Një “Nuremberg” i ri për krimet në Ukrainë, por do të jetë e vështirë të gjykohet Vladimir Putin
Nxjerrja para gjyqit e presidentit rus Vladimir Putin, së ...

Duke folur para gazetarëve të mërkurën e javës së kaluar, presidenti pretendoi në mënyrë të rreme se Rusia është në luftë me Irakun. Në fakt siç dihet nga të gjithë, Rusia është në luftë me Ukrainën.
“Presidenti rus Vladimir Putin, është duke e humbur luftën në Irak. Ai është duke e humbur luftën në shtëpi. Dhe është bërë jo pak i neveritshëm në mbarë botën”- deklaroi Bajden para medias.
Një ditë më herët, gjatë një takimi për mbledhjen e fondeve për fushatën, Bajden bëri të njëjtin gabim duke e ngatërruar Ukrainën me Irakun.
“Nëse dikush do t’ju thoshte... se ne do të ishim në gjendje ta bashkonim të gjithë Evropën përballë sulmit ndaj Irakut, dhe ta bënim nxisnim NATO-n të bashkohej plotësisht, unë mendoj se ata do t’ju kishin thënë se kjo gjë nuk ka gjasa të ndodhë”- theksoi ai.
Edhe pse shumë gazetarë bënë një punë të mirë, duke e nxjerrë në pah konfuzionin e dukshëm mendor të presidentit në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, duket se industria e lajmeve në tërësi po e shmang pyetjen logjike që pason këto gafa “A është mirë Bajden në aspektin mendor?”.
Kjo nuk është një pyetje e padrejtë, duke pasur parasysh se gafat Irak/Ukrainë nuk ishin episode të izoluara. Ato janë thjesht të fundit në një varg deklaratash të çuditshme, konfuze dhe kryesisht të pakuptueshme nga Bajden, në vargun shumë më të gjatë të deklaratave të çuditshme, konfuze dhe kryesisht të pakuptueshme, të cilat po e përcaktojnë presidencën e tij.
“Ne kemi plane për të ndërtuar një hekurudhë nga Paqësori në të gjithë Oqeanin Indian”- tha presidenti këtë muaj gjatë një fjalimi para Lidhjes së Votuesve të Konservimit.
Natyrisht që një plan i tillë nuk ekziston. Sipas menaxherëve të Shtëpisë së Bardhë, presidenti po i referohej një plani që do të lidhte hekurudhat në të gjithë kontinentin afrikan, duke lidhur portet në Oqeanin Atlantik me portet në Oqeanin Indian.
Më 19 qershor, presidenti premtoi se do të mbronte 30 për qind të tokave dhe ujit në SHBA deri në vitin e fundit të mandatit të tij për të zbutur ndikimin e klimës. Ndërkaq pas një fjalimi më 16 qershor në Universitetin e Hartfordit në Konektikat, ku Bajden promovoi përpjekjet për kontrollin e armëve, presidenti shtoi ndër të tjera:”Zoti e ruajt Mbretëreshën!”.
Stafi i marrëdhënieve me median që raportoi për fjalimin e presidentit në kohë reale, mbeti i hutuar nga komentet e tij, sepse mbretëresha Elizabeta II ka vdekur ndërsa mbret i Britanisë është djali i saj.
“Disa prej jush më kanë pyetur pse mund ta ketë thënë këtë. Nuk e kam idenë, ashtu si shumë të tjerë”- u shpreh Tod Gilman i “Dallas Morning News”.
Nga ana e saj Shtëpia e Bardhë, pretendoi se presidenti thjesht po bënte shaka me një pjesëtar të audiencës, një detaj që me sa duket nuk u vu re nga të gjithë gazetarët që mbulojnë çdo ditë Shtëpinë e Bardhë.
Po ashtu, është fakt që Bajden vazhdon të pretendojë se djali i tij i ndjerë, Bio, vdiq në Irak.
Në të vërtetë ai nuk vdiq në Irak por në SHBA, 6 vjet pasi u kthye nga një mision në Irak. Gjatë fjalimit të tij mbi Gjendjen e Unionit në vitin 2022 Bajden deklaroi:“Putini mund ta rrethojë Kievin me tanke, por ai nuk do të fitojë kurrë zemrat dhe shpirtrat e populli iranian”.
Në korrik të po atij viti, presidenti tha gjatë vizitës së tij në Izrael:”Ne duhet të vazhdojmë çdo ditë të dëshmojmë, të mbajmë gjallë të vërtetën dhe nderin e Holokaustit”. Më vonë e korrigjoi veten, duke zëvendësuar “nder” me fjalën “tmerr”.
Më herët, gjatë një aktiviteti pranë Shtëpisë së Bardhë, Bajden pyeti se ku ndodhej republikania e ndjerë Xheki Ualorski, vdekjen e të cilës vetë presidenti e kishte përkujtuar në një deklaratë publike vetëm disa javë më parë. Madje flamuri i Shtëpisë së Bardhë ishte ulur në gjysmë shtizë për 2 ditë pas vdekjes tragjike të kongresmenes.
