizmave raciste të të bardhëve dhe të zezakeve, ekzistojnë edhe nacionalizma etnikë dhe gjuhësorë, të cilët zakonisht kërkojnë autonomi më të madhe të grupeve të caktuara kombëtare. Shembujt përfshijnë Bllokun e Kebekut, Partinë Nacionaliste Skoceze dhe Plaid Cymru, Partinë e Uellsit, të cilat janë parti politike nacionaliste që kërkojnë shkëputjen nga shtetet përkatëse.
Në kontrast me besnikërinë e nacionalizmit apo përkushtimin e tij ndaj një kombi, patriotizmi është sipas të njëjtit fjalor “dashuria apo përkushtimi ndaj atdheut”. Ajo vjen nga fjala patriot, e cila në vetvete mund të gjurmohet në fjalën greke patrios, që do të thotë “i një ati”.
Pra patriotizmi ka nënkuptuar historikisht dashurinë dhe përkushtimin ndaj atdheut ose vendit të origjinës. Ai përfshin përkushtimin ndaj vendit në tërësi, duke përfshirë të gjithë njerëzit që jetojnë brenda tij. Ndërkohë nacionalizmi i referohet përkushtimit vetëm ndaj një grupi njerëzish mbi të gjithë të tjerët.
Një shembull i patriotizmit është fjalimi i Martin Luter King Jr. “Unë kam një ëndërr”, në të cilin ai recitoi vargun e parë të këngës patriotike “Amerika, vendi im”. Në “Letër nga burgu i Birmingemit”, King i përshkruante “grupet nacionaliste” si “të përbëra nga njerëz që kanë humbur besimin tek Amerika”.
Xhorxh Oruell, autori i librit “Ferma e kafshëve” dhe “1984” e përshkruan patriotizmin si “përkushtim ndaj një vendi të caktuar dhe si një mënyrë e veçantë jetese”. Ai e krahasoi atë me nacionalizmin, të cilin ai e përshkruan si “zakon për të identifikuar veten me një komb të vetëm apo me një njësi tjetër, duke e vendosur atë përtej së mirës dhe së keqes, dhe duke mos njohur asnjë detyrë tjetër përveç çuarjes së interesave të tij”.
Në fjalimin e tij “Unë kam një ëndërr” por edhe në raste të tjera, Martin Luter King Jr. e dënoi nacionalizmin dhe inkurajoi patriotizmin. Ngjitja në pushtet e Adolf Hitlerit në Gjermani u arrit përmes shtrembërimit të patriotizmin dhe duke përqafuar nacionalizmin.
Sipas Sharl Dë Gol, që e udhëhoqi Francën kundër Gjermanisë Naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më vonë u bë president i Francës “Patriotizëm është kur dashuria për popullin tënd vjen e para; dhe nacionalizëm, kur e para vjen urrejtja për njerëzit e tjerë përveç bashkëkombasve tuaj”.
Tragjedia e Holokaustit i kishte rrënjët në besimin nacionalist se grupe të caktuara njerëzish ishin inferiorë. Ndërsa Hitleri është një shembull veçanërisht ekstrem, në kërkimet e mia si studiues i të drejtave të njeriut, kam zbuluar se edhe në kohët e sotme, vendet me liderë nacionalistë kanë më shumë gjasa të kenë rekorde të këqija në lidhje me respektimin e të drejtave të njeriut.
Pas Luftës së Dytë Botërore, presidenti amerikan Herri Truman nënshkroi Planin Marshall, i cili do të ofronte ndihmë për rindërtimin e Evropës së pasluftës. Synimi i programit ishte të ndihmonte vendet evropiane “të shkëputeshin nga veprimet vetë-shkatërruese të nacionalizmit të ngushtë”.
Për Trumanin, vënia e Amerikës në plan të parë nuk do të thotë dalje nga skena globale dhe as mbjellje e përçarjes në vend përmes veprimeve dhe retorikës nacionaliste. Përkundrazi, ai e shihte “shqetësimin kryesor të popullit të Shteteve të Bashkuara” si dhe “krijimin e kushteve për një paqe të qëndrueshme në mbarë botën”.
Për të, vendosja në plan të parë e interesave patriotike të vendit të tij, nënkuptonte luftë kundër nacionalizmit. Kjo pikëpamje është në përputhje me atë të presidentit francez Emanuel Makron, që ka deklaruar se “patriotizmi është saktësisht e kundërta e nacionalizmit”. “Nacionalizmi, është një tradhti ndaj patriotizmit”- thotë ai.
Shënim:Joshua Holzer, ndihmës/profesor i shkencave politike në Kolegjin Uestminster./ Pershtatur nga CNA
Përgjatë gjithë historisë, pak gjëra e kanë formësuar më s...
Mali Vezuv është forca vullkanike famëkeqe që shfaqet mbi ...
Pavarësisht dështimit, përpjekja për grusht shteti e Jevge...
Rebelimi jetëshkurtër por i fuqishëm i Jevgeni Prigozhin d...
Supozoni për një moment sikur duke parë herë pas here krim...
Për të kuptuar se çfarë po ndodh në Rusi këto ditë, duhet ...
Njerëzit dhe paraardhësit tanë kanë luajtur me zjarrin për...
Hapësira detare, është një element kyç në doktrinën bashkë...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), thotë se kërkesa...
Pas një jave mbushen 7 vite nga referendumi që i dha fund ...
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar, 75 kil...
Kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat e tij në U...
Forcat ukrainase e shpjegojnë shpeshherë me abuzimin me al...
Protagonist i lamtumirës së tij, siç mund të jenë vetë...
Për të dëshmuar mënyrën dramatike se si po ndryshon harta ...
Më 8 qershor, gazeta amerikane “Wall Street Journal”, zbul...
Gjatë gjithë periudhave historike ka pasur udhëheqës të më...
“Ne e dinim prej disa kohësh që rusët e kishin minuar Di...
Demokracitë moderne (ato të lashta ishin diçka tjetër) i p...
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, është një shembull se si ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...