Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

“Këto ndryshime janë bërë në funksion të një lufte të madhe dhe mobilizimit të përgjithshëm. Dhe aroma e kësaj lufte të madhe mund të ndihet që tani”- deklaroi javës që shkoi Andrei Kartapolov, kreu i Komitetit të Mbrojtjes, teksa parlamenti rus nxitoi të miratonte një ligj të ri.
Ligji që i jep mundësi Kremlinit të dërgojë qindra mijëra burra të tjerë në luftime, zbulon një të vërtetë të trishtë:se duke qenë në fakt shumë larg kërkimit të një rrugëdalje nga lufta e tij katastrofike në Ukrainë, Vladimir Putin po përgatitet për një luftë të re edhe më të madhe se kjo që po shohim.
Është e kuptueshme që shumë njerëz në Ukrainë dhe në Perëndim duan të besojnë se presidenti i Rusisë gjendet i bllokuar në një “cep të ringut”. Ushtria ukrainase po çliron gradualisht tokat e pushtuara nga rusët, dhe është treguar e aftë në goditjet e saj në thellësi të territorit të armikut, madje edhe ndaj vetë Kremlinit.
Presioni nga sanksionet e vendosura ndaj Rusisë po rritet ndjeshëm. Për momentin, Perëndimi mbetet i bashkuar në mbështetje të Kievit, dhe flukset e armëve moderne dhe parave po mbështesin luftën e Ukrainës ndaj pushtimit rus.
Rebelimi i pak javëve më parë i organizuar nga kreu i trupave mercenare Vagner, Jevgeni Prigozhin dhe konfliktet e dukshme midis komandantëve të lartë ushtarakë rusë, shtojnë shpresat se do të prishet makineria luftarake e Kremlinit.
Por gjërat ka të ngjarë të duken shumë ndryshe në Kremlin, që beson se mundet ta përballojë një luftë të gjatë. Ekonomia ruse parashikohet të shënojë këtë vit një rritje modeste, kryesisht falë fabrikave ushtarake që punojnë gjatë gjithë kohës.
Elementët përbërës jetike si mikroçipet shumë të nevojshme për industrinë e mbrojtjes, po vijnë nga Kina dhe burime të tjera. Pavarësisht sanksioneve, arka e luftës e Kremlinit është ende e mbushur me para, falë fitimeve të papritura shtese nga shitja e energjisë vitin e kaluar, por edhe përshtatshmërisë së eksportuesve rusë, të cilët kanë arritur të gjejnë me shpejtësi klientë të rinj, që i kryejnë pagesat kryesisht në juanin kinez.
Nëse presionet buxhetore do të bëhen më të forta, Banka Qendrore e Rusisë mund ta zhvlerësojë më tej rublën, duke e bërë më të lehtë kryerjen e pagesave ndaj ushtarëve, punonjësve të industrisë së mbrojtjes dhe forcave të sigurisë së brendshme, të cilët arrijnë t’i mbyllin gojën elitës dhe publikut rus, dhe t’i detyrojnë ata të jenë në përgjithësi në të njëjtën linjë më kursin katastrofik të Vladimir Putinit.
Kur flitet për vetë luftën, Kremlini duket ende i patrazuar nga kundërofensiva e ushtrisë ukrainase. Edhe në rast se Kievi do të arrijë të ketë një përparim të madh, Kremlini mund ta cilësojë këtë si diçka të përkohshme.
Putini mbështetet tek fakti se fuqia punëtore ruse që mund të mobilizohet, është 3-4 herë më e madhe se ajo e Ukrainës, dhe detyra urgjente e vetme është që ai të jetë në gjendje ta përdorë atë burim sipas dëshirës:pra të mobilizojë shumë më tepër burra, t’i armatosë, stërvitë dhe t’i dërgojë në luftë.
Dhe ky është edhe qëllimi i ligjit të ri, i cili synon ta ndihmojë Kremlinin të shmangë një tjetër mobilizim zyrtar. Tani e tutje, qeveria ruse mund t’u dërgojë në heshtje projekt-njoftimet sa më shumë burrave që ajo e sheh të nevojshme.
Kufiri i sipërm i moshës për kryerjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak do të rritet nga 27 në 30 vjeç, dhe mund të rritet sërish në të ardhmen. Sapo të shpallet një njoftim elektronik për mobilizim, kufijtë e Rusisë do të mbyllen menjëherë për ata që janë në listë, në mënyrë që të parandalohet një eksod masiv i burrave në moshën e shërbimit ushtarak, si ai që ndodhi në Rusi vjeshtën e vitit të kaluar.
