Qytetet po sfiliten nga vapa ekstreme e verës/ Pesë hapat që mund të ndërmerren për uljen artificiale të temperaturave
Kjo që po kalojmë është një tjetër verë djallëzore. Një go...

Rezervat e gazit natyror në Evropë janë pothuajse plot. Komisioni Evropian ka njoftuar se fundmi se shkalla e mbushjes së depozitave të 27 vendeve anëtare ka arritur objektivin prej 90 për qind të vendosur vitin e kaluar, 2 muaj e gjysmë përpara afatit të paracaktuar që ishte 1 nëntori.
Sipas të dhënave nga Gas Infrastructure Europe (GIE), vetëm 6 vende të unionit janë pak më poshtë objektivit, dhe vetëm Letonia është nën 80 për qind të furnizimit. Spanja i ka mbushur 100 për qind depozitat e saj të gazit, ndërsa Polonia dhe Holanda janë në nivelin 93 për qind, Gjermania 92 për qind, Italia 90 për qind, Franca 84 për qind.
Siç raportohet edhe në deklaratën e Komisionit Evropian, mbushja e depozitave rezervë përpara dimrit e ndihmon Evropën të përgatitet për një ndërprerje të mundshme të mëtejshme të furnizimeve me gaz.
“Së bashku, vendet e unionit po çlirohen nga varësia e gazit rus”-shkroi në rrjetet e saj sociale presidentja e BE-së, Ursula Von der Lejen.

Vitin e kaluar, Rusia përdori pretekste të tilla si mirëmbajtja e jashtëzakonshme dhe “defektet” për të reduktuar eksportet e gazit në Bashkimin Evropian, me synim përdorimin si një armë të furnizimeve me energji për të ushtruar presion mbi qeveritë evropiane dhe opinionin publik dhe për t’i nxitur ato të ndalin mbështetjen për rezistencën ukrainase.
Rritja e çmimeve dhe perspektiva e mbarimit të gazit, i kanë