Historia e vërtetë dhe e pabesueshme e burrit që pati lemza për 68 vjet rresht
Për shumicën nga ne, lemza një dukuri shumë e bezdisshme, ...

Samiti i kësaj jave i udhëheqësve të NATO-s në Vilnius do të jetë historik. Sigurisht, çështjet kryesore në axhendë do të përqendrohen tek lufta në Ukrainë, konflikti përcaktues i shekullit XXI-të.
Por çështjet më të gjera kanë të bëjnë me udhëheqjen, anëtarësimet e ardhshme, si dhe adresimin e marrëveshjes së arritur gjatë Samitit të Madridit vitin e kaluar, që e cilësoi Rusinë si një kërcënim të drejtpërdrejtë, duke përcaktuar një strategji të re të mbrojtjes për të penguar agresionin e mëtejshëm rus ndaj aleatëve.
Megjithatë, janë çështjet që nuk përmenden zyrtarisht në axhendë, ato që do të dominojnë mbi çdo vendim që do të merret në samit, përfshirë unitetin e qëllimit brenda aleancës (duke nënkuptuar pozicionin e Turqisë) dhe rëndësinë e ndikimin më të gjerë të aleancës në Jugun Global dhe në Azi.
Çështja kryesore do të jetë mesazhi që do të përçojë në samit presidenti i SHBA-së Xho Bajden. Në lidhje me kreun e ardhshëm të NATO-s, është e qartë se ai po anon drejt gjermanes Ursula Von der Lejen, aktualisht presidente e Komisionit Evropian.
Besohet se kjo qasje pasqyron praninë e një lloj ankthi brenda administratës së tij në lidhje me qëndrimin tepër agresiv që kanë treguar ndaj Rusisë anëtarët e Evropës Lindore - të udhëhequr nga Britania e Madhe - por edhe prirjen për të qetësuar francezët, në dëshirën e tyre për të parë në këtë post një kandidat që vjen nga radhët e BE-së.
Pastaj është edhe armiqësia e dukshme personale që ka Bajden ndaj Mbretërisë së Bashkuar dhe ndaj çdo gjëje britanike. Rezultati i këtij samiti, do t’i dërgojë Moskës disa mesazhe të rëndësishme. Por ç’është më e rëndësishme, ai do të shihet me kujdes në Pekin, por edhe në Tokio, Seul, Kanberra dhe Nju Delhi, si një provë e drejtimit të gjerë të aleancës për dekadat e ardhshme.
Në thelb, janë 5 pyetjet thelbësore që duhet të adresohen gjatë këtij samiti:A do të marrë pjesë Ukraina? Çfarë garancish sigurie do t’i jepen Kievit? A i kanë përmbushur aleatët premtimet që bënë në Madrid? Çfarë do të ndodhë me shpenzimet e mbrojtjes të vendeve anëtare? Kur do të anëtarësohet Suedia?
Shkalla në të cilën do të marrin përgjigje këto pyetje, do të sinjalizojë më pas edhe kursin e aleancës për dekadën e ardhshme. Dhe kjo sepse siç u shpreh edhe Drejtori i Përgjithshëm i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), Sër Xhon Çipman, qendra evropiane e gravitetit është zhvendosur në veri dhe lindje.
Është jetike që Perëndimi të triumfojë në këtë konflikt, për t’i kujtuar Jugut Global se vendosmëria, qëndrueshmëria dhe durimi strategjik mbeten tipare kryesore kombëtare dhe të aleancës veriatlantike. Dëshira e Jugut Global për të ekzistuar në një botë shumëpolare, ku fuqitë e rangut të mesëm mund të zgjedhin partneritetet e tyre, është krejtësisht logjike.
Por Perëndimi duhet t’u tregojë atyre pse është më mirë të rreshtohen me të sesa përkrah autokracive. Rezultati i samitit të fundit të BRIC, dhe marrëdhëniet e ngrohta që Rusia vazhdon të ketë me fuqi të rëndësishme të rangut të mesëm, pavarësisht sanksioneve të vendosura nga SHBA dhe aleanca perëndimore, tregojnë se ato mund të distancohen lehtësisht.
Nëse Ukraina - me mbështetjen e NATO-s - nuk arrin ta bindë Rusinë se tashmë e ka humbur luftën e saj, atëherë rendi ndërkombëtar do të jetë shumë i prekshëm ndaj sfidave serioze.
Potenciali për anëtarësimin e Ukrainës, dhe shtrirja e premtimeve për mbështetjen e ardhshme ndaj Kievit, duhet të bazohet tek ajo që na mëson historia. Oferta që iu bë në samitin e Bukureshtit të vitit 2008 Ukrainës dhe Gjeorgjisë, pa ndonjë hap praktik për ta arritur atë, bëri që Rusia të lëvizte kundër të dyja vendeve.
Çdo ofertë më serioze sot, do të ishte diçka që do t’i kundërviheshin Gjermania dhe SHBA-ja, anëtarët më të kujdesshëm të aleancës. Një nga shenjat e kësaj ishte alarmi që u ndje në Uashington dhe Berlin, lidhur me planin e Mbretërisë së Bashkuar dhe Holandës për të trajnuar pilotët ukrainas për drejtimin e avionëve F-16.
