“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Në dramën “Vdekja e Vallenshteinit” të shkrimtarit gjerman Friedrih Shiler, vdekja e një mercenari bart një madhështi të errët dhe tragjike. Ajo ishte shfaqja e parë që pashë në një teatër gjerman, në Hamburgun e fundit të viteve 1980. Ende sot më kujtohet mënyra se si vargu i Shilerit gjëmonte nëpër auditor.
Albreht von Vallenshtein ishte një nga figurat kryesore të Luftës Tridhjetëvjeçare. I lindur në një familje të varfër protestante bohemiane, ai u konvertua në katolicizmin romak dhe fitoi pasuri, pushtet dhe status dukal në shërbim të Perandorit të Shenjtë Romak Ferdinandi II.
Në një karrierë jashtëzakonisht të përgjakshme, ai luftoi ndaj turqve, venecianëve, danezëve, suedezëve dhe madje edhe ndaj bashkatdhetarëve të tij. Pra luftoi ndaj cilitdo për të cilin u pagua nga perandori.
Por përpjekja e paautorizuar e Vallenstein për të negociuar paqen në vitin 1633 e bindi Ferdinandin - që dyshonte edhe më herët për një komplot për një grusht shteti - të hiqte dorë nga komandanti i tij i fuqishëm. Në vitin 1634, Vallenstein u akuzua për tradhti të lartë dhe u ekzekutua brenda javës.
Mbetet të shihet nëse një fat të ngjashëm e pret rusin Jevgeni Prigozhin, “Vallenshteinin” e ditëve moderne, që më 23 qershor sfidoi për pak orë por në mënyrë spektakolare perandorin e Rusisë, Vladimir Putin, duke shpallur publikisht një kryengritje, duke marrë kontrollin e qytetit Rostov, dhe duke nisur drejt Moskës një autokolonë ushtarakë të mirë-armatosur.
Në kulmin e rebelimit, Putin mbajti një fjalim të ashpër për mediat. “Ambiciet e tepruara dhe interesat personale kanë çuar në këtë tradhti. Veprimet tona për të mbrojtur shtetin do të jenë të ashpra. Rusët duhet të kujtojnë se Revolucioni Bolshevik i vitit 1917, çoi në një kolaps të madh, në shkatërrimin e ushtrisë dhe në rënien e shtetit, në humbjen e territoreve të mëdha dhe në fund në tragjedinë e Luftës Civile”- deklaroi ai.
Por më shumë se e një shtetari, ai fjalim ishte më shumë përpjekje rrëqethëse e “Bosit të bosëve” për t’i treguar vendin një mafiozi rebel. Realiteti është se rebelimi i dështuar, zbuloi se sa shumë e ka e ka gërryer bazën e brendshme të pushtetit pushtimi i dështuar i Vladimir Putinit në Ukrainë.
Udhëheqësit e tij ushtarakë u përçanë. Disa e dënuan aktin e Prigozhin, të tjerët heshtën dhe pritën të shihnin se çfarë do të ndodhte. Siç shkroi Ana Ejpëllbaum, rusët e zakonshëm i panë veprimet e Vagner në Rostov me një përzierje të apatisë dhe eksitimit, duke bërë selfi në rrugë me Prigozhin dhe njerëzit e tij.
Zakonisht askush nuk mund të bëjë diçka të tillë nëse do të kishte vërtet frikë nga “Kumbari” në Kremlin. Po cila është rëndësia më e gjerë e krizës në Rusi? Vitin e kaluar, regjimi iranian u trondit nga protestat që pasuan vdekjen në paraburgim të 22-vjeçares Mahsa Amini.
Ato ishin vetëm të fundit në radhë pas episodeve të ngjashme në vitet 2009, 2012, 2017, 2018 dhe 2019. Ndërkohë edhe Partia Komuniste Kineze u detyrua të braktiste qasjen radikale të zero rasteve me Covid-19 përballë një vale protestash studentore.
