E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...

Gjatë një aktiviteti muajin e kaluar, shefi i NATO-s Jens Stoltenberg, deklaroi:”Jemi duke punuar për një paketë shumëvjeçare që do të kërkojë shumë fonde...”. Ishte një deklaratë që nuk bëri bujë në media, por që në fakt e pranoi me shumë kthjelltësi, se ndërsa lufta e kaloi më datën 8 korrik ditën e saj të 500-të, nuk ka asnjë fund të saj në horizont.
Jo këtë vit, as vitin e ardhshëm apo edhe një vit më pas. Dhe kjo duhet të jetë shumë shqetësuese, sepse në kundërshtim me atë që pranohet zakonisht, të gjithë ata që kanë vërtet rëndësi në këtë konflikt - ukrainasit, rusët dhe amerikanët - po përpiqen shumë për t’i dhënë fund atij.
Sepse përkundër opinionit të përhapur, nuk është e vërtetë që Zelenski dëshiron që bota ta mbështesë atë përgjithmonë derisa ai të kryejë një Reconquista (çlirim) të plotë të territorit të pushtuar duke përfshirë Krimenë.
Kundërsulmi i tij aktual - sidomos drejt Detit të Zi për t’i izoluar forcat ruse më në perëndim - është një dëshmi i qartë i kësaj. Ajo është llogaritur enkas për ta detyruar Moskën të ulet në tryezën e bisedimeve ose të rrezikojë humbjen e dhjetëra mijëra ushtarëve përmes kapjes rob apo vdekjes.
Por Zelenski ka refuzuar vazhdimisht ta pranojë se ai ka një “qëllim të kufizuar” për të arritur një paqe të negociuar pa Krimenë. Dhe këtë e ka bërë si për arsye ushtarake ashtu edhe personale. Arsyeja ushtarake është e drejtpërdrejtë dhe e zakonshme për çdo luftë:që të përparojnë, ukrainasit në vijën e frontit nuk mund të luftojnë në një mënyrë “të kufizuar”.
Ata duhet të besojnë se përkushtimi dhe vetëmohimi i tyre absolut, mund t’i japë fund luftën vetëm me fitore. Arsyeja personale është se Zelenski është hebre, ashtu si edhe Ministri i tij i Mbrojtjes, Oleksi Resnikov. Dhe si hebrenjtë e panumërt që luftuan për vendet e tyre lart e poshtë Evropës gjatë shekullit të kaluar, të dy shihen me dyshim nga ultra-nacionalistët ukrainas, të cilët janë zakonisht antisemitë.
Për ta, nuk është një ironi e vogël që Ukraina detyrohet të udhëhiqet në luftën e saj për ekzistencë nga 2 hebrenj, teksa heroi i saj themelues, Bogdan Kmelnicki, ishte i vetmi paraardhës i Hitlerit si një lider kombëtar gjenocidal dhe antisemit. Por në vend të përçmimit, ai ka një qytet, një rajon, dhe disa rrugë me emrin e tij.
Madje edhe brigada e Gardës Presidenciale të Zelenskit mban emrin e tij. Duke pasur parasysh mosbesimin fanatik të nacionalistëve ndaj presidentit, pavarësisht nga lidershipi i tij i shkëlqyer që nga nata e parë e luftës, ai nuk mund të jetë njeriu i kompromiseve.
Por ky është vetëm nënteksti. Si çdokush tjetër, Zelenski e di shumë mirë se lufta duhet të përfundoje me negociata, sepse askush nuk do të marshojë drejt Moskës për t’i detyruar rusët që të dorëzohen. Diskutimi për “ndryshimin e regjimit”, mund të ofrojë një premtim joshës për disa.
Por ai dëshmon kryesisht një optimizëm të tepruar e të pamend, që përfill gjasat që zëvendësimi i Putinit të premtojë jo paqen, por një luftë më efektive. Prigozhin u duartrokit me entuziazëm në Rostov nga qytetarët, pikërisht sepse bëri thirrje për të shkarkuar nga detyra humbësit.
Pra, rusët duan gjeneralë që mund të marshojnë drejt Kievit, siç marshoi dikur Zhukov në Berlin në vitin 1945. Por fakti që rusët mund të vazhdojnë të bombardojnë qytetet e Ukrainës ditë pas dite, është një nxitje më shumë për të kërkuar një armëpushim, gjë që mund të vonohet nga asnjë ëndërr për rikthimin e Krimesë nën kontrollin e Kievit.
