Kthesa e “sulltanit”: Pse Turqia pranoi anëtarësimin e Suedisë në NATO
Pas një ngurrimi që zgjati më shumë se një vit, presidenti...

Izraeli ka luajtur një rol të veçantë në debatet që janë zhvilluar në SHBA mbi luftën Rusi-Ukrainë. Pas fillimit të pushtimit rus, Jeruzalemi u përball me kritika në Uashington për shkak të ngurrimit të tij për të dërguar ndihma ushtarake në Ukrainë, një sjellje kjo e ndikuar nga prania ushtarake e Rusisë në kufirin e Izraelit me Sirinë.
Tani që NATO po vë në pikëpyetje çështjen e anëtarësimit të Ukrainës, “modeli i Izraelit ” po fiton mbështetje në Uashington, si një mënyrë e përshtatshme për mbrojtjen afatgjatë të këtij vendi.
Përpara se të nisej në Evropë për të marrë në samitin vjetor NATO-s, presidenti Xho Bajden deklaroi për CNN se megjithëse nuk ishte gati të rrezikonte një luftë të drejtpërdrejtë me Rusinë duke shtrirë garancinë e mbrojtjes reciproke të aleancës, Ukraina do të përfitojë “sigurinë që ne ofrojmë aktualisht për Izraelin”.
E përthyer më fjalë të thjeshta:Ukraina do të marrë armë në një shkallë shumë të gjerë, logjistikë dhe mbështetje diplomatike në vazhdimësi, por pa asnjë garanci se trupat amerikane do të mbrojnë territorin e saj. Fakti që miqtë e Ukrainës e përdorin atë si një model sigurie, është një dëshmi e suksesit të Izraelit në mbrojtjen e vetes.
Por analogjia që po bëhet, duhet ta zbehë edhe rolin e mendësisë idealiste që ka një pjesë e Perëndimit për luftën. Modeli i Izraelit nënkupton një konflikt të gjatë me çështjen e kufijve që mbetet ende e pazgjidhur. Kufijtë e Izraelit ndryshuan gjatë një serie luftërash dhe paktesh për paqe, duke filluar me luftën e tij për pavarësi të vitit 1948.
Shtetet e Bashkuara janë i vetmi vend që e njeh kontrollin e Izraelit mbi Lartësitë Golan, dhe vetëm disa vende të tjera e njohin Jerusalemin si kryeqytetin e tij. Statusi i Bregut Perëndimor është i kontestuar si ndërkombëtarisht, ashtu edhe në politikën e brendshme të Izraelit.
Pretendimet territoriale në konfliktin arabo-izraelit dhe ato në luftën Rusi-Ukrainë nuk janë të barazvlefshme. Por ashtu si me territoret në Lindjen e Mesme, edhe statusi i pjesëve të Ukrainës, veçanërisht i Krimesë, mund të kontestohet për dekada.
Në një botë ideale, Kievi mund t’i shkaktonte aq shpejt një disfatë vendimtare Rusisë, saqë do të merrnin fund pretendimet e Moskës ndaj Ukrainës. Por rritja e interesit perëndimor për modelin e Izraelit, pasqyron pranimin se nuk ka gjasa të ndodhë diçka e tillë, dhe se shoqëria ukrainase mund të ketë nevojë të mbetet e militarizuar në një mënyrë që e veçon atë nga pjesa tjetër e Evropës.
Administrata Bajden dëshiron që ta përfytyrojë luftën Rusi-Ukrainë si një përplasje globale midis demokracisë dhe autokracisë. Izraeli është një demokraci, por që ka krijuar lidhje me monarkitë e Gjirit Persik, përfshirë Arabinë Saudite, për të kontrolluar rivalin e tij më të fuqishëm, Iranin.
Po ashtu ka ndërtuar një marrëdhënie pune me Rusinë për të vepruar ushtarakisht në Siri. Vendet që ndodhen në rajone të rrezikshme dhe pa garancitë të forta sigurie nga SHBA-ja, nuk kanë luksin ta udhëheqin politikën e tyre të jashtme përgjatë vijave ideologjike që u pëlqejnë kryeqyteteve të pasura perëndimore.
Kjo llogaritje do të vlejë edhe për Kievin, dhe dëshmi për këtë është lutja për municione thërrmuese, të cilat janë të ndaluara me ligj në Evropën Perëndimore. Ndërsa institucionet ndërkombëtare dhe Bashkimi Evropian janë bashkuar me Ukrainën në kohën e një rreziku ekzistencial për të, përvoja afatgjatë e Izraelit tregon se Perëndimi nuk mund të mbështetet gjithmonë tek ai.
Edhe pse administrata Bajden po e promovon modelin e Izraelit për Ukrainën, ajo është e përfshirë në një përplasje diplomatike me Izraelin për shkak të sjelljes së qeverisë së saj të krahut të djathtë. Dhe nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, mund të ndryshojë politika e SHBA-së ndaj Ukrainës.
