Politika ndërkombëtare kundër trafikut të drogës: Në një udhëkryq apo një qorrsokak?
Regjimi ndërkombëtar i kontrollit të drogës u krijua më sh...

Ndërsa Vladimir Putin u shmanget në përgjithësi kërcënimeve të hapura me armët bërthamore ruse, pasardhësit e tij janë shumë më pak elegantë në sjelljen e tyre. Që nga shkurti i vitit të kaluar, Dimitri Medvedev, ish-president i Rusisë, aktualisht zëvendëskryetar i Këshillit të Sigurimit, ka kërcënuar plot 60 herë Ukrainën dhe mbështetësit e saj në Perëndim, me përdorimin e armëve atomike.
Aktualisht 57 vjeç, Medvedev zë një rol të rëndësishëm në komunikimet strategjike të Rusisë, të fokusuara dukshëm te propaganda bërthamore. Detyra e tij është të thotë atë që nuk mundet ta shprehë dot publikisht Putinin. Pra t’i kujtojë botës se kush zotëron arsenalin më të madh bërthamor në botë, dhe ku mund të përdoret ai.
Por problemi është se tani askush nuk e merr më seriozisht. Sepse disa nga ato që pretendohen se janë “vija të kuqe” të Moskës janë shkelur nga Perëndimi, pa pasur një kundërpërgjigje nga ana e Rusisë. Prandaj, është një fakt që shantazhi bërthamor rus ka pushuar së funksionuari.
Në fakt, ai është shndërruar në një tregues gjysmë të dobishëm mbi gjendjen aktuale të Rusisë. Kërcënimet e Medvedevit pasojnë zakonisht dështimet e reja ushtarake ruse në fushën e betejës, dhe ndjekin refrenin e vjetër “nëse jemi në prag të humbjes së një lufte, atëherë ne kemi një buton të kuq që mund ta shtypim”.
Kur fundjavën e kaluar u përshkallëzua kundërsulmi i ushtrisë së Ukrainës, Medvedev u shfaq si “pararoja e Apokalipsit” në kanalin e tij "Telegram", duke e quajtur ushtrinë ruse të vetmen forcë që po shmang “ndezjen e zjarrit bërthamor global”.
Në ditët e para të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, Perëndimi e mori seriozisht këtë kërcënim: A nënkuptonte ndihma ndaj Ukrainës rrezikimin e fillimit të një lufte bërthamore? Por nuk u desh shumë imagjinatë për të parë një skenar alternativ po aq të tmerrshëm: nëse binte Kievi, atëherë radha do t’i vinte shteteve baltike, dhe ne do të përfundonim gjithsesi duke rrezikuar provokimin e një lufte bërthamore.
Të mbash me të mirë një agresor, mund të jetë akti më provokues nga të gjithë të tjerët. Perëndimi e gjeti guximin dhe u përball me Rusinë. Dhe çfarë ndodhi? Armët perëndimore u dërgua në sasi të mëdha në fushën e betejës. Ukraina shpreson që t’i bashkohet një ditë NATO-s kur të përfundojë lufta; dhe i vetmi ndryshim në qasjen bërthamore ruse, ka qenë transferimi i supozuar në Bjellorusi i disa armëve bërthamore taktike.
Por Rusia e zotëron tashmë aftësinë për të nisur një sulm bërthamor kudo që dëshiron. Ndaj nuk ka ndonjë logjikë ushtarake zhvendosja e disa raketave në Bjellorusi. Vlera e këtij lëvizjeje ishte thjesht psikologjike.
Pra Moska po përpiqet ta bindë Perëndimin se mbështetja e mëtejshme ushtarake dhe financiare për Ukrainën do të çojë në një përshkallëzim të situatës, dhe do të rrisë kërcënimin ndaj territorit të Ukrainës përmes lëshimeve të raketave, përfshirë ato me mbushje bërthamore.
“Armët bërthamore tashmë janë përdorur. Ne e dimë nga kush dhe ku, dhe kjo do të thotë se nuk ka më asnjë tabu!” - shkroi Medvedev në rrjetet e tij sociale. Por fakti që Moska ka vendosur të vendosë në tryezë “argumentin bërthamor”, vetëm sa po tregon se ushtria e saj ka dështuar në çdo aspekt, dhe se aktualisht Vladimir Putin nuk ka mënyra të tjera për të rritur presionin ndaj Ukrainës dhe aleatëve të saj.
Duke ngurruar të bëjë vetë kërcënime të drejtpërdrejta, ai ia delegon këtë detyrë Medvedevit, i cili duket se nuk e bën shumë mirë. Sepse është një fakt që kërcënimet e tij bërthamore, bëjnë rrallëherë bujë në mediat perëndimore. Madje ai shkakton tani më shumë tallje sesa frikë.
Ashtu si kërcënimet e rregullta të Koresë së Veriut se do të sulmojë një ditë Amerikën, ato shihen tani si pjesë e një fjalori të çmendur të përditshëm që vjen nga Moska. Ndërkohë atë e shpërfillin edhe zyrtarët ukrainas, që me ironi e këshillojnë të pijë më pak vodka përpara se të hapë profilin e tij në Telegram.
Përpjekja e Putin për ta pushtuar Ukrainën, ka rezultuar të jetë katastrofa më e madhe të presidencës së tij. Ai nuk mund të sigurojë dot një fitore ushtarake. E di se Ukraina nuk do të dorëzohet dhe nisë negociatat. Dhe po ashtu e di se lufta bërthamore do të ishte fundi i regjimit dhe jetës së tij. Sikurse e ka treguar kjo luftë, Putini është gati të sakrifikojë cilindo, por jo veten e tij./ Përshtatur nga CNA
Regjimi ndërkombëtar i kontrollit të drogës u krijua më sh...
Për ata që duan që Partia Republikane të lëvizë në ...
Ky vit shënon 30 vjetorin e themelimit të Bashkimit Evropi...
Çrregullimi aktual i rendit ndërkombëtar, është rezultat i...
“Këto ndryshime janë bërë në funksion të një lufte të ma...
Mijëra njerëz të bllokuar në plazhe. Raportohet për fëmijë...
Ndërsa miliona njerëz po shohin në ëndje filmin më të fund...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky (lindur në vit...
Me shëndetin gjithnjë janë fituar para dhe janë bërë bizne...
Në vitin 1944 me 2 gusht nazistët vranë në kampin e pë...
Urgjenca e aktorit Genc Fuga dhe gjetja e shpëtimit te Spi...
Alpet shtrihen në tetë shtete evropiane: Gjermania, Zvicra...
Njohja e gjuhëve të huaja është gjithnjë e më e rëndësishm...
Izraeli ka luajtur një rol të veçantë në debatet që janë z...
Pas një ngurrimi që zgjati më shumë se një vit, presidenti...
Për disa monumentet sovjetike janë simbole të pushtimit të...
Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t'ju tregojë ...
Biologët evolucionarë përballen shpesh me pyetjen:”Nëse nj...
Thesari i Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar së fundmi ven...
Sido që të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë, Evropa po...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...