Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Për disa monumentet sovjetike janë simbole të pushtimit të vendit nga Ushtria e Kuqe dhe regjimi i Stalinit, kurse për të tjerët ato kujtojnë fitoren kundër Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. Por sulmi rus kundër Ukrainës ka nxitur sërish diskutimet për monumentet dhe statujat e periudhës sovjetike edhe në Poloni dhe Lituani, ku objekte si Përmendorja e Fitores në Rigë, u hoqën me nxitim pas fillimit të luftës.
Në Bullgari opinionet publike se çfarë duhet bërë me monumentet e periudhës komuniste janë shumë të ndryshme. Një nga arsyet është se nuk është bërë ndriçimi i të kaluarës komuniste të vendit. Një pjesë e madhe e popullsisë e sheh atë periudhë me ndjenja romantike.
Në qendër të këtyre disktimeve është vënë monumenti gjigand për nder të Ushtrisë së Kuqe, që ngrihet në një park në qendër të kryeqytetit bullgar, Sofie, një përmendore 40 metra e lartë vendosur në fund të një shëtitoreje shtruar me kalldrëm. Në krye të përmendores ndodhet një ushtar i Ushtrisë së Kuqe që ka ngritur armën mbi kokat e një fshatareje dhe një punëtori. Në këmbë të kolonës tri relieve tregojnë historinë e Ushtrisë së Kuqe.

Prej rreth një dekade, shoqata "Nisma për prishjen e Përmendores së Ushtrisë Sovjetike” kërkon që monumenti të largohet prej andej. Monumenti është ngritur në vitin 1954, dhjetë vjet pasi Bashkimi Sovjetik i pati shpallur luftë Bullgarisë. Në atë periudhë në Bullgari shtypej çdo lloj rezistence kundër pushtetmbajtësve komunistë.
"Pas pushtimit të Bullgarisë nga Ushtria e Kuqe u krijua në vend një regjim komunist. Kjo përmendore është ngritur në një kohë kur mungonte liria, kur pushtuesit quheshin çlirimtarë”, thotë Marta Georgieva nga shoqata për prishjen e monumentit. Synimi i këtij grupi është të risë ndërgjegësimin e popullsisë për historinë bullgare. Shoqata sheh paralele midis së kaluarës bullgare dhe aktualitetit ukrainas: "Një ushtri sulmon një vend dhe e quan veten çlirimtare kur e fiton luftën."
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Bullgaria ishte nga 1941 deri 1944 pjesë e fuqive të aksit, por nuk dërgoi ushtarë në frontin lindor dhe nuk pranoi t'i shpallte luftë Bashkimit Sovjetik. Në gusht të 1944, Bullgaria i dha fund paktit me Gjermaninë naziste dhe e shpalli veten neutrale. Pavarësisht nga kjo, Bashkimi Sovjetik nuk e pranoi ofertën për armëpushim. Moska i shpalli luftë Sofies. Vetëm tre muaj pas pushtimit të vendit nga Ushtria e Kuqe, më 9 shtator 1944 pushtetin e mori një regjim komunist, i cili urdhëroi vrasjen e 18 mijë deri 30 mijë vetëve, mes të cilëve shumë fetarë, gazetarë, ish-ministra dhe latifondistë.
Në Bullgari dihet pak për këtë kapitull të errët të historisë së vendit. Një mungesë që duhet plotësuar, dhe heqja e monumentit të Ushtrisë së Kuqe është pjesë e këtij procesi, thotë Marta Georgieva dhe ekipi i saj. "Ne duam ta çpolitizojmë sheshin, sepse ky monument po përçan shoqërinë tonë,” thotë Kuper Saparev, po ashtu anëtar i shoqatës. "Për shkak të përmendores ne nuk mund ta përdorim sheshin, ai nuk është diçka që ka lidhje me të ardhmen, ai ka lidhje me propagandën kriminele të të kaluarës dhe krijon tensione të mëdha.”
Që në vitin 1993, Këshilli i Qytetit mori vendim për ta hequr përmendoren. Por që nga ajo kohë institucione të ndryshme kanë qenë kundër heqjes së përmendores. "Ne kemi dëshmuar se ajo nuk është përmendore kulturore dhe autoritetet kanë dëshmuar se nuk është përmendore për ushtarët e vrarë,” thotë Marta Georgieva.
Jo të gjithë janë dakord me idenë e heqjes së përmendores. Shumë bullgarë mendojnë faktikisht se monumenti duhet ruajtur: "Ai është një vend i përbashkët përkujtimor, që na kujton se shumë vetë humbën jetën në atë luftë të përgjakshme dhe të pamëshirshme, në atë luftë që nuk donin të kish ndodhur. Kujtimi i tyre duhet ruajtur,” thotë një e moshuar duke mbajtur një fotografi të një familjari që humbi jetën në Luftën e Dytë Botërore. Ajo bën pjesë në atë grup njerëzish që u mblodhën tek monumenti më 9 maj, ditën e fitores mbi Gjermaninë naziste.

