Goditi protestuesin në Zvërnec/ Ndryshon masa e sigurisë për një nga punonjësit e sigurisë së kantierit
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...
Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë për një ng...

Thesari i Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar së fundmi vendosjen në listën e saj të sanksioneve të Aleksandar Vulin, shefit aktual të Agjencisë së Inteligjencës së Sigurisë të Serbisë, ish-Ministër i Mbrojtjes, ish-Ministër i Brendshëm dhe një mik i ngushtë i presidentit aktual serb Aleksander Vuçiç. Sipas SHBA-së, ndër veprat e tij të këqija përfshihen trafiku i drogës dhe i armëve, si dhe lehtësimi i ndikimit dashakeq të Rusisë në rajon. Ky është një hap i madh në drejtimin e duhur, dhe unë e mirëpres me gjithë zemër.
Por më pas në kokë më lindin shumë pyetje. Pse nuk u mor më herët kjo masë? Bota ka vite që është në dijeni të aktiviteteve të paligjshme të Vulin. Shtetet e Bashkuara nuk zbuluan vetëm së fundmi se Vulin ka trafikuar drogë dhe armë. Mos ndoshta kohët e fundit ka trafikuar në drejtime të gabuara?

Po ashtu është i mirënjohur ndihma e tij ndaj realizimit të objektivave të Rusisë në Evropë. A dërgoi ai disa armë në Rusi, për të kompensuar sasitë e municioneve serbe që po shkojnë fshehurazi në ndihmë të ushtrisë ukrainase? Ndër të tjera Vulin është avokati kryesor i vizionit të “botës serbe”.
Ky koncept është i vështirë të dallohet nga ai i “Serbisë së Madhe”, që ishte synimi i Sllobodan Millosheviçit përmes luftërave që nisi në Kroaci dhe Bosnje. Po ashtu është një analoge e konceptit të “botës ruse”, nën të cilin Vladimir Putini po përpiqet që të aneksojë pjesë të Ukrainës.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka shmangur lidhjen shumë të ngushtë me këtë koncept, megjithëse në praktikë e ka ndjekur atë në Kosovë, Bosnjë dhe Malin e Zi. Kjo ngre pyetjen tjetër nëse Vuçiç kishte dijeni për sanksionet e SHBA-së përpara se ato të miratoheshin dhe të shpalleshin publikisht.
A i kundërshtoi ato? Apo i mirëpriti si një mënyrë për t’u shkëputur më në fund nga dikush që ishte shndërruar në një barrë të sikletshme në marrëdhëniet e tij me amerikanët dhe evropianët? Dhe si do të reagojë ai tani që ka ndodhur vendosja e sanksioneve? A do ta shkarkojë Vulin, apo do ta mbajë atë në detyrën e rëndësishme që e ka ngarkuar? Apo do të zhvendoset në një pozicion dytësor, për ta mbajtur enkas jashtë vëmendjes derisa të vijë koha e riciklimit të tij?
Nuk ka ende përgjigje
Unë nuk mund t’i përgjigjem ende asnjërës prej këtyre pyetjeve. Amerikanët nuk kanë gjasa që të komentojnë mbi kohën e kësaj lëvizjeje. Por një gazetar me iniciativë, mund t’i detyrojë ata që ta lidhin këtë zhvillim me informacione pak më poshtëruese.
Vuçiç nuk ka gjasa që ta shkarkojë drejtpërdrejt Vulin, përveçse nëse ka arsye të besojë se Aleksandar Vulin, ashtu si Jevgeni Prigozhin në Rusi, po planifikonte një grusht shteti për ta rrëzuar nga pushteti.
Nëse Vulin do të qëndrojë në postin e lartë që mban aktualisht, pavarësisht vendimit më të fundit të SHBA-së, kjo do të jetë një shenjë e qartë se ku është pozicionuar realisht Vuçiç:me apo kundër Perëndimit. Nëse Vulin vetëm do të mënjanohet, sinjali që i dërgon Beogradi Uashingtonit mund të mbetet i paqartë. Duhet të presim dhe të shohim se si do të shkojnë gjërat.
Ky moment përbën edhe një mundësi të artë për Vuçiçin. Në rast se ai dëshiron vërtet që të kthehet drejt Perëndimit, dhe ta përqafojë perspektivën evropiane të Serbisë, ai mund të shfrytëzojë në maksimum sanksionet që ka vendosur SHBA-ja ndaj mikut të tij të ngushtë Aleksandar Vulin.
Kjo do të nënkuptonte jo vetëm shkarkimin e këtij të fundit nga drejtimi i shërbimit sekret serb, por edhe dhënies fund të pranisë së gjerë të shërbimit inteligjent rus në Serbi, rreshtimin e Serbisë me sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, mbylljen e bazës së supozuar “humanitare” të Moskës pranë Nishit, dhënies fund të mbështetjes për agjentët e Serbisë brenda Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe distancimin nga përpjekjet e Milorad Dodik për të shkëputur Republikën Srpska nga kontrolli i institucioneve federale qëndrore në Sarajevë.
Po ashtu Vuçiç mund ta përmirësojë nivelin e demokracisë në Serbi. Kjo do të nënkuptonte çlirimin e medias serbe nga dominimi i qeverisë, respektimin e pavarësisë së gjyqësorit, kufizimin e policisë, favorizimin e kontrollit të armëve dhe inkurajimin e lirisë së shprehjes dhe organizimit politik.
Për të mos përmendur lëvizjen e shpejtë për zbatimin e kërkesave të Acquis Communautaire për pranimin në Bashkimin Evropian. Unë do të jem i pari që do të duartrokas nëse ndodh diçka e tillë. Por në fakt nuk do të ndodhë shumë shpejt. Çfarëdo që të ndodhë me Aleksandar Vulin, një kthesë më e gjerë e Serbisë drejt Perëndimit duket ende një perspektivë e largët.
Shënim:Daniel Serwer, profesor i praktikës së menaxhimit të konflikteve në Universitetin Xhons Hopkins, SHBA./ “Dtt-net” - Pershtatur nga CNA
Sido që të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë, Evropa po...
Ndonjëherë ndodh që në rrjet të hasim reklama, në të cilat...
Vladimir Putin ka të ngjarë të largohet nga posti i presid...
Në sferën e sporteve ekstreme dhe e akteve shumë të guxims...
Për miliona njerëz anembanë botës, anglishtja është bërë n...
Gjatë një aktiviteti muajin e kaluar, shefi i NATO-s Jens ...
Samiti i kësaj jave i udhëheqësve të NATO-s në Vilnius do ...
Për shumicën nga ne, lemza një dukuri shumë e bezdisshme, ...
Drejtuesja e opozitës bjelloruse në mërgim, ndodhet në Rom...
Një hije po e përndjek Evropën. Në Francë, Suedi, Gjermani...
Sipas kanalit në gjuhën ruse Gray Zone në platformën Teleg...
Në fillim të muajit maj, ambasadori rus në Gjermani organi...
Duke folur para gazetarëve të mërkurën e javës së kaluar, ...
Nxjerrja para gjyqit e presidentit rus Vladimir Putin, së ...
Ata e quanin atë “perandoresha e terrorit” ose “mbretëresh...
E kanë quajtur “Skenari Z” dhe përshkruan atë që Kina beso...
Në dramën “Vdekja e Vallenshteinit” të shkrimtarit gjerman...
Atmosfera në Paris dhe në shumicën e Francës është e rëndu...
Në aspektin e anomalive mjekësore, pak raste kanë tërhequr...
Gjatë presidencës së tij, Donald Trump tha: “Ne po e v...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...