E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...

Pas një ngurrimi që zgjati më shumë se një vit, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka dhënë më në fund miratimin e tij për anëtarësimin e Suedisë në NATO gjatë samitit vjetor të aleancës në Vilnius të Lituanisë. Dakordësia e liderit turk nuk ishte aspak e lehtë, pavarësisht ndërmjetësimit të vazhdueshëm të Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg dhe kompromiseve të bëra nga Stokholmi.
Në fakt, vendi skandinav u detyrua të përditësonte ligjet e tij kundër terrorizmit për të përmbushur kërkesat e Ankarasë, dhe disa javë më parë ndodhi edhe ekstradimi i parë në Turqi i një kurdi me lidhje të afërta me Partinë e Punëtorëve Kurdë, PKK.
Gjithsesi në fund u arrit një kompromis, edhe pse Erdogan ishte në gjendje t’i befasonte edhe një herë aleatët e tij duke e rikthyer në qendër të debatit anëtarësimin e vendit të tij në Bashkimin Evropian. Një kërkesë që është në shqyrtim që nga viti 1999, por që për momentin është krejtësisht e pamundur për t’u plotësuar, siç e di fare mirë edhe vetë presidenti turk.
Sigurisht, mbështetja e Erdogan për hyrjen e Suedisë në NATO nuk ishte e pa lidhur me ndonjë interes. Kreu i shtetit turk ka marrë disa lëshime të rëndësishme nga Stokholmi, dhe vetë Aleanca Atlantike është angazhuar të krijojë një trup koordinues për luftën kundër terrorizmit, projekt që ka gjetur mbështetjen edhe të Italisë.
Por ajo që synonte në të vërtetë Erdogan ishin avionët amerikanë F-16. Kongresi Amerikan kishte bllokuar shitjen e avionëve të rinj dhe furnizimin e pjesëve modernizuese për avionët që janë tashmë janë në përdorim nga Forcat Ajrore Turke, për shkak të kërcënimeve të përsëritura të Turqisë ndaj Greqisë, e cila jo vetëm që po furnizohet me avionët F-16, por i janë premtuar edhe avionët akoma më modernë F-35.
Megjithatë tani Kongresi duket se ka ndryshuar mendje, falë edhe presionit të presidentit Xho Bajden dhe stabilitetit momental në marrëdhëniet midis Athinës dhe Ankarasë. Të dyja vendet janë përballur me katastrofa - tërmeti në Turqi dhe përplasja e 2 trenave në Greqi - dhe presidentët e tyre përkatës, që të dy të rizgjedhur së fundmi në detyrë, kanë lënë mënjanë tonet luftarake në deklaratat e tyre.
Përveç garancive të SHBA-së për shitjen e avionëve F-16, duket se Erdogan ka siguruar gjithashtu edhe fundin e embargos së armëve nga ana e Kanadasë. Një lajm ky i shkëlqyer për industrinë ushtarake turke, e cila ka disa projekte që përfshijnë përdorimin e komponentëve të prodhuar në Kanada.
Megjithatë, Turqia ka bërë kërkesa të reja, ku spikat ajo për rifillimin e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Procesi filloi zyrtarisht në vitin 1999. Por që nga viti 2018 është në një “fazë ngecje”, siç është theksuar nga vetë Brukseli në një dokument zyrtar mbi gjendjen e marrëdhënieve me Turqinë.
Suedia është zotuar ta mbështesë aktivisht kërkesën e Ankarasë, por reagimi i Brukselit nuk ka qenë shumë entuziast. Ndonëse kreu i BE Sharl Mishel, ka premtuar se brenda pak javësh do të prezantohet një dokument i ri për gjendjen e marrëdhënieve Turqi-BE.
Megjithatë, është e pamundur të pritet një rifillim serioz i negociatave të anëtarësimit. Sepse Turqia nuk ka arritur ende një marrëveshje me Greqinë për ndarjen e Qipros, ka vënë në pikëpyetje sovranitetin e Athinës mbi disa ishuj, si dhe ka kërcënuar interesat e disa vendeve anëtare në kufi me Mesdheun.
Pastaj është problemi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe demokracisë në vend. Në burgjet turke gjenden qindra të burgosur politikë. Media dhe gjyqësori kontrollohen nga presidenti, dhe liritë e qytetarëve, në veçanti të pakicave, po kufizohen gjithnjë e më shumë.
