Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Regjimi ndërkombëtar i kontrollit të drogës u krijua më shumë se një shekull më parë. Por rrallëherë ky sektor ka marrë kaq shumë vëmendje sa që nga vitet 2010. Me legalizimin e kanabisit në Amerikë, krizën e mbidozës së shkaktuar nga opioidet në Shtetet e Bashkuara, marrëveshjen e paqes në Kolumbi midis qeverisë dhe rebelëve të FARC, “luftën brutale kundër drogës” të presidentit të Filipineve Rodrigo Duterte dhe miratimin e një deklarate të re politike në një sesion special të OKB-së, politikat mbi kontrollin e drogës kanë zënë shpesh vendin të parë në debatet e politikave kombëtare dhe ndërkombëtare.
Pavarësisht debateve intensive, rezultatet janë të dobëta:konsumi problematik dhe rekreativ i drogës vazhdon që të rritet (me 23 për qind rritje të konsumit në një dekadë). Ndërkohë trafikimi dhe dhuna e bandave po përshkallëzohet, teksa po lulëzon prodhimi i drogave natyrale dhe sintetike.
Për më tepër, kriza pas një pandemie globale, duke kombinuar pushtimin rus të Ukrainës, problemet ekonomike dhe ndryshimet klimatike, e bëjnë politikën ndaj kontrolli të drogës një sektor me prioritet të ulët për politikë-bërësit dhe publikun në përgjithësi.
Sfidat janë të mëdha dhe ato ndikojnë drejtpërdrejt mbi shëndetin publik, drejtësinë penale, sigurinë e qytetarëve dhe integritetin e regjimit ndërkombëtar të kontrollit të drogës. Së pari, shërbimet e reduktimit të dëmit për mbidozat dhe parandalimin e HIV-it janë të zëna në betejën për reformën e politikës së kontrollit të drogës.
Shumica e njerëzve që marrin drogë jetojnë në vendet në zhvillim. Megjithatë fondet për reduktimin e dëmit kanë rënë në vetëm 5 për qind të asaj që nevojitet globalisht, përkundrejt 10 për qind të asaj që nevojitej një dekadë më parë.
Qasja në lehtësimin e dhimbjeve nuk është shumë më e mirë dhe mbetet tejet e pabarabartë.
Pacientët në vendet me të ardhura të larta marrin 47 gramë morfinë në vit, krahasuar me vetëm 0.01 gramë për pacientët në vendet më të varfra.
Së dyti, kanë tërhequr shumë vëmendjen kërkimet mbi përfitimet mjekësore dhe të mirëqenies psikologjike të kanabisit apo psikodelikëve. Këto industri dhe zhvillimi i tyre, po i shtyjnë kufijtë e regjimit ndërkombëtar të kontrollit të drogës, i cili ka të bëjë me kufizimin e rreptë të qasjes ndaj substancave të planifikuara për përdorim legjitim mjekësor dhe kërkimin shkencor, si dhe ndalimin e rreptë të qasje apo prodhimit për çdo treg ose përdorim tjetër.
Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve, që mbikëqyr vendet për pajtueshmërinë e tyre me ligjin ndërkombëtar të drogës dhe certifikon tregtinë ndërkombëtare të barnave të kontrolluara, po përgatitet të vendosë kufij dhe standarde në përdorimin mjekësor të kanabisit, duke u përpjekur të rregullojë tregtinë dhe çdo të ardhme të industrisë së kanabisit. perspektivat globale.
Së treti, kriminalizimi i përdorimit të drogës është ende një çështje e diskutueshme globalisht. Ai synon që të zvogëlojë kërkesën për drogë, por shpesh rezultati përfundimtar është rritja e shkallës të burgosjeve dhe paraburgimit si dhe paragjykimet racore të vendimeve në këtë fushë.
Gati 30 vende, përveç qeverive shtetërore, kanë miratuar plane për de-kriminalizimin apo reduktime të përgjegjësisë penale për përdorimin e drogës. Megjithatë kriminalizimi përdoret ende gjerësisht si një pengesë. Njerëzit që përdorin drogë, konsiderohen ende si të përfshirë në një aktivitet kriminal në shumicën dërrmuese të vendeve anembanë botës.
