Rebelimi ushtarak në Rusi, një kërcënim serioz edhe për Kinën dhe Iranin
Në dramën “Vdekja e Vallenshteinit” të shkrimtarit gjerman...

E kanë quajtur “Skenari Z” dhe përshkruan atë që Kina beson se mund të ndodhë nëse do të shpërthejë një luftë e gjithanshme. Ushtria Çlirimtare Popullore e Kinës (UÇP) ka kryer një simulim për të vlerësuar performancën e armëve të saj të reja, përballë një konflikti të mundshëm gjithëpërfshirës.
Një hipotezë më se realiste ajo e luftës totale, duke pasur parasysh tensionet në rritje me Shtetet e Bashkuara dhe mosmarrëveshje e shumta të hapura dhe potencialisht shpërthyese si çështja e Tajvanit dhe pretendimet e ndryshme në Detin e Kinës Jugore. Në testin e tyre të fundit, ekspertët e Marinës Kineze, pa iu referuar armiqve të caktuar apo pa përmendur SHBA-në me emër, e kanë cilësuar këtë fund si “Skenari Z”.
Vini re termat e përdorur: kur të mbërrijë ora X, Dragoi duhet të përballet me një luftë gjithë-përfshirëse. Një koncept sipas të cilit do të mobilizohen të gjitha burimet e vendit në një përpjekje për të fituar luftën dhe kjo parashikon natyrisht përfshirjen e ushtrisë por edhe të popullsisë civile dhe ekonomisë, ashtu siç ndodhi. gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore.
Siç e ka theksuar edhe gazeta në gjuhën angleze “South China Morning Post”, në Kinën kontinentale vlerësimi i performancës së armëve konvencionale përfshin lojëra luftarake të bazuara në kompjuter dhe teste reale në terren. Simulimi u fokusua kryesisht në vlerësimin e aftësive luftarake të armëve në një konflikt rajonal, siç është ndërhyrja e drejtpërdrejtë ushtarake e dy ose më shumë grupeve të huaja transportuese rreth Tajvanit apo në Detin e Kinës Jugore.

Në skenarin Z, megjithatë, ka “një përplasje të vullnetit strategjik” që shtyn një konflikt rajonal të kthehet në një luftë gjithëpërfshirëse, thuhet në tekstin e Fang Canxin, që i përket njësisë 91404 të ushtrisë kineze, që është përgjegjëse për testimin në det të disa prej armëve më të fundit dhe më të fuqishme detare të Kinës.
Fang dhe kolegët e tij nuk përmendën ndonjë vend të caktuar, por pajisja armike e paraqitur në dokument - siç është destrojeri i klasit Arleigh Burke - i përket Marinës së SHBA-së dhe partnerëve të saj. Këto asete ushtarake i përkasin një “aleance blu” imagjinare. Në artikullin e tyre, shkencëtarët kinezë u përqendruan tek fati i një anijeje.
Modaliteti i luftës Z supozon se ushtria kineze mund ta gjejë veten nën një sulm të gjithanshëm nga “aleanca blu”. Marina kineze, e cila aktualisht ka gati 50 destrojerë, parashikon se secila anije do të goditet nga më shumë se 11 raketa armike dhe më shumë se 3 silurë.
Po ashtu parashikohet që “aleanca blu” do të jetë në gjendje të gjenerojë zhurma bllokimi mbi 30 herë më të forta se sa sinjali i përdorur nga anijet luftarake kineze për komunikim, ndërsa diapazoni i zbulimit të radarëve kinezë do të reduktohej në shumë më pak se 60 për qind të rrezes së tij normale.
Pra, këto kushte ekstreme do të pengonin rëndë aftësitë luftarake të luftanijes kineze. Në një skenar të tillë, gati një e treta e aftësive të mbrojtjes ajrore të shkatërruesit do të humbiste menjëherë pas sulmit dhe vetëm gjysma e raketave tokë-ajër mund të godasin objektivat armike. Ekspertët kinezë, të cilët i vlerësuan në mënyrë të pavarur rezultatet e vlerësimit të testit “besojnë se shifrat janë realiste”.