Ndërkohë janë ashpërsuar edhe dënimet për refuzimin e shërbimit. Këto lëvizje, të kombinuara me investime të mëdha shtetërore në zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit të armëve, duhet ta ndihmojnë Putinin të ndërtojë një ushtri më të madhe dhe më të mirë-pajisur.
Një taktikë paralele është asfiksimi i ekonomisë së Ukrainës. Duke e ditur që buxheti i Ukrainës varet shumë nga mbështetja financiare jetike e ofruar nga aleatët e tij perëndimorë, Kremlini dëshiron që t’i mohojë Kievit të gjitha burimet e të ardhurave.
Prandaj Moska jo vetëm që është tërhequr nga Marrëveshja e Grurit, që i dha mundësi eksporteve bujqësore ukrainase të zhvendosen përmes Detit të Zi, por ka nisur gjithashtu sulme të mëdha ajrore kundër porteve të Ukrainës për të penguar çdo lloj mundësie për ta ringjallur këtë marrëveshje.
Një logjikë e njëjtë mbështet sulmet ajrore të Rusisë kundër infrastrukturës civile. Ato synojnë t’i bëjnë të pabanueshme qytetet e Ukrainës dhe të pengojnë përpjekjet për rindërtim. Kremlini shpreson se rindërtimi i shpejtë i ushtrisë ruse dhe shkatërrimi gradual i ekonomisë dhe forcave të armatosura të Ukrainës do të sjellë një zhgënjim në rritje në Perëndim, dhe për pasojë një rënie të mbështetjes materiale për Kievin.
Prandaj për ta përshpejtuar këtë proces dhe për të thyer vullnetin e perëndimit, Moska po përdor kërcënimet e përshkallëzimit, përfshirë zgjerimin e konfliktit drejt territorit të NATO-s nëpërmjet Bjellorusisë me ndihmën e mercenarëve të Vagner, të cilët janë vendosur tashmë atje që nga fundi i muajit qershor pas rebelimit afatshkurtër ndaj Kremlinit.
Vladimir Putin ka bërë shumë gabime fatale. Por për sa kohë që ai është në krye në Rusisë, Moska do t’ia kushtojë burimet e saj ende të mëdha përmbushjes së fiksimit të tij madhor, që është shkatërrimi dhe nënshtrimi i Ukrainës. Teksa udhëheqësit perëndimorë po diskutojnë mbi politikat për mbështetjen e Ukrainës në vitin e tretë të kësaj lufte të shëmtuar, çdo strategji afatgjatë duhet ta marrë parasysh edhe këtë realitet./ “Financial Times” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA
Shënim: Alexander Gabuev, drejtor i “Carnegie Russia Eurasia Center” me seli në Berlin.
Mijëra njerëz të bllokuar në plazhe. Raportohet për fëmijë...
Ndërsa miliona njerëz po shohin në ëndje filmin më të fund...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky (lindur në vit...
Me shëndetin gjithnjë janë fituar para dhe janë bërë bizne...
Në vitin 1944 me 2 gusht nazistët vranë në kampin e pë...
Urgjenca e aktorit Genc Fuga dhe gjetja e shpëtimit te Spi...
Alpet shtrihen në tetë shtete evropiane: Gjermania, Zvicra...
Njohja e gjuhëve të huaja është gjithnjë e më e rëndësishm...
Izraeli ka luajtur një rol të veçantë në debatet që janë z...
Pas një ngurrimi që zgjati më shumë se një vit, presidenti...
Për disa monumentet sovjetike janë simbole të pushtimit të...
Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t'ju tregojë ...
Biologët evolucionarë përballen shpesh me pyetjen:”Nëse nj...
Thesari i Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar së fundmi ven...
Sido që të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë, Evropa po...
Ndonjëherë ndodh që në rrjet të hasim reklama, në të cilat...
Vladimir Putin ka të ngjarë të largohet nga posti i presid...
Në sferën e sporteve ekstreme dhe e akteve shumë të guxims...
Për miliona njerëz anembanë botës, anglishtja është bërë n...
Gjatë një aktiviteti muajin e kaluar, shefi i NATO-s Jens ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...