Ose kur Bajden miratoi aksidentalisht ndryshimin e regjimit në Rusi, kur deklaroi gjatë një vizite në Poloni:“Për Zotin, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet!”. Ai moment e sikletosi jo pak stafin e presidentit. Gjëja më e sjellshme që mund të thuhet për këtë president, është se ai ka humbur toruan.
Dhe kjo nuk ka të bëjë vetëm me faktin nëse Bajden ka aftësinë për ta përfunduar këtë mandat, e lëre më pastaj të shërbejë për një mandat të dytë. Por me faktin pse ne në media, nuk po bëjmë një debat më të fortë në lidhje me gjendjen mendore të presidentit tonë. Mungesa e dukshme e interesit për këtë çështje, perceptohet si një ndryshim i ritmit për një industri që historikisht nuk i është shmangur çështjeve të tilla. Për shembull gjatë viteve të presidencës Trump, nuk kishte mungesë të mbulimit dhe komenteve që vinin në dyshim aftësinë fizike dhe mendore të presidentit.
Në ato vite, çdo fjali e botuar nga media kishte tre pjesë:një emër, një folje dhe pyetjen “A është i çmendur Donald Trump”?Psikiatrit u bënë të famshëm brenda natës për mediat e lajmeve vetëm për gatishmërinë që treguan për të përdorur kredencialet e tyre kundër Trump.
Më herët, kur senatori i ndjerë Xhon Mekein kandidoi për president në vitin 2008, një temë e njohur në atë kohë ishte “A mos është shumë i moshuar”?. Më pas, ishte Xhorxh Ë. Bush, beteja e përjetshme e të cilit me anglishten u bë ushqim për shumë spekulime mediatike dhe shaka.
Së fundi është edhe i ndjeri Ronald Reagan, administrata e të cilit u vu në siklet nga pyetjet e vazhdueshme të medias, nëse truri i tij ishte kthyer plotësisht në një “pure patatesh”. Këtë vit po shohim që presidenti aktual ngatërron ngjarjet botërore kryesore, lavdëron projekte hekurudhore që nuk ekzistojnë, vajton viktimat e luftës që nuk janë reale, endet nëpër skena dhe flet para mediave sikur e ka humbur fillin.
Po ashtu e ka të vështirë të flasë gjatë pa bërë ndonjë gafë, apo pa shfaqur një lodhje ekstreme. Megjithatë, pavarësisht refleksit normal për të pyetur nëse presidenti është në përputhje me kërkesat e postit që mban, ne në media i jemi përgjigjur presidencës së çuditshme të Bajdenit me pak më shumë sesa një ngritje supesh.
Çështja nuk është të krahasohet qasja e medias ndaj presidentëve të kaluar dhe kandidatëve për president, për të denoncuan sjelljen hipokrite. Përkundrazi, publiku meriton të dijë nëse Bajden është i aftë të përmbushë minimumin e kërkuar nga posti që mban.
Nëse ka diçka që përfshihet në “interesin publik” është me siguri kjo e fundit. E megjithatë media po shfaq një indiferentizëm. Zgjedhje e reja presidenciale po afrojnë, dhe publiku ka të drejtë të dijë nëse kandidatët kryesorë për president janë realisht të aftë të kryejnë detyrat e tyre.
Shënim:Becket Adams, publicist me banim në Uashington dhe drejtor programi në Qendrën Kombëtare të Gazetarisë./ “The Hill” - Pershtatur nga CNA
Nxjerrja para gjyqit e presidentit rus Vladimir Putin, së ...
Ata e quanin atë “perandoresha e terrorit” ose “mbretëresh...
E kanë quajtur “Skenari Z” dhe përshkruan atë që Kina beso...
Në dramën “Vdekja e Vallenshteinit” të shkrimtarit gjerman...
Atmosfera në Paris dhe në shumicën e Francës është e rëndu...
Në aspektin e anomalive mjekësore, pak raste kanë tërhequr...
Gjatë presidencës së tij, Donald Trump tha: “Ne po e v...
Përgjatë gjithë historisë, pak gjëra e kanë formësuar më s...
Mali Vezuv është forca vullkanike famëkeqe që shfaqet mbi ...
Pavarësisht dështimit, përpjekja për grusht shteti e Jevge...
Rebelimi jetëshkurtër por i fuqishëm i Jevgeni Prigozhin d...
Supozoni për një moment sikur duke parë herë pas here krim...
Për të kuptuar se çfarë po ndodh në Rusi këto ditë, duhet ...
Njerëzit dhe paraardhësit tanë kanë luajtur me zjarrin për...
Hapësira detare, është një element kyç në doktrinën bashkë...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), thotë se kërkesa...
Pas një jave mbushen 7 vite nga referendumi që i dha fund ...
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar, 75 kil...
Kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat e tij në U...
Forcat ukrainase e shpjegojnë shpeshherë me abuzimin me al...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...