Kallëzohet në SPAK Edi Rama
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...
Grupi Parlamentar i PD-së kallëzon në SPAK Edi Ramën për v...

Drejtuesja e opozitës bjelloruse në mërgim, ndodhet në Romë për të takuar drejtuesit e qeverisë italiane dhe një grup parlamentarësh. E pyes si është në këto momente dhe përgjigja e saj është:”Forcat fizike nuk më mungon, por morali është i lëkundur. Kur nisi rebelimi, i thamë vetes: Edhe një javë dhe regjimi bie”.
Por më 9 gusht, mbushen 3 vite që nga zgjedhjet presideciale në Bjellorusi, të cilat u manipuluan sërish nga diktatori Aleksandër Llukashenko, përmes përjashtimit nga gara të 10 kandidatëve të opozitës, përfshirë blogerin Sergej Tikanovski, bashkëshortin e Svetllanës, i cili më vonë u burgos.
“Ai ishte i pari nga mijëra njerëz që u burgosën. Sot nuk dimë asgjë për të, si për shumë të burgosur të tjerë politikë. Letra e tij e fundit mban datën 9 mars. Madje na dhanë lajmin se ai vdiq në qelinë e tij në burgun Zhodzina. Por ne mendojmë se kjo është një gënjeshtër për të më frikësuar. Nuk është hera e parë që ma thonë diçka të tillë. Megjithatë kam 4 muaj që nuk kam asgjë prej tij. Fëmijët i shkruajnë çdo ditë, ndërsa vajza jonë qan gjithmonë”- thotë Svetllana.
Pas arrestimit të Sergeit, është ajo, një ish-mësuese në atë kohë dhe nënë e dy fëmijëve, që drejton qeverinë dhe “parlamentin hije”. Janë rreth 100 persona, ata që kryejnë nga jashtë funksionet e asaj që ka mbetur nga opozita kundër diktatorit të fundit të Evropës. Ajo thotë se pas takimeve në Itali, do të kërkojë më shumë vëmendje ndaj Bjellorusisë në samitin e NATO-s në Vilnius në datat 10-11 korrik.
60 mijë të burgosur, shumë të tjerë në mërgim. Në çfarë faze është opozita në vendin tuaj?
Ka shumë urrejtje për shenjat në rritje të ndërhyrjes së Rusisë. 86 për qind e qytetarëve janë kundër Llukashenkos. Por zërat kundër shtypen. Aty të arrestojnë për gjithçka, madje edhe nëse flet bjellorusisht. Gjuha jonë është bërë një kod për disidentët. Autoritetet në çdo nivel flasin vetëm rusisht.
A ka ndonjë të re mbi Prigozhin? A ndodhet ai vërtet në Minsk?
Gjërat nuk janë shumë të qarta. Avioni i tij personal u ul në Minsk, por më pas u ngrit sërish.
Dhe pas grushtit të dështuar të shtetit disa mijëra ushtarë të Vagnerit, duket se do të strehohen në Bjellorusi...
Të dhënat që kemi nga “inteligjenca popullore” na thonë se ata nuk kanë mbërritur ende. Nuk dihet se sa mund të jenë, Megjithatë fotot satelitore tregojnë se po ndërtohen struktura dhe kampe për t’i strehuar. Ne i konsiderojmë shumë të rrezikshëm. Llukashenko thotë se do të vijnë dhe trajnojnë ushtarët tanë. Por për çfarë? Për të përdhunuar? Për të vrarë civilë? Dhe kush do të jetë në gjendje t’i kontrollojë ata, duke qenë se edhe vetë Putini tregoi se nuk është në gjendje ta bëjë këtë?
Çfarë roli luajti në të vërtetë Llukashenko në dhënien fund të rebelimit?
Ai e paraqet veten si një paqe-bërës, një burrë shteti. Në fakt, ai ishte thjesht i tmerruar nga fundi i regjimit në Moskë, sepse e di se e pret i njëjti fat. Putini u poshtërua duke kërkuar ndihmë nga vasali dhe borxhliu i tij.
Çfarë nënkuptoni me “inteligjencë popullore”?
Mediat tona janë që të gjitha të kontrolluara nga regjimi në Minsk. Megjithatë ne kemi mijëra “gazetarë qytetarë”, që përhapin lajme, foto dhe dokumente të të gjitha llojeve. Ka nga ata që në disa fshatra që nuk kanë internet përhapin mimeografi. Kur Lukashenko përfundoi në spital, të gjithë e dinin këtë gjë.
Si është gjendja e tij shëndetësore?
Nuk është e qartë. Por ai ndiqet nga mjekët më të mirë, ndaj nuk mbajmë shumë shpresa se nga skena do të nxjerrë sëmundja.
Gjithsesi, çfarë do të ndodhte nëse ai do të vdiste apo do të rrëzohej nga pushteti?
Kemi plane për rrethana të ndryshme. Në platformën Telegram, ka disa kanale me qindra mijëra abonentë, ku disa ish-ushtarakë që dezertuan në vitin 2020 do të shpërndajnë udhëzimet se si duhet vepruar për çdo skenar. Njerëzit e dinë dhe janë gati. Plani, edhe pse sekret, është gati.
E keni parë atë?
Unë e kam lexuar.
Armët taktike bërthamore ruse janë vendosur në territorin e Bjellorusisë. Llukashenko thotë se mund t’i aktivizojë ato “me një telefonatë”...
Në këtë mënyrë ai na shiti tek Rusia. Për shumë vite, nuk do të arrijmë të çlirohemi prej tyre. Njerëzit janë shumë të frikësuar. Ne jemi një popull që e kemi përjetuar tragjedinë e Çernobilit. Ai thotë se ato do të na mbrojnë nga armiqtë, që jeni ju perëndimorët, por në realitet ato na shndërrojnë në një shënjestër. Dhe ukrainasit në një armik, në një bashkë-agresor. Ndërkohë, ne dhe ukrainasit jemi në të njëjtin pozicion:duhet të jemi sa më shumë evropianë./ “Corriere della Sera” - Pershtatur nga CNA
Një hije po e përndjek Evropën. Në Francë, Suedi, Gjermani...
Sipas kanalit në gjuhën ruse Gray Zone në platformën Teleg...
Në fillim të muajit maj, ambasadori rus në Gjermani organi...
Duke folur para gazetarëve të mërkurën e javës së kaluar, ...
Nxjerrja para gjyqit e presidentit rus Vladimir Putin, së ...
Ata e quanin atë “perandoresha e terrorit” ose “mbretëresh...
E kanë quajtur “Skenari Z” dhe përshkruan atë që Kina beso...
Në dramën “Vdekja e Vallenshteinit” të shkrimtarit gjerman...
Atmosfera në Paris dhe në shumicën e Francës është e rëndu...
Në aspektin e anomalive mjekësore, pak raste kanë tërhequr...
Gjatë presidencës së tij, Donald Trump tha: “Ne po e v...
Përgjatë gjithë historisë, pak gjëra e kanë formësuar më s...
Mali Vezuv është forca vullkanike famëkeqe që shfaqet mbi ...
Pavarësisht dështimit, përpjekja për grusht shteti e Jevge...
Rebelimi jetëshkurtër por i fuqishëm i Jevgeni Prigozhin d...
Supozoni për një moment sikur duke parë herë pas here krim...
Për të kuptuar se çfarë po ndodh në Rusi këto ditë, duhet ...
Njerëzit dhe paraardhësit tanë kanë luajtur me zjarrin për...
Hapësira detare, është një element kyç në doktrinën bashkë...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), thotë se kërkesa...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...