Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Mali Vezuv është forca vullkanike famëkeqe që shfaqet mbi Gjirin e Napolit në Itali. Megjithatë, dihet më pak se në këtë xhep idilik të bregdetit italian ndodhet një burim tjetër rreziku serioz: Kampi Flegrei.
Duke pasur parasysh potencialin e tij për të shkatërruar një qytet të madh mesdhetar, është spekuluar se ky vullkan aktiv mund të krijojë “Pompein e ardhshëm”, duke aluduar për shpërthimin katastrofik të ndodhur në vitin 79 të Erës Sonë.
Në pamje të parë duket si një pretendim i bujshëm, por studimet e fundit kanë sugjeruar se frika nga shpërthimi vullkanik i Kampi Flegrei mund të mos jetë e tepruar. Kampi Flegrei shtrihet vetëm 9 kilometra në perëndim të Napolit, qyteti i tretë më i madh në Itali, që është sinonim i picave shumë të shijshme.
Ai nuk ngjan shumë me një vullkan tipik malor, pasi është formuar në formën e një hendeku 1214 kilometra të gjerë, të cilin vullkanologët e quajnë kalderë. Hera e fundit që shpërtheu ishte pothuajse 500 vjet më parë.
Megjithëse ka treguar shenja të rritjes së aktivitetit gjatë shekullit të kaluar me kulmet dyvjeçare në vitet 1950, 1970 dhe 1980, dhe me një fazë më të ngadaltë aktiviteti gjatë dekadës së fundit. Në një studim të botuar këtë muaj, shkencëtarët në Universitetin e Kalifornisë (UCL), SHBA, studiuan modelet e tërmeteve dhe ngritjes së tokës që ka përjetuar në vitet e fundit Kampi Flegrei.
Ata arritën në një përfundim shqetësues: magma dhe gazi vullkanik po shpërthejnë rreth 3 kilometra nën sipërfaqe, duke çuar në një gjëmim të vazhdueshëm dhe shkaktuatr qindra tërmete të vogla secili. Aktiviteti është aq i fuqishëm sa e ka ngritur qytetin bregdetar të Pozzuoli me gati 4 metra kohët e fundit.
Nëse vazhdon ky aktivitet me këtë intensitet, studiuesit kanë frikë se vullkani mund të shtrihet në pikën e thyerjes, duke çuar në një shpërthim.
“Studimi ynë i ri konfirmon se Kampi Flegrei po i afrohet shpërthimit në sipërfaqe”- tha në një deklaratë Kristofer Kilbërn, autori kryesor i studimit dhe profesor i vullkanologjisë dhe rreziqeve gjeofizike në UCL Earth Sciences.
Megjithatë, studiuesit nxituan të shtojnë se asgjë nuk është e garantuar, dhe shpërthimet vullkanike janë tejet të vështira për t’u parashikuar.
“Aktiviteti mund të krijojë një çarje nëpër koren e Tokës, por që të ndodhë një shpërthim magma duhet ende të shtyhet në vendin e duhur”- shpjegon profesor Kilbërn.
Kur mali Vezuv shpërtheu në Gjirin e Napolit në vitin 79 të Erës Sonë, vlerësohet se popullsia e Pompeit dhe Herkulaneumit, dy qytetet romake që u shkatërruan plotësisht, banoheshin nga mbi 20.000 njerëz.
Sot, vlerësohet se Kaldera Kampi Flegrei, Napoli dhe rrethinat e tij banohen nga më shumë se 1.5 milion njerëz. Rreth 360.000 njerëz jetojnë praktikisht nën “çatinë” e vullkanit. Ndërsa do të ishte naive të bëhej ndonjë parashikim për shkatërrimin që mund të sjellë në Mesdhe Kampi Flegrei, historia na tregon se potenciali për fatkeqësi është atje.
Tani për tani, ne vetëm mund të shpresojmë që ‘murmuritjet’ e Kampi Flegreit të mos përshkallëzohen, dhe që intensiteti i tyre të qetësohet gradualisht.
“Në thelb është e njëjta gjë për të gjithë vullkanet që kanë qenë të qetë për breza. Kampi Flegrei mund të ketë ulje dhe rritje të aktivitetit të tij, siç shihet edhe në vullkane të ngjashme në mbarë botën, ose thjesht të rikthehet në gjendjen e fjetur që ka qenë prej qindra vjetësh.
Nuk mund të themi ende me siguri se çfarë do të ndodhë. Por më e rëndësishme është të jemi të përgatitur për të gjithë skenarët”- thotë dr Stefano Karlino nga Observatori i Vezuvit.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Pavarësisht dështimit, përpjekja për grusht shteti e Jevge...
Rebelimi jetëshkurtër por i fuqishëm i Jevgeni Prigozhin d...
Supozoni për një moment sikur duke parë herë pas here krim...
Për të kuptuar se çfarë po ndodh në Rusi këto ditë, duhet ...
Njerëzit dhe paraardhësit tanë kanë luajtur me zjarrin për...
Hapësira detare, është një element kyç në doktrinën bashkë...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), thotë se kërkesa...
Pas një jave mbushen 7 vite nga referendumi që i dha fund ...
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar, 75 kil...
Kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat e tij në U...
Forcat ukrainase e shpjegojnë shpeshherë me abuzimin me al...
Protagonist i lamtumirës së tij, siç mund të jenë vetë...
Për të dëshmuar mënyrën dramatike se si po ndryshon harta ...
Më 8 qershor, gazeta amerikane “Wall Street Journal”, zbul...
Gjatë gjithë periudhave historike ka pasur udhëheqës të më...
“Ne e dinim prej disa kohësh që rusët e kishin minuar Di...
Demokracitë moderne (ato të lashta ishin diçka tjetër) i p...
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, është një shembull se si ...
Aleanca e Politikave mbi Drogën, një grup që ka marrë mili...
Larisa kontrollon mesazhet e shkëmbyera me nipin e saj...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...