Vrasja e efektivit në Maliq/ Kuvendi mban 1 minutë heshtje
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...
Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën e sotme duke mbajtur...

Karriera post-kryeministrore e Toni Blerit është e ndryshme. Kryeministrat e tjerë qëndronin shpeshherë në parlament si deputetë, zakonisht në Dhoma e Lordëve (edhe pse Ted Hith qëndroi në Dhomën e Komunëve për 27 vjet). Shumica e tyre merreshin me punë bamirësie. Disa prej tyre u zgjodhën në disa poste të larta drejtuese.
Njëri prej tyre, Alek Dagllas-Hom, vazhdoi të kishte pushtet në qeveri, duke shërbyer në postin e Ministrit të Jashtëm në qeverinë e Hith. Por askush prej tyre nuk synoi të krijojë një strukturë pushteti për veten e tij, të pavarur nga qeveria, ashtu siç ka bërë Bler me Institutin e tij për Ndryshim Global.
Vëmendja ndaj tij është përqendruar kohët e fundit, sepse instituti organizoi muajin e kaluar një konferencë me temë “E ardhmja e Britanisë”, në të cilën Bler u duk se dha bekimin e tij për liderin aktual të laburistëve, Keir Starmer, si një pasardhës i tij i denjë.
Bler tha se burimet e institutit të tij do të jenë në dispozicion të Partisë Laburiste, ndërsa ajo përgatitet për të ardhur në qeveri nëse do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme. Dhe kjo nuk është më shumë se sa ajo që ka thënë vetë gjithmonë:që puna e institutit të tij është e disponueshme për çdo qeveri dhe opozitë në mbarë botën për cilindo që dëshiron ta ketë atë në dispozicion.
Por institutit të tij po i jepet më shumë vëmendje jo vetëm është kohë pushimesh, por sepse laburistët duket se kanë gjithnjë e më shumë gjasa të formojnë qeverinë e ardhshme. Dhe lidhjet ideologjike dhe personeli sugjerojnë se instituti i Bler do të jetë me shumë ndikim.
Në fakt, supozohet se nëse Starmer zgjidhet kryeministër, një numër i konsiderueshëm nga stafit i institutit të Bler do ta ndjekin atë në Ten Downing Street. Pas një periudhe të gjatë në të cilën “zemërimi ndaj Bler” e rrënoi imazhin e ish-kryeministrit, aktivitetet e tij që nga largimi nga detyra u karakterizuan nga fitimi i parave nga diktatorët.
Tani ai është rikthyer në skenën publike, dhe në përgjithësi konsiderohet se ka gjëra të dobishme për të thënë. Brexit ka luajtur një rol të madhe në rehabilitimin e figurës së tij, pasi ai mund të bënte më bindshëm se kushdo fushatë pro qëndrimit në BE. Bler vazhdoi ta bënte këtë, edhe sepse pjesa më e madhe e palës humbëse në referendum humbi çdo lloj ndikimi në opinionin publik.

Në të njëjtën kohë, instituti i Bler ndërtoi reputacionin e tij për punë me cilësi të lartë dhe në kohë dhe kryesisht jo-ideologjike (“ajo që ka rëndësi është ajo që funksionon”). Edhe pse me disa tema të njohura si entuziazmi optimist për teknologjinë dhe disa politika të njohura si bazat e të dhënave të identitetit.
Instituti shënoi një sukses mbresëlënës gjatë pandemisë për shkak të apelit të tij për “dhënien e dozave të para për sa më shumë njerëz” të vaksinës Covid-19, e cila ndihmoi në përshpejtimin e furnizimit dhe mbulimit me vaksina. Po ashti, ai bën shumë punë të vlefshme për çështjet e ndryshimit të klimës, për të cilën Bler tërhoqi vëmendjen kur tha në një intervistë për Endrju Marr se arritja e synimit zero emetime në atmosferë i detyrohet më shumë asaj që po bëjnë vendet e tjera sesa Britania e Madhe.
Pra, nuk është për t’u habitur pse ka një valë të re interesi mbi Bler dhe gjithë veprimtarinë e tij. Po çfarë po bën ai konkretisht? A po bën punë të mira apo të këqija instituti i tij? Kush e financon? Duke iu përgjigjur kësaj pyetjeje të fundit, The Times ka analizuar llogaritë e e institutit duke vënë në dukje se Lerri Elizon, miliarderi i teknologjisë amerikane, ka dhënë shuma të mëdha për të që nga viti 2018.
Elizon është një nga disa donatorë të mëdhenj, përfshirë Fondacionin Bill dhe Melinda Gejts, Fondacionit Familjar Blavatnik (që financon shkollën mbi qeverisjen në Universitetin e Oksfordit) dhe Agjencinë e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar.
Megjithatë, rasti i Elizon është interesant, pasi ai bleu kompaninë e të dhënave elektronike të shëndetit “Cerner” vitin e kaluar për 30 miliardë dollarë. Ambicia e Elizon është të sigurojë të dhëna dixhitale shëndetësore për çdo amerikan dhe në fakt për qytetarët e çdo vendi në botë.
Ky synim kryqëzohet me fiksimet e politikave nga ana e Bler. Instituti i tij ka punuar në ngritjen e sistemeve të ID-së dixhitale, veçanërisht për të dhënat e vaksinave, në Ruandë, Gana dhe Senegal. Siç shkruan Tom Mektag për UnHerd, një pjesë e aktivitetit të tij në vendet në zhvillim është kritikuar, sepse instituti është shndërruar një “McKinsey për udhëheqësit botërorë” - një konsulencë globale e menaxhimit që këshillon kryeministra dhe presidentë” bazuar tek marrëdhëniet personale me vetë Blerin.

