“Oppenheimer”, një kujtesë se ne jemi ende të papërgatitur për një luftë bërthamore
Ndërsa miliona njerëz po shohin në ëndje filmin më të fund...

Mijëra njerëz të bllokuar në plazhe. Raportohet për fëmijë që rrëzohen nga varkat e evakuimit. Panik. Njerëz që largohen me vrap me rrobat në shpinë. Sipas një turisti, situata dukej si “fundi i botës”. Zjarret që përfshinë ditët e fundit ishujt grekë të Rodosit dhe Korfuzit, po na tregojnë se destinacionet e preferuara të pushimeve nuk janë më të sigurta pasi ndryshimet klimatike po përshkallëzohen.
Për dekada, turistët janë dyndur në Mesdhe për pushimet e tyre veriore. Australianët, skandinavët, britanikët, rusët mbërrijnë atje në kërkim të motit më të ngrohtë. Pas pandemisë së Covid-19, shumë prej nesh kanë qenë të etur të udhëtojnë sërish si turistë.
Por këtë vit, valët e forta të të nxehtit ekstrem kanë marrë qindra jetë njerëzish vetëm në Spanjë. Vendet kryesore turistike si Akropoli në Athinë janë mbyllur. Edhe vetë shkencëtarët e klimës kanë mbetur të “shtangur nga egërsia” e të nxehtit të kësaj vere në Hemisferën Veriore.
Ky vit ka të ngjarë të imponojë një reflektim të thellë për turistët por edhe për operatorët turistikë. Mund të pritet të shihen më shumë udhëtime të kryera gjatë stinëve të ndërmjetme, duke shmangur verën gjithnjë e më intensive dhe sidomos muajt korrik dhe gusht.
Po ashtu mund të pritet që vendet me një klimë më të butë të bëhen destinacione turistike më të njohura. Destinacionet turistike të motit të ngrohtë do të duhet të ndryshojnë rrënjësisht. Moti është një faktor kryesor në turizëm. Në Evropë dhe Amerikën e Veriut, njerëzit priren të shkojnë nga vendet veriore në ato jugore.
Turistët kinezë, por edhe ata australianë, shkojnë shpesh në plazhet e Azisë Juglindore. Por ky lloj turizmi nuk është i qëndrueshëm në terma afatgjatë. Kur australianët shkojnë jashtë shtetit, ata shpesh zgjedhin verën mesdhetare. Gjatë dekadës së fundit, verat më të nxehta nuk kanë sjellë prishjen e traditës.
Por ky vit ka të ngjarë të nxisë ndryshimin. Dhe kjo gjë mund ta shihet tashmë tek popullariteti në rritje i pushimeve në muajt qershor ose shtator në destinacionet tradicionale verore të Hemisferës Veriore. Shumë prej nesh po e ndryshojnë mënyrën se si mendojmë për pushimet me mot të nxehtë, nga diçka që e kërkojmë tek diçka që e kemi frikë.
Dhe kjo po ndodh në valën e ndryshimeve të sjelljes së konsumatorëve, si ato që lidhen me qëndrueshmërinë dhe udhëtimet me avionin. Po turizmi ekstrem? Ndërsa kërkuesit e emocioneve mund të dynden në masën Luginën e Vdekjes për të përjetuar temperatura mbi 50?, është e vështirë të imagjinohet që ky lloj turizmi të jetë i zakonshëm.
Ajo që kemi më shumë gjasa të shohim, janë më shumë njerëz që kërkojnë përvoja të “shansit të fundit”, me turistët që dynden në vende shumë të cenueshme, si për shembull si Barriera e Madhe Koralore, që mendohet se do zhduket një ditë si pasojë e ngrohjes së madhe globale.
Sigurisht, ky lloj turizmi nuk është i qëndrueshëm në terma afatgjatë. Çfarë do të thotë kjo për vendet që varen nga turizmi? Kriza në Rodos na tregon për rreziqet që vijnë nga modeli i turizmit, ku ju sillni turistë dhe gjithçka që u nevojitet - ushqim, ujë, verë - sipas nevojës. Sistemi është i orientuar drejt efikasitetit. Por kjo do të thotë se ka pak hapësirë për të menaxhuar të papriturat. Rodosi nuk ishte në gjendje të evakuonte lehtësisht 19.000 turistë. Kjo qasje do të duhet të ndryshojë në një qasje “vetëm në një rast”, ashtu si edhe në zinxhirët e tjerë të furnizimit.
Për shërbimet e urgjencës, turistët paraqesin një sfidë të veçantë. Vendasit i kuptojnë më mirë rreziqet dhe rrugët e arratisjes sesa turistët. Për më tepër, turistët nuk e flasin gjuhën e vendit ku shkojnë të pushojnë. Dhe kjo ua bën shumë më të vështirë të marrin ndihmë në krahasim me vendasit.