Një avantazh i “modelit izraelit” për vendimmarrësit në Jeruzalem, është se ata kanë më shumë liri për të marrë vendimet e tyre të politikës së jashtme sesa aleatët e SHBA-së që kanë traktate formale. Izraeli ka një histori të veprimit agresiv dhe të njëanshëm për të mbrojtur interesat e tij, përfshirë shkatërrimin e reaktorëve bërthamorë në Irak në vitin 1981 dhe Siri në vitin 2007.
Kur vendet zotërojnë kapacitetin të mbrojnë veten me ushtritë e tyre, kanë më pak nevojë të marrin vazhdimisht leje në Uashington. Një shembull i tillë u pa gjatë luftës së Izraelit të vitit 1982 në Liban. Thuhet se Bajden, në atë kohë senator, kritikoi ashpër kryeministrin izraelit Menahem Begin, i cili u kundërpërgjigj:”Mos na kërcënoni se do të ndërprisni ndihmën, ne nuk do të heqim dorë nga parimet tona”.
Ukraina, e armatosur dhe autonome, do të ndiqte parimet e saj pavarësisht nga dëshirat e SHBA-së që të ndiqte modelin izraelit. Natyrisht dallimin kryesor e bëjnë armët bërthamore. Ndërsa Izraeli zotëron armë bërthamore dhe për momentin rivalët e tij rajonalë jo, Ukraina është një shtet jo-bërthamor nën pushtimin e një fuqie të madhe bërthamore.
Me gjasë kjo është arsyeja pse Henri Kisinger (që si Sekretar Shtetit gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1973, ndihmoi në hartimin e modelit izraelit), ka frikë se liria e tepërt e veprimit për Ukrainën mund ta bëjë më të vështirë për t’u arritur paqen afatgjatë me Rusinë.
Në një intervistë thënë në prill për The Economist, Kisinger u shpreh i shqetësuar se Ukraina “do të jetë vendi më i armatosur dhe me lidershipin më pak me përvojë strategjike në Evropë”. Dhe shtoi:“Është më mirë ta kemi Ukrainën në NATO, ku nuk mund të marrë vendime kombëtare për pretendimet e veta territoriale”.
Ndërsa anëtarësimi i Ukrainës në NATO ishte projektuar për ta frenuar Rusinë, Kisinger e vuri theksin tek nevoja për të kufizuar hapësirën manovruese të Kievit. Perëndimi llogarit se rreziku i luftës me Rusinë është shumë i madh, ndaj për momentin nuk mund të jepet një datë e saktë se kur Kievi mund t’i bashkohet aleancës.
Modeli i Izraelit është rruga e rezistencës më të vogël. Por ashtu si Perëndimi përpiqet ndonjëherë të frenojë Izraelin- si në konfliktin e tij me palestinezët, ashtu edhe në përballjen e tij me Iranin- ai mund ta ketë të vështirë të frenojë një Kiev të pasigurt dhe në mesin e një situate të paqëndrueshme në aspektin e sigurisë, e cila do të zgjasë me vite. Nëse modeli i Izraelit është një strategji e zbatueshme për Ukrainën, Perëndimi duhet të jetë i qartë se çfarë në nënkupton ai në këtë rast specifik./ Pershtatur nga CNA
Pas një ngurrimi që zgjati më shumë se një vit, presidenti...
Për disa monumentet sovjetike janë simbole të pushtimit të...
Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t'ju tregojë ...
Biologët evolucionarë përballen shpesh me pyetjen:”Nëse nj...
Thesari i Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar së fundmi ven...
Sido që të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë, Evropa po...
Ndonjëherë ndodh që në rrjet të hasim reklama, në të cilat...
Vladimir Putin ka të ngjarë të largohet nga posti i presid...
Në sferën e sporteve ekstreme dhe e akteve shumë të guxims...
Për miliona njerëz anembanë botës, anglishtja është bërë n...
Gjatë një aktiviteti muajin e kaluar, shefi i NATO-s Jens ...
Samiti i kësaj jave i udhëheqësve të NATO-s në Vilnius do ...
Për shumicën nga ne, lemza një dukuri shumë e bezdisshme, ...
Drejtuesja e opozitës bjelloruse në mërgim, ndodhet në Rom...
Një hije po e përndjek Evropën. Në Francë, Suedi, Gjermani...
Sipas kanalit në gjuhën ruse Gray Zone në platformën Teleg...
Në fillim të muajit maj, ambasadori rus në Gjermani organi...
Duke folur para gazetarëve të mërkurën e javës së kaluar, ...
Nxjerrja para gjyqit e presidentit rus Vladimir Putin, së ...
Ata e quanin atë “perandoresha e terrorit” ose “mbretëresh...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Raportohet se një person është mbytur pasditen e sotme në ...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Një zjarr ka shpërthyer në një zonë biznesi në Madrid, ku ...
Që nga publikimi i një memorandumi mirëkuptimi javën e kal...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, siguroi sot se ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do t'ua dorëzojë trofe...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Tregu i punës në Shqipëri vijon të karakterizohet nga pesh...
Dy motorët e ekonomisë që përmenden më shpesh janë ndërtim...
Nëse do të kërkosh pulsin e ekonomisë, nuk mjafton të dëgj...
Një nga temat që ka trazuar më fort ekonominë është kursi ...