Kjo ditë përkujtimore kujtohet çdo vit në vende të ndryshme ish komuniste. Për ata që festojnë këtë ditë përkujtimore dhe valëvisin flamuj rus në qendër të Bullgarisë, një vend anëtar i BE-së, përmendorja shërben si simbol i luftës kundër fashizmit. Një luftë, e cila sipas tyre, nuk ka marrë fund: Anëtare dhe anëtarë të ndryshëm të aktivitetit shprehin mendimin kur flasin me Deutsche Wellen, se "Perëndimi” është agresori i vërtetë në luftën kundër Ukrainës.
Propaganda e Putinit bie në tokë pjellore në Bullgari, një vend që nuk ka mundur t'i shkëputet krejtësisht ndikimit rus. Bullgaria nuk e ka ndriçuar të kaluarën e vet. Vendi është marrë pak me revizionimin e historisë dhe dezinformatat janë të shumta. Frika e periudhës komuniste nuk është diskutuar thuajse fare, interpretimet problematike të së kaluarës janë të përhapura në vend.
Një mundësi tjetër do të ishte që monumenti të kthehej në një muzeum ose që monumenti t'i bashkangjitej një institucioni ekzistues, si për shembull Muzeut të Artit Socialist, ku janë vendosur portrete të shumta të Leninit, Che Guevarës, ish-kryeministrit të atëhershëm bullgar Georgi Dimitrov dhe shumë figurave të tjera të larta komuniste. "Në atë kohë arti ishte në shërbim të propagandës. Ai ishte mjet i pushtetit dhe ideologjisë politike. Partia Komuniste u shkri me shtetin dhe ky sistem njëpartiak kontrollonte çdo sferë të jetës publike, politike dhe kulturore. Arti nuk ishte përjashtuar nga këto procese,” thotë për Deutsche Wellen kuratori, Nikolai Ushtavaliiski.

Ushtavaliiski është që nga viti 2011 drejtor i Muzeumit dhe ka ndjekur me interes diskutimet për përmendoren e ushtrisë sovjetike. Meqenëse monumenti nuk do të zinte vend në parkun e Muzeumit, që është i vogël sa një fushë futbolli, ai përmend një vend tjetër si vend ku mund të vendoset përmendorja.
Përmendorja mund të ndahet në pjesë dhe të vendoset në qytetin Dimitrovgrad, që ndodhet 220 kilometra në jug të Sofies. "Aspekti interesant i dërgimit atje është se qyteti është krijuar në vitet e para të sundimit socialist. Qyteti mbiu shprehimisht nga toka. Dimitrovgrad u kthye në symbol të ndërtimit të një shoqërie të re socialiste në Bullgari,” thotë Ushtavaliiski. "Dimitrovgrad është vetë një monument socialist, prandaj një përmendore si ajo e Sofies që nderon një ushtri të huaj, do t'i shkonte shumë për shtat.”/ DW
Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t'ju tregojë ...
Biologët evolucionarë përballen shpesh me pyetjen:”Nëse nj...
Thesari i Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar së fundmi ven...
Sido që të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë, Evropa po...
Ndonjëherë ndodh që në rrjet të hasim reklama, në të cilat...
Vladimir Putin ka të ngjarë të largohet nga posti i presid...
Në sferën e sporteve ekstreme dhe e akteve shumë të guxims...
Për miliona njerëz anembanë botës, anglishtja është bërë n...
Gjatë një aktiviteti muajin e kaluar, shefi i NATO-s Jens ...
Samiti i kësaj jave i udhëheqësve të NATO-s në Vilnius do ...
Për shumicën nga ne, lemza një dukuri shumë e bezdisshme, ...
Drejtuesja e opozitës bjelloruse në mërgim, ndodhet në Rom...
Një hije po e përndjek Evropën. Në Francë, Suedi, Gjermani...
Sipas kanalit në gjuhën ruse Gray Zone në platformën Teleg...
Në fillim të muajit maj, ambasadori rus në Gjermani organi...
Duke folur para gazetarëve të mërkurën e javës së kaluar, ...
Nxjerrja para gjyqit e presidentit rus Vladimir Putin, së ...
Ata e quanin atë “perandoresha e terrorit” ose “mbretëresh...
E kanë quajtur “Skenari Z” dhe përshkruan atë që Kina beso...
Në dramën “Vdekja e Vallenshteinit” të shkrimtarit gjerman...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...