Ndryshimi i klimës paraqet sfida të mëdha edhe në mënyra të tjera. Kombet e ishujve të Paqësorit si Kiribati ose Tuvalu do të donin që të vizitoheshin nga më shumë turistë. Por problemi kryesor i tyre është uji. Gjetja e ujit të pijshëm të mjaftueshëm për vendasit po bëhet më e vështirë.
Dhe turistët përdorin shumë ujë - duke e pirë, bërë dush apo notuar në të. Një planifikim i kujdesshëm, do të kërkojë sigurimin e kapaciteteve lokale të mos mbingarkohen nga turizmi.
Pra, a nënkupton kjo situatë fundin e turizmit masiv? Jo plotësisht.
Por nuk ka dyshim që do të përshpejtojë tendencën në vende si Spanja larg turizmit masiv ose “mbi-turizmit”. Në destinacionet turistike super-popullore si Ishujt Balnearë të Spanjës, ka pasur një reagim në rritje nga vendasit kundër turizmit të tepruar, në favor të turizmit të specializuar me një numër më të vogël turistësh të shpërndarë gjatë gjithë vitit.
A është ky vit një zile zgjimi? Po. Përshkallëzimi i krizës klimatike do të thotë se shumë prej nesh janë tani më të përqendruar në atë që mund të bëjmë për të shmangur më të keqen, le të themi duke shmangur fluturimet. Po ashtu po shtohet presioni për ndryshim.
Për shembull kompania ajrore Delta Air Lines është përshëndetur për njoftimin e saj se do të jetë neutrale ndaj emetimeve të karbonit në atmosferë duke përdorur kompensime. Që tani mund të shihni në shumë vende përpjekje për t’iu përshtatur ndryshimeve.
Për shembull, në Itali ka një rritje të turizmi malor brenda vendit, duke tërhequr njerëzit nga Milano dhe nga Roma e lagësht dhe e nxehtë në zonat ku ajri është më i freskët, edhe pse gradualisht bora po zhduket. Kina, e cila nuk i bën asnjëherë gjërat përgjysmë, po investon në vendpushimet malore.
Synimi është që për banorët e qyteteve të mëdha si Pekini dhe Shangai të ofrohen alternativa më të freskëta si provinca Xhilin e Kinës Veriore ndaj pushimeve tradicionale në plazh. Disa vende malore, nuk kanë gjasa të shfrytëzojnë këtë mundësi sepse nuk duan të tërheqin më shumë turistë.
Madje Norvegjia po shqyrton mundësinë e vendosjes së një takse të posaçme për turistët. Vendet që i mendojnë gjërat më përpara se të vijnë, do të jenë më të përgatitura. Por edhe përgatitja dhe përshtatja kanë gjithsesi kufizimet e veta.
Pushimet verore mesdhetare do të jenë gjithnjë e më pak tërheqëse, pasi rajoni është një nga zonat më të prekura nga ngrohja globale, duke u ngrohur 20 për qind më shpejt sesa mesatarja botërore. Italia dhe Spanja janë ende nën efektin e një thatësire rekord, duke kërcënuar furnizimet me ushqim dhe ujë të pijshëm. E ardhmja e turizmit do të jetë me siguri shumë ndryshe nga sot./ “World Crunch” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA
Shënim: Susanne Becken, profesore e Turizmit të Qëndrueshëm në Institutin Grifit për Turizmin në Universitetin Grifit. Johanna Loehr, lektore në Universitetin Grifit.
Ndërsa miliona njerëz po shohin në ëndje filmin më të fund...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky (lindur në vit...
Me shëndetin gjithnjë janë fituar para dhe janë bërë bizne...
Në vitin 1944 me 2 gusht nazistët vranë në kampin e pë...
Urgjenca e aktorit Genc Fuga dhe gjetja e shpëtimit te Spi...
Alpet shtrihen në tetë shtete evropiane: Gjermania, Zvicra...
Njohja e gjuhëve të huaja është gjithnjë e më e rëndësishm...
Izraeli ka luajtur një rol të veçantë në debatet që janë z...
Pas një ngurrimi që zgjati më shumë se një vit, presidenti...
Për disa monumentet sovjetike janë simbole të pushtimit të...
Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t'ju tregojë ...
Biologët evolucionarë përballen shpesh me pyetjen:”Nëse nj...
Thesari i Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar së fundmi ven...
Sido që të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë, Evropa po...
Ndonjëherë ndodh që në rrjet të hasim reklama, në të cilat...
Vladimir Putin ka të ngjarë të largohet nga posti i presid...
Në sferën e sporteve ekstreme dhe e akteve shumë të guxims...
Për miliona njerëz anembanë botës, anglishtja është bërë n...
Gjatë një aktiviteti muajin e kaluar, shefi i NATO-s Jens ...
Samiti i kësaj jave i udhëheqësve të NATO-s në Vilnius do ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Evropa sot është e larmishme nga ana fetare. Dialogu ndërf...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...