Ndërkohë, ekziston logjika e vendeve baltike dhe të Evropës Lindore, të cilët thonë se ukrainasit e kanë provuar veten në fushën e betejës, dhe se aleanca ka nevojë të pranojë në gjirin e saj ushtrinë më të mirë në Evropë.
Balanca ka të ngjarë të jetë në mes, me Mbretërinë e Bashkuar, Francën dhe vendet nordike që do të përcaktojnë një “rrugë” drejt anëtarësimit, ndërsa do të armatosin fuqishëm ukrainasit. Ekuilibri që duhet të arrihet, është pyetja nëse anëtarësimi i Ukrainës përbën një forcim të aleancës kundër agresionit rus apo një provokim.
Dhe në rast se ka hezitim, a është kjo një shenjë e vendosmërisë së dobësuar dhe e një vetoje të heshtur ruse mbi anëtarësimet e reja në aleancë për të ardhmen? Në analizë përfundimtare, nisur nga ngjarjet e fundit në Rusi dhe paqëndrueshmëria e mundshme që kjo sjell, kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, theksoi pak dot më parë se “parandalimi i vetëm që funksionon sot ndaj agresionit është NATO”.
Pra, ne mund të mos shohim një delegacion zyrtarë të Ukrainës në samit. Por Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg (mandati i të cilit u zgjat edhe për një vit tjetër përpara 75-vjetorit në Samitin e Uashingtonit), ka thënë tashmë se do të ketë një këshill NATO-Ukrainas në Vilnius.
Kjo mund të jetë alternativa, që mbetet gjithsesi e rëndësishme, sepse mund të jetë momenti kur mund të nisë vërtet rruga e anëtarësimit të Ukrainës. Tashmë kanë nisur të zbatohen zotimet e aleancës në Madrid, edhe pse disi ngadalë.
Por ecja përpara do të ndikohet edhe nga një çështje tjetër:shpenzimet e mbrojtjes. Ky do të jetë testi më i madh për presidentin amerikan Biden. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, u ka kërkuar vendeve anëtare që të shpenzojnë jo më pak se 2 për qind të PBB-së për mbrojtjen.
Por vetëm 7 anëtarë, përfshirë Britaninë e Madhe, SHBA, Shtetet Baltike, Poloninë dhe Greqinë, e përmbushin ose e tejkalojnë këtë shifër. Anëtarësimi i Suedisë është një “patate e nxehtë”, sepse Turqia e bërë tashmë të qartë se Suedia nuk do t’i bashkohet së shpejti aleancës, duke pasur parasysh mosmarrëveshjen mbi lirinë e fjalës për disidentët e grupeve ekstremiste kurde apo respektimin e të shenjtës (djegia publike e një Kurani në Suedi fundjavën e kaluar nuk e ndihmoi aspak situatën).
Në përgjithësi, qëndrimi i Turqisë mbi një gamë të gjerë çështjesh, përfshirë marrëdhëniet me Rusinë, ka sjellë jo pak tension. Pikëpamja botërore e presidentit Erdogan është një çështje shqetësuese. Cilido qoftë rezultati, bota do të kërkojë shenja - nëse ka të tilla – se aleanca po i zgjeron horizontet e saj drejt një perspektive globale të sigurisë.
Një drejtim më pak vendimtar në këtë aspekt, do të lexohej nga disa si udhëheqje e dobët e SHBA-së. Së fundi, ky është testi i madh për Joe Biden. A është ai udhëheqësi, tek i cili mund të drejtohen demokracitë e NATO-s, apo do të mbyllë njërin sy dhe do të lejojë që politikat e vogla evropiane të hedhin në erë çështjet e mëdha së bashku me çfarëdolloj gjeje tjetër që mbetet nga “marrëdhëniet speciale” me Britaninë, aleatja më e palëkundur e Shteteve të Bashkuara?/ “Daily Telegraph” - Pershtatur nga CNA
Për shumicën nga ne, lemza një dukuri shumë e bezdisshme, ...
Drejtuesja e opozitës bjelloruse në mërgim, ndodhet në Rom...
Një hije po e përndjek Evropën. Në Francë, Suedi, Gjermani...
Sipas kanalit në gjuhën ruse Gray Zone në platformën Teleg...
Në fillim të muajit maj, ambasadori rus në Gjermani organi...
Duke folur para gazetarëve të mërkurën e javës së kaluar, ...
Nxjerrja para gjyqit e presidentit rus Vladimir Putin, së ...
Ata e quanin atë “perandoresha e terrorit” ose “mbretëresh...
E kanë quajtur “Skenari Z” dhe përshkruan atë që Kina beso...
Në dramën “Vdekja e Vallenshteinit” të shkrimtarit gjerman...
Atmosfera në Paris dhe në shumicën e Francës është e rëndu...
Në aspektin e anomalive mjekësore, pak raste kanë tërhequr...
Gjatë presidencës së tij, Donald Trump tha: “Ne po e v...
Përgjatë gjithë historisë, pak gjëra e kanë formësuar më s...
Mali Vezuv është forca vullkanike famëkeqe që shfaqet mbi ...
Pavarësisht dështimit, përpjekja për grusht shteti e Jevge...
Rebelimi jetëshkurtër por i fuqishëm i Jevgeni Prigozhin d...
Supozoni për një moment sikur duke parë herë pas here krim...
Për të kuptuar se çfarë po ndodh në Rusi këto ditë, duhet ...
Njerëzit dhe paraardhësit tanë kanë luajtur me zjarrin për...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...