Për momentin, forcave të Ukrainës u mungon fuqia për një marshim të shpejtë drejt detit, dhe ato vuajnë dukshëm nga mangësitë e pajisjeve. Pas marrjes në dorëzim të tankeve gjermane Leopard, po shihet se raketat ruse antitank, Kornet, janë shumë të afta në shkatërrimin e tyre.
As Leopardët dhe as tanket amerikanë M.1 nuk do të bëjnë ndonjë gjë të madhe kundër tyre. Por edhe nëse kjo ofensivë nuk mund të jetë vërtet e suksesshme, forca e Ukrainës po rritet dukshëm, gjë që duhet të jetë e mjaftueshme për ta nxitur Rusinë të ulet në tryezën e negociatave.
Sepse, ashtu si Zelenski edhe Putini po akuzohet se ka refuzuar një armëpushim sepse dëshiron shumë. Po, është tërësisht e vërtetë që Putin e nisi luftën i vendosur ta pushtonte Ukrainën brenda 1 jave, sipas planit të hartuar nga shefi i shtabit, gjenerali Valeri Gerasimov.
Por që në orët e para të mëngjesit të 24 shkurtit, Putin zbuloi se Gerasimov dhe shefi i shërbimit sekret FSB kishin gabuar. Në atë moment ai refuzoi të dyja alternativat që kishte në dispozicion. E para ishte ajo që shumë besojnë se bëri vitin e kaluar:vendosi të luftojë me zell.
Për këtë do t’i duhej të shpallte luftë dhe të mobilizonte 2 milionë rezervistët e tij për të pushtuar vendin fqinj me një forcë ushtarake shumë më të madhe, në krahasim me planet e Gerasimov që kërkonin 150.000 efektivë (përfshirë dentistët).
Po pse nuk e bëri? Sigurisht jo sepse kishte frikë nga hakmarrja bërthamore. Kancelari Olaf Sholc sapo kishte deklaruar se Gjermania nuk do ta vononte hapjen e planifikuar të gazsjellësit “Nord Stream 2” edhe nëse do të pushtohej Ukraina. Ndërkohë Uashingtoni kishte hequr dorë shumë kohë më parë nga “parandalimi i zgjeruar”, ku armët bërthamore do të përdoreshin si përgjigje ndaj sulmeve konvencionale kundër aleatëve të SHBA-së.
Por Putin i druhej diçkaje po aq e fuqishme. Çdo njësi e ushtrisë ruse, me përjashtim të forcave ajrore profesionale, përfshin rekrutët 18- 19 vjeç, nënat e të cilëve do të dilnin me shpejtësi në rrugë në të mbarë Rusinë. Po ashtu do të vërshonin në Sheshin e Kuq për të protestuar me forcë nëse do të kishte shumë viktima.
Dhe Putini nuk ishte gati të shpallte luftë, dhe që policia e tij të përleshej me nënat ruse. Ai jo vetëm që refuzoi të mobilizonte forcat e armatosura ruse, por ndaloi madje edhe përmendjen e termit “luftë” (voyna) nga të gjitha komunikimet zyrtare. Pra, gjithçka që i duhej Putinit për të vazhduar luftën derisa armiqtë e tij ta humbnin durimin, ishte fuqia punëtore dhe mbajtja jashtë luftimit e rekrutëve të rinj.
Ai ka ende shumë para të cilat po i përdor. Tani për tani, bashkimi me ushtrinë i sjell një rusi një pagë prej 2.296 dollarësh në muaj, dhe përfitime më të mëdha për familjen në rast se vdes në front. Elvira Nabiulina, drejtuese e Bankës Qendrore të Rusisë, ishte një figurë shumë e respektuar që para luftës.
Por tani cilësohet një heroinë e financave publike, për shkak të kontrollin e suksesshëm të inflacionit, që ka qenë në fakt më i mirë sesa i Bankës së Anglisë apo Rezervës Federale të SHBA-së. Por tani thuhet se ajo po e zvogëlon shtypjen e rublave të reja, jo nga frika e një borxhi më të madh kombëtar (shumë më i ulët se ai i SHBA-së apo Britanisë së Madhe) por nga inflacioni.