Dhe nuk ishte hera e parë në historinë e Kinës që studentët e Pekinit e sfidojnë udhëheqjen e vendit. Në përgjithësi, kjo është shumë inkurajuese për ekipin e presidentit amerikan Xho Bajden. Duket se regjimet autoritare kryesore sot në botë, janë të prekura nga patologjitë e zakonshme të qeverive jo-përfaqësuese.
Por sikur edhe demokracitë të jenë të pambrojtura ndaj krizave të tilla të brendshme? Tek e fundit, jo shumë kohë më parë në SHBA u tentua një grusht shteti, pa harruar edhe një ngjarje të ngjashme në Brazil. Edhe nëse nuk planifikoi realisht një kryengritje më 6 janar 2021, Donald Trump u përpoq në disa mënyra të sfidonte rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Ndërkohë, Bajden po përpiqet të riafrohet më Narendra Modin, qeveria e të cilit në Indi duket gjithnjë e më shumë si një nga ato demokraci jo-liberale për të cilat Fareed Zakaria na paralajmëroi që në vitet 1990. Ashtu si Hungaria apo Turqia e sotme.
Në përgjithësi, mes aleatëve të Amerikës ka shumë “Putin të vegjël”. Një numër i madh i tyre, përfshirë Modin, nuk duken shumë të prirur ta ndihmojnë Ukrainën që të mposhtë Rusinë. Në fakt që të kuptojmë zhvillimet aktuale, duhet të kthehemi 3 shekuj pas.
Ngjarjet e 23 qershorit në Rusi nuk ngjanin me ato të vitit 1917. Dhe Prigozhin nuk ishte në rolin e Leninin, dhe as Putin në atë të Cari Nikollës II. Unë dyshoj se Rusia po shkon me shpejtësi drejt një Epoke të re Telashesh, periudhës së anarkisë midis viteve 1598-1613 që pasoi vdekjen të Ivanit të Tmerrshëm.
Kur të bjerë Putin nga pushteti, unë parashikoj se do të ketë më shumë se një pretendues për fronin, ashtu siç në fillim të viteve 1600 kishte shumë “Dimitri të rremë”, që pretendonin se ishin djali më i vogël i Ivanit. Fillimi i shekullit XVII-të ishte një epokë e trazuar në shumë vende.
Në Evropë, ajo arriti kulmin me Luftën Tridhjetëvjeçare, e cila u zvarrit edhe për 14 vjet të tjera pas vrasjes së Vallenstein. Në Ishujt Britanikë, ishte një periudhë e konfliktit të brendshëm, e njohur si Rebelimi i Madh, Revolucioni Puritan, Lufta Civile Angleze, Revolucioni Anglez apo Luftërat e Tre Mbretërive.
Në Francë, kardinali Rishëlje luftoi ndaj hygenotëve protestantë në shtëpi, dhe me perandorin katolik Ferdinand jashtë vendit. Në Kinë, ra dinastia Ming. Po pse ishte një kohë krize? Kur isha student, historianët preferonin të fajësonin për këtë rënien e temperaturave globale - “Epokën e Vogël Akulljanore” - megjithëse roli që luajti ndryshimi i klimës ndoshta është mbivlerësuar.
Unë them se në rrënjë të krizës në botën perëndimore ishte ndryshimi teknologjik. Gjatë shekullit XVI, shtypshkronja ishte përhapur në pjesën më të madhe të Evropës, duke nxitur jo vetëm reformimin fetar, por edhe luftën fetare.
Nga ana tjetër, përmirësimet në teknologjinë detare, po i lejonin tregtarët evropianë të mbulonin distanca gjithnjë e më të mëdha në udhëtimet e tyre, dhe anijet luftarake evropiane të fitoninr gjithnjë e më shumë beteja. Në tokë, një revolucion ushtarak prodhoi ushtri të qëndrueshme dhe përmirësime të rëndësishme në armatime.