Së fundi, legalizimi mund të duket si një zgjidhje pragmatike dhe vepruese, por ai kërkon një përpjekje bashkëpunuese midis palëve të interesuara. Kanadaja ose disa shtete amerikane kanë lejuar qasjen tek kanabisi jo-mjekësor duke krijuar tregje të rregulluara ligjore.
Por siç e kanë treguar studimet e fundit, rregullim nuk janë vetëm rregullat e vendosura nga qeveritë që çojnë në ndëshkime nëse ato shkelen. Për shembull, kush i vendos standardet në zinxhirin e furnizimit:shteti që vendos normat, dispancerët me specifikimet e tyre për fermerët, apo etiketat private të standardizimit?
Për të shmangur pasojat e padëshiruara, ky lloj rregullimi duhet të trajtohet me shumë kujdes. Po ashtu duhet të kuptohet se në një kuadër ndërkombëtar, pa vënë në dyshim ligjet aktuale anti-drogë që ndalojnë çdo përdorim jo-mjekësor të substancave psikoaktive që nga vitet 1960, ka shumë pak gjasa të zhvillohet një debat i tillë mbi reformën normative në kontekstin aktual gjeopolitik.
Shuma e këtyre mangësive në kontrollin e drogës, e kombinuar me mungesën e zbatimit ose në të vërtetë me ndonjë zgjidhje konsensuale, e bën të vështirë parashikimin nëse mund ta ndryshojmë rrënjësisht regjimin e kontrollit ndërkombëtar të drogës në të ardhmen e afërt. Buxhetet e dedikuara për këtë sektor dhe zbatimi i kësaj politike vazhdon që të fokusohet në reduktimin e ofertës dhe kërkesës nëpërmjet represionit policor. Popullatat e prekura ka të ngjarë të vazhdojnë të kriminalizohen në shumicën e vendeve, dhe shoqëria civile të lihet jashtë procesit të vendimmarrjes.
Në kontekstin aktual, është e sigurt se çdo reformë kuptimplotë është aktualisht larg të qenit një prioritet në axhendat publike të qeverive. Vitet 2010, kur u çuan përpara koncepte të tilla si reduktimi i dëmit dhe dekriminalizimi, por nuk e prishën dot status quo-në, janë thjesht një kujtim i largët./ “The Conversation” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA
Për ata që duan që Partia Republikane të lëvizë në ...
Ky vit shënon 30 vjetorin e themelimit të Bashkimit Evropi...
Çrregullimi aktual i rendit ndërkombëtar, është rezultat i...
“Këto ndryshime janë bërë në funksion të një lufte të ma...
Mijëra njerëz të bllokuar në plazhe. Raportohet për fëmijë...
Ndërsa miliona njerëz po shohin në ëndje filmin më të fund...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky (lindur në vit...
Me shëndetin gjithnjë janë fituar para dhe janë bërë bizne...
Në vitin 1944 me 2 gusht nazistët vranë në kampin e pë...
Urgjenca e aktorit Genc Fuga dhe gjetja e shpëtimit te Spi...
Alpet shtrihen në tetë shtete evropiane: Gjermania, Zvicra...
Njohja e gjuhëve të huaja është gjithnjë e më e rëndësishm...
Izraeli ka luajtur një rol të veçantë në debatet që janë z...
Pas një ngurrimi që zgjati më shumë se një vit, presidenti...
Për disa monumentet sovjetike janë simbole të pushtimit të...
Kushdo që është përpjekur të lërë duhanin do t'ju tregojë ...
Biologët evolucionarë përballen shpesh me pyetjen:”Nëse nj...
Thesari i Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar së fundmi ven...
Sido që të përfundojë lufta e Rusisë në Ukrainë, Evropa po...
Ndonjëherë ndodh që në rrjet të hasim reklama, në të cilat...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...