Për Putinin, ky është një kërcënim më i madh se çdo gjë tjetër që mund të hasin trupat e tij në fushën e betejës. Inflacioni do të godasë shumë shpejt të varfrit e Rusisë, shumë prej të cilëve janë të shpërndarë nëpër stepat e pafundme të Rusisë. Këta rusë janë gjithashtu mbështetësit më të fortë të Putinit.
Është kjo arsyeja pse nga Kremlini kanë dalë sinjale të pagabueshme, se Putini është më në fund gati të marrë në konsideratë një kompromis. Por pala e fundit që e dëshiron këtë është SHBA-ja. Javën e kaluar kreu i CIA-s, Uilliam J.Bërns i telefonoi homologun e tij rus, Sergej Narishkin, për ta siguruar se SHBA nuk kishte asnjë lidhje me marshimin e Prigozhin drejt Moskës.
Ajo telefonatë është prova më e fortë se administrata Bajden (e mbështetur plotësisht nga shumica e republikanëve) nuk dëshiron që Rusia të destabilizohet nga kjo luftë. Sepse ajo e di shumë mirë se vetëm fuqia ruse i pengon kinezët të përvetësojnë hapësirat e gjera të Mongolisë, Kazakistanit, Republikës së Kirgistanit, Uzbekistanit dhe Taxhikistanit.
Dhe që armët ruse shkojnë ende në të vetmet vende që po përballen me kinezët në incidente të përsëritura:India në tokë dhe Vietnami në det. Pra, këtu qëndron edhe paradoksi ynë. Edhe pse 3 palët kryesore duan t’i japin fund luftës, luftimet vazhdojnë ende. Pse? Për shkak të një virtyti që është edhe mëkat.
Lufta e Ukrainës nuk është një luftë e gjithanshme si Lufta e Parë apo e Dytë Botërore. Është një “luftë e kufizuar”, ku ambasadat amerikane dhe ruse funksionojnë ende në Moskë dhe Uashington, astronautët amerikanë dhe rusë ndajnë së bashku kapsulat hapësinore.
Rusët nuk sulmojnë avionët dhe anijet amerikane që i sjellin armë armikut të tyre, dhe amerikanët nuk e furnizojnë Ukrainën me armë që mund të sulmojnë qytetet ruse. Pra për sa kohë që në shënjestër janë vetëm ukrainasit, asnjë nga protagonistët e tjerë nuk ka ndonjë arsye të fortë për t’i dhënë fund luftimeve. Prandaj ashtu si Lufta Shtatëvjeçare e shekullit XVIII, ajo rrezikon të zvarritet edhe për të paktën 500 ditë të tjera./ “Unherd” - Pershtatur nga CNA
Samiti i kësaj jave i udhëheqësve të NATO-s në Vilnius do ...
Për shumicën nga ne, lemza një dukuri shumë e bezdisshme, ...
Drejtuesja e opozitës bjelloruse në mërgim, ndodhet në Rom...
Një hije po e përndjek Evropën. Në Francë, Suedi, Gjermani...
Sipas kanalit në gjuhën ruse Gray Zone në platformën Teleg...
Në fillim të muajit maj, ambasadori rus në Gjermani organi...
Duke folur para gazetarëve të mërkurën e javës së kaluar, ...
Nxjerrja para gjyqit e presidentit rus Vladimir Putin, së ...
Ata e quanin atë “perandoresha e terrorit” ose “mbretëresh...
E kanë quajtur “Skenari Z” dhe përshkruan atë që Kina beso...
Në dramën “Vdekja e Vallenshteinit” të shkrimtarit gjerman...
Atmosfera në Paris dhe në shumicën e Francës është e rëndu...
Në aspektin e anomalive mjekësore, pak raste kanë tërhequr...
Gjatë presidencës së tij, Donald Trump tha: “Ne po e v...
Përgjatë gjithë historisë, pak gjëra e kanë formësuar më s...
Mali Vezuv është forca vullkanike famëkeqe që shfaqet mbi ...
Pavarësisht dështimit, përpjekja për grusht shteti e Jevge...
Rebelimi jetëshkurtër por i fuqishëm i Jevgeni Prigozhin d...
Supozoni për një moment sikur duke parë herë pas here krim...
Për të kuptuar se çfarë po ndodh në Rusi këto ditë, duhet ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...