Për të mos folur për gjendjen katastrofike të ekonomisë së vendit. Nga ana tjetër, Erdogan e di shumë mirë se anëtarësimi në BE nuk është një opsion, dhe ndoshta ai as nuk është realisht i interesuar për këtë. Për presidentin turk, ajo që ka rëndësi është rifillimi i dialogut me Brukselin për menaxhimin e flukseve të emigrantëve dhe liberalizimin e vizave.
Turqia vazhdon të mbajë 4 milionë e gjysmë refugjatë sirianë, të cilëve u janë bashkuar ata nga Azia, sidomos qëkur talebanët rimorën pushtetin në Afganistan, dhe kjo ishte çështja më thelbësore e fushatës zgjedhore.
Në këmbim të menaxhimit të flukseve migratore, qeveria turke kishte marrë tashmë një angazhim nga Bashkimi Evropian në vitin 2016 për të thjeshtuar procedurat për lejimin e shtetasve turq për të hyrë në Evropë. Por negociatat ngecën shumë shpejt për shkak të çështjeve ligjore.
Një përmirësim i marrëdhënieve me Bashkimin Evropian, duhet të ketë edhe efekte të tjera pozitive për Turqinë. Erdogan synon ta transformojë vendin e tij në një qendër të furnizimit të gazit të orientuar drejt tregut evropian, veçanërisht pas luftës në Ukrainë.
Dhe në çështje të ndryshme ndërkombëtare, ai mund të bashkëpunojë me BE ose me disa vende anëtare për të arritur qëllimet e përbashkëta. Njëkohësisht, një afrim me unionin dhe në një kuptim më të gjerë me shtetet e saj, do t’i qetësonte investitorët e huaj, të cilët Turqisë i duhen më shumë së kurrë më parë për të përballuar krizën ekonomike aktuale.
Megjithatë, qëndrimi i mbajtur nga Erdogan në Vilnius nuk duhet të gënjejë askënd. Presidenti turk nuk është i gatshëm të bëjë asnjë lëshim në frontin e brendshëm dhe do të vazhdojë të vendosë në plan të parë interesat e Turqisë madje edhe në skenën ndërkombëtare, duke filluar nga marrëdhëniet e saj me Rusinë.
Nga ana tjetër, ai ka arritur të marrë rolin e ndërmjetësit - ose të paktën lehtësuesit - në konfliktin ukrainas, dhe është i vetmi që është në gjendje të bisedojë si me Moskën ashtu edhe me bllokun perëndimor. Për më tepër, Turqia është e angazhuar aktivisht në zona të ndryshme, në të cilat konvergojnë interesat ruse, evropiane dhe amerikane, nga Afrika në Azinë Qendrore.
Për këtë arsye, ajo mund të jetë një bashkëbiseduese me të cilin është mirë të kemi marrëdhënie. Megjithatë, shumëçka do të varet nga gjendja e ekonomisë turke, dhe pikërisht në këtë fushë Erdogan po kthen kokën nga BE-ja. Samiti i Vilniusit përfaqësoi një pikë kthese për NATO-n, por ka ende shumë punë për të bërë në marrëdhëniet midis Turqisë dhe Bashkimit Evropian./ Pështatur nga CNA.al
Për disa monumentet sovjetike janë simbole të pushtimit të...
Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t'ju tregojë ...
Biologët evolucionarë përballen shpesh me pyetjen:”Nëse nj...
Thesari i Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar së fundmi ven...
Sido që të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë, Evropa po...
Ndonjëherë ndodh që në rrjet të hasim reklama, në të cilat...
Vladimir Putin ka të ngjarë të largohet nga posti i presid...
Në sferën e sporteve ekstreme dhe e akteve shumë të guxims...
Për miliona njerëz anembanë botës, anglishtja është bërë n...
Gjatë një aktiviteti muajin e kaluar, shefi i NATO-s Jens ...
Samiti i kësaj jave i udhëheqësve të NATO-s në Vilnius do ...
Për shumicën nga ne, lemza një dukuri shumë e bezdisshme, ...
Drejtuesja e opozitës bjelloruse në mërgim, ndodhet në Rom...
Një hije po e përndjek Evropën. Në Francë, Suedi, Gjermani...
Sipas kanalit në gjuhën ruse Gray Zone në platformën Teleg...
Në fillim të muajit maj, ambasadori rus në Gjermani organi...
Duke folur para gazetarëve të mërkurën e javës së kaluar, ...
Nxjerrja para gjyqit e presidentit rus Vladimir Putin, së ...
Ata e quanin atë “perandoresha e terrorit” ose “mbretëresh...
E kanë quajtur “Skenari Z” dhe përshkruan atë që Kina beso...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...