Dhe kjo ngre pikëpyetje mbi transparencën dhe llogaridhënien. Mektag citon një shpallje për një vend punë në institut për Evropën Lindore për të “udhëhequr një ekip të TBI të vendosur në pozitën e këshilltarit më të lartë të qeverisë”, që pritet të “sugjerojë dhe bindë homologun tuaj” në nivel kryeministror ose presidencial.
Ai pyet:“Cili do të ishte reagimi nëse do të ishte e anasjellta. Pra nëse për shembull Fondacioni Klinton do të reklamonte një ekip njerëzish që do të përfshiheshin në qeverinë britanike, apo që thjesht do të “sugjeronte këshilla dhe bindte” kryeministrin britanik që të ndiqte këshillat e tyre?”.
Gjithsesi, duket se ka shumë kërkesa për shërbimet e institutit. Ai kishte një xhiro prej 81 milion dollarësh vetëm në vitin 2021, dhe tani punëson 800 njerëz në mbarë botën. Unë nuk kam menduar kurrë se Bler do të ishte i interesuar për para për veten e tij.
Ai ka qenë gjithnjë i interesuar për pushtetin, dhe i duhet të mbledhë para për të shfrytëzuar rrjetet e tij dhe aftësitë e tij politike. Ai ka më shumë se sa para për veten e tij, me shtëpinë e tij në Londër, shtëpinë e tij në fshat dhe stilin e jetës së tij kryeministrore.
Djali i tij Euan zotëron kompaninë Multiverse, që u vlerësua 1.7 miliardë dollarë vitin e kaluar. Bleri i vjetër nuk merr zyrtarisht ndonjë rrogë nga instituti: të gjitha paratë që ai grumbullon kthehen në punë këshilluese për qeveritë në mbarë botën dhe në këshillimin e politikave në Britaninë e Madhe.

Atëherë, çfarë e motivon atë në moshën 70-vjeçare të punojë kaq shumë, si të kishte ende një vend - apo një botë - për të drejtuar? Mektag shkruan:”Sa më shumë e studioja atë, aq më shumë pyesja veten nëse dobësia e tij më e madhe nga të gjitha është thjesht dëshira për të mbetur i rëndësishëm, një dobësi që shkrimtari i famshëm J.D.Salinger e përshkroi dikur si “mungesën e guximit për të qenë askushi absolut”./ Pershtatur nga CNA
Mijëra trupa të mobilizuara dhe kërcënime bërthamore të ha...
Ekonomisti tipik nuk ka dhe aq shumë të përbashkëta me një...
Ajo që po përjeton këtë verë Suedia, pas një sërë protesta...
"Vendi yt është në kuzhinë!”, "Vetë e ke fajin, pse ve...
Tullac, me sy të zinj dhe me lëkurë shumë të errët: analiz...
Ponc Pilati ishte për afro 10 vite guvernatori romak i Jud...
Pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, kanë bërë që çmi...
Pasditen e 15 shkurtit 1992, zyrtarët e lotarisë shtet...
Tetëmbëdhjetë muaj pas pushtimit të plotë të kombit të tyr...
Emigrimi i paligjshëm është një problem i pazgjidhshëm...
Në politikën tmerrësisht të ndërlikuar të Ballkanit Perënd...
Votuesit turq rizgjodhën në maj Rexhep Tajip Erdoganin...
Ndërsa Vladimir Putin u shmanget në përgjithësi kërcënimev...
Regjimi ndërkombëtar i kontrollit të drogës u krijua më sh...
Për ata që duan që Partia Republikane të lëvizë në ...
Ky vit shënon 30 vjetorin e themelimit të Bashkimit Evropi...
Çrregullimi aktual i rendit ndërkombëtar, është rezultat i...
“Këto ndryshime janë bërë në funksion të një lufte të ma...
Mijëra njerëz të bllokuar në plazhe. Raportohet për fëmijë...
Ndërsa miliona njerëz po shohin në ëndje filmin më të fund...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...