Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Për miliona njerëz anembanë botës, anglishtja është bërë një lloj "lingua franca" e re, pra gjuha që ata përdorin për të komunikuar me njerëz jashtë gjuhës së tyre amtare. Në botën e globalizuar dhe të digjitalizuar të kanaleve të shumta të komunikimit dhe ekonomive të ndërthurura ngushtë globalisht, njohja e gjuhës angleze është e vetëkuptueshme, mbi të gjitha në botën e biznesit dhe tek të rinjtë. Me këtë gjuhë ata mund të komunikojnë në të gjithë botën, pavarësisht se ku janë apo ku janë duke udhëtuar.
Prandaj, nuk është për t'u habitur që edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP), anglishtja është kudo gjuha e parë e huaj që mësohet në shkolla. Por menjëherë pas saj në Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë (B-H), Kroaci apo Serbi dhe vende të tjera të BP, është gjermanishtja ajo që mësojnë shumë njerëz. Këtë konfirmon në një intervistë për DW edhe Benjamin Hexhiq, këshilltar për arsim i ministrit federal në B-H dhe kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Profesorëve të Gjuhës Gjermane IDV.

Duke folur për situatën në Bosnjë-Hercegovinë, ai thotë se "ka pasur përpjekje për të futur gjuhën ruse, turke, arabe e madje edhe kineze, si gjuhë të dytë. Por të gjitha këto ishin projekte të vogla rreth të cilave u mblodhën vetëm pak studentë. Në shumicën e rasteve, anglishtja është gjuha e parë e huaj, ndërsa gjermanishtja e dyta. E për ata që studiojnë të tretën, në disa gjimnaze, atëherë është frëngjishtja."
Ka disa arsye pse të rinjtë mësojnë gjermanishten, thotë Hexhiq, por më e rëndësishmja është ajo ekonomike: "Gjuha gjermane është mbizotëruese në mesin e të rinjve dhe atyre që duan të studiojnë dhe të punojnë diku në një zonë gjermanishtfolëse. Kjo është veçanërisht e vërtetë për Evropën Juglindore, por edhe për disa vende të tjera, si India apo Afrika Sub-Sahariane. Ata mësojnë shumë gjermanisht atje, sepse është një lloj bilete për të dalë nga mjerimi dhe për një botë më të mirë."
Statistikat tregojnë se 50,000 deri në 60,000 të rinj largohen vetëm nga B-H çdo vit, shumë prej tyre në Gjermani, Austri apo Zvicër. Kjo është sa një qytet i vogël në B-H çdo vit. Problemet janë serioze, paralajmëron Hexhiq: "Dalja e të rinjve nga Kroacia, Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina është shumë e madhe. Na vjen mirë që gjermanishtja po mësohet, por do të donim që mësimi i gjuhës të mos jetë vetëm në një drejtim. Do të donim që ajo të jetë si një shkëmbim kulturash, që ne mund të jetojmë më mirë edhe në Ballkan dhe jo të vijmë në Gjermani për të jetuar më mirë. Do të doja që të rinjtë që vijnë këtu dhe fitojnë kompetenca, dhe më pas të kthehen në vendet e tyre, që të ketë lëvizshmëri dhe shkëmbim kulturor, sepse kështu mund të ndërtojmë një botë më të mirë."

Megjithatë, nuk qëndron gjithmonë vetëm motivi ekonomik pas dëshirës për të mësuar gjermanishten. Në Kroaci, Serbi apo Bosnjë-Hercegovinë, që nga koha e Austro-Hungarisë, ka pasur lidhje të shumta familjare me Gjermaninë apo Austrinë. Kultura gjermane perceptohet si e rëndësishme dhe interesante, e kjo u forcua më tej gjatë luftërave të viteve 1990. Në atë kohë, rreth 800,000 njerëz u larguan vetëm nga B-H, shumica e tyre në vendet gjermanishtfolëse. Shumë prej tyre janë kthyer në vendlindje dhe kanë sjellë me vete edhe gjuhën gjermane, thotë Hexhiq: "Ka shumë lidhje familjare dhe miqësie, njerëzit kanë nevojë të komunikojnë në gjermanisht – nuk janë vetëm arsye ekonomike dhe afariste. "
Të mësuarit e një gjuhe gjithmonë ka të bëjë me njohjen e kulturës që shfaqet në atë gjuhë. Dhe këtu, në shkallë globale, gjuha gjermane është nën presion të madh nga anglishtja, e cila dominon kulturën bashkëkohore - muzikën pop, filmat apo video-lojërat. Dhe nuk duhet të anashkalojmë faktin se ka gjuhë botërore me një numër kaq të madh folësish - si, për shembull, kinezishtja ose spanjishtja - që në krahasim me to, gjuha gjermane është në të vërtetë e vogël. Në të gjitha këto gjuhë, sigurisht që përhapet edhe kultura.