Fati i një luftanijeje mund të jetë i papërfillshëm në krahasim me koston e përgjithshme të një lufte totale, e cila ndër pasojat e tjera mund të përfshijë humbjen e miliona, apo edhe miliarda, jetë njerëzish dhe dëme të jashtëzakonshme në infrastrukturë, qytete, rrjete komunikimi dhe objekte industriale.
Nëse një ose më shumë aktorë në këtë luftë të mundshme do të përdorin armët bërthamore, atëherë lufta mund të shkaktojë gjithashtu efekte të qëndrueshme dhe të dëmshme në ekosistemet, bujqësinë dhe mjedisin, duke çuar në mungesa ushqimore, mutacione gjenetike dhe shkallë më të larta të kancerit dhe sëmundjeve të tjera.
Ekipi i Fang prezantoi një diskutim serioz mbi skenarët e një lufte gjithëpërfshirëse në kontekstin e kërcënimeve të mundshme me të cilat mund të përballen anijet kineze në ujërat e Detit të Kinës dhe Ngushticës së Tajvanit. Megjithatë, dokumenti u publikua në një moment delikat.
Kujtojmë se në dekadën e fundit marina kineze e ka revolucionarizuar (dhe po vazhdon ta bëjë) aftësitë e saj ushtarake për të ngritur një flotë, e cila sot konsiderohet cilësisht thuajse në të njëjtin nivel me atë të Shteteve të Bashkuara, të paktën sa i përket performancës. të anijeve të saj.
A do të thotë kjo se Kina po përgatitet për një luftë në shkallë të plotë me SHBA-në? Përjashtohet si mundësi. Ka më shumë gjasa që raporti i Njësisë 91404 të jetë krijuar për të vlerësuar potencialin ushtarak të ushtrisë kineze, për të korrigjuar çdo gabim, dhe në të njëjtën kohë për të bindur armiqtë (Shtetet e Bashkuara) që të mos bëjnë lëvizje të rrezikshme në rajonin e Indo-Paqësorit.
“Nëse do të përcaktoja shkallën e një lufte të afërt në një shkallë nga 1 deri në 10, tani do ta vendosja situatën në nivelin 7”- deklaroi ish-presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte në një emision radiofonik gjatë fundjavës që shkoi.
Ndërkohë Hu Xijin, ish-kryeredaktor i gazetës kineze “Global Times” dhe një figurë e shquar në mediat sociale kineze, thotë se shumica e zyrtarëve të qeverisë kineze besojnë se vendi duhet të qëndrojë i qetë dhe të mos i frikësohet skenarit të një “lufte asgjësimi” kundër Shteteve të Bashkuara.
Në rast se shpërthen një luftë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, ku në lojë do të jenë interesat strategjike të të dyja palëve, Shtetet e Bashkuara do të jenë në gjendje të mobilizojnë lehtësisht forcat e tyre dhe të përfshihen në një luftë deri në vdekje”- thotë Hu, duke sugjeruar se në një rast të tillë Kina do të kishte shumë pak shanse të fitonte./ “Il Giornale” - Pershtatur nga CNA
Në dramën “Vdekja e Vallenshteinit” të shkrimtarit gjerman...
Atmosfera në Paris dhe në shumicën e Francës është e rëndu...
Në aspektin e anomalive mjekësore, pak raste kanë tërhequr...
Gjatë presidencës së tij, Donald Trump tha: “Ne po e v...
Përgjatë gjithë historisë, pak gjëra e kanë formësuar më s...
Mali Vezuv është forca vullkanike famëkeqe që shfaqet mbi ...
Pavarësisht dështimit, përpjekja për grusht shteti e Jevge...
Rebelimi jetëshkurtër por i fuqishëm i Jevgeni Prigozhin d...
Supozoni për një moment sikur duke parë herë pas here krim...
Për të kuptuar se çfarë po ndodh në Rusi këto ditë, duhet ...
Njerëzit dhe paraardhësit tanë kanë luajtur me zjarrin për...
Hapësira detare, është një element kyç në doktrinën bashkë...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), thotë se kërkesa...
Pas një jave mbushen 7 vite nga referendumi që i dha fund ...
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar, 75 kil...
Kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat e tij në U...
Forcat ukrainase e shpjegojnë shpeshherë me abuzimin me al...
Protagonist i lamtumirës së tij, siç mund të jenë vetë...
Për të dëshmuar mënyrën dramatike se si po ndryshon harta ...
Më 8 qershor, gazeta amerikane “Wall Street Journal”, zbul...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...