Të marra së bashku, këto ndryshime dobësuan zotërimin e institucioneve të konsoliduara mesjetare si Kisha Katolike Romake dhe Perandoria e Shenjtë Romake. Të gjitha mbretëritë e mëdha të Evropës u gjendën, të paktën për një kohë, në një gjendje kaosi. Pushteti mund të merrej nga komandantët e luftës si Vallenstein dhe Oliver Kromuell.
Ndërkaq shekulli XX-të ishte një epokë e centralizimit mbresëlënës të jetës ekonomike dhe politike, e cila bëri të mundur bëmat e mobilizimit - jo vetëm luftërat botërore, por edhe planet ekonomike madhështore dhe përgjithësisht katastrofike të Stalinit, Hitlerit dhe Maos - që sot janë të paimagjinueshme.
Siç u bë e qartë në vitin 2020, gjëja më e madhe që mund të bëjë shteti i shekullit XXI-të, është t’i mbyllë njerëzit në shtëpitë e tyre. Dhe vetëm kinezët ishin realisht seriozë me bllokimet. Në kohën tonë, interneti ka luajtur rolin e shtypshkronjës. Ai i ka dhënë mundësi të gjithëve që dëshirojnë të shprehin dhe të shpërndajnë një mendim në rrjetet sociale, pavarësisht sa idiot mund të jetë ai.
Siç argumenton Odri Lronin i Universitetit Amerikan në një studim të ri “kompanitë si Alibaba, Amazon, Apple, ByteDance, Meta (Facebook), Google (Alphabet), Microsoft dhe Tencent janë aktorë gjeopolitikë me më shumë burime dhe fuqi se sa shumica e shteteve-kombe”.
Anarkia e madhe e shekullit XVII mori fund në vitet 1648, pasi shtetet evropiane ranë dakord (në dy traktatet të njohur si Paqja e Vestfalisë) për kushtet e reja që tentonin të forconin sovranitetin shtetëror, të kufizonin ndërhyrjen në fenë e shteteve fqinje si dhe rikthimin e instrumenteve të dhunës nën kontrollin e shtetit.
Megjithatë, pjesa më e madhe e mekanizmave të zgjerimit evropian në pjesën tjetër të botës, mbeti në domenin e korporatave private deri në mesin e shekullit XIX-të. Nuk është e qartë se sa afër apo larg jemi sot ndaj një momenti vestfalian. Por mendoj se bota është shumë më afër Vdekjes së Vallenshtein sesa një Paqeje të re të Vestfalisë./ “Bloomberg” - Pershtatur nga CNA
Atmosfera në Paris dhe në shumicën e Francës është e rëndu...
Në aspektin e anomalive mjekësore, pak raste kanë tërhequr...
Gjatë presidencës së tij, Donald Trump tha: “Ne po e v...
Përgjatë gjithë historisë, pak gjëra e kanë formësuar më s...
Mali Vezuv është forca vullkanike famëkeqe që shfaqet mbi ...
Pavarësisht dështimit, përpjekja për grusht shteti e Jevge...
Rebelimi jetëshkurtër por i fuqishëm i Jevgeni Prigozhin d...
Supozoni për një moment sikur duke parë herë pas here krim...
Për të kuptuar se çfarë po ndodh në Rusi këto ditë, duhet ...
Njerëzit dhe paraardhësit tanë kanë luajtur me zjarrin për...
Hapësira detare, është një element kyç në doktrinën bashkë...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), thotë se kërkesa...
Pas një jave mbushen 7 vite nga referendumi që i dha fund ...
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar, 75 kil...
Kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat e tij në U...
Forcat ukrainase e shpjegojnë shpeshherë me abuzimin me al...
Protagonist i lamtumirës së tij, siç mund të jenë vetë...
Për të dëshmuar mënyrën dramatike se si po ndryshon harta ...
Më 8 qershor, gazeta amerikane “Wall Street Journal”, zbul...
Gjatë gjithë periudhave historike ka pasur udhëheqës të më...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...