Por në zonën e Ballkanit Perëndimor, gjermanishtja ende perceptohet si një gjuhë e madhe dhe e rëndësishme. "Edhe pse në ditët e sotme është e vështirë të përcaktosh qarqet kulturore dhe të dallosh se nga vjen ndikimi. Por në vendet e Ballkanit Perëndimor, prania e kulturës gjermane apo austriake është e dukshme në jetën e përditshme”, thotë Hexhiq dhe shton: "Është e vështirë të thuash qartë se cilli është shkaku kryesor, por gjermanishtja ka hyrë në B-H si pjesë e kulturës. Është e pamohueshme që vendi është i orientuar drejt Evropës, drejt Perëndimit dhe drejt zonës gjermanishtfolëse. Kjo është e qartë edhe në media, duket nga mënyra e veshjes, zinxhirët e blerjeve... Ky ndikim është i madh.”

Deri në vitet 1980, në zonën e Ballkanit Perëndimor, por edhe gjetkë në botë, metoda e përkthimit gramatikor të mësimit të gjuhës ishte mbizotëruese: rregullat gramatikore dhe leksiku mësoheshin përmendësh, praktika konsistonte kryesisht në praktikimin e përkthimit. Megjithëse bënte të mundur leximin dhe shkrimin në një gjuhë të huaj, përdorimi aktiv i saj shpesh ishte shumë i kufizuar.
Kjo ka ndryshuar ndërkohë, shpjegon Hexhiq: "Sot, mësuesit përdorin media të ndryshme audio-vizuale dhe një qasje induktive. Ata flasin me nxënësit, duke u përpjekur t'i afrojnë ata me origjinalitetin e gjuhës. Është e vështirë të zotërosh gjuhën nëse nuk ke kontakt, nëse nuk e flet ate. Mediat janë shumë të rëndësishme. Kemi gjithnjë e më shumë studentë që mësojnë gjermanisht duke parë seriale ose duke dëgjuar muzikë. Mësimi fokusohet në bisedën me studentët në gjermanisht."
Programi i mësimit të gjuhës së DW i ndihmon mësuesit në këtë. Kjo, thekson Hexhiq, është veçanërisht e rëndësishme kur bëhet fjalë për gjuhët e vogla: "Është shumë e dobishme që DW, në pjesën që merret me mësimin e gjuhës, të ketë përmbajtje edhe në gjuhën boshnjake. Kjo është shumë e rëndësishme për një gjuhë kaq të vogël."
Përveç kësaj, thotë Hexhiq, programi i leximit të ngadaltë është shumë i suksesshëm. "Në disa vende, nuk përdoret vetëm për të mësuar gjuhën, por edhe për të praktikuar përkthimin simultan. Këto përmbajtje janë shumë të mirëseardhura për ata që duan të mësojnë gjuhën," thekson Benjamin Hexhiq, kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Profesorëve të Gjuhës Gjermane IDV./ DW
Gjatë një aktiviteti muajin e kaluar, shefi i NATO-s Jens ...
Samiti i kësaj jave i udhëheqësve të NATO-s në Vilnius do ...
Për shumicën nga ne, lemza një dukuri shumë e bezdisshme, ...
Drejtuesja e opozitës bjelloruse në mërgim, ndodhet në Rom...
Një hije po e përndjek Evropën. Në Francë, Suedi, Gjermani...
Sipas kanalit në gjuhën ruse Gray Zone në platformën Teleg...
Në fillim të muajit maj, ambasadori rus në Gjermani organi...
Duke folur para gazetarëve të mërkurën e javës së kaluar, ...
Nxjerrja para gjyqit e presidentit rus Vladimir Putin, së ...
Ata e quanin atë “perandoresha e terrorit” ose “mbretëresh...
E kanë quajtur “Skenari Z” dhe përshkruan atë që Kina beso...
Në dramën “Vdekja e Vallenshteinit” të shkrimtarit gjerman...
Atmosfera në Paris dhe në shumicën e Francës është e rëndu...
Në aspektin e anomalive mjekësore, pak raste kanë tërhequr...
Gjatë presidencës së tij, Donald Trump tha: “Ne po e v...
Përgjatë gjithë historisë, pak gjëra e kanë formësuar më s...
Mali Vezuv është forca vullkanike famëkeqe që shfaqet mbi ...
Pavarësisht dështimit, përpjekja për grusht shteti e Jevge...
Rebelimi jetëshkurtër por i fuqishëm i Jevgeni Prigozhin d...
Supozoni për një moment sikur duke parë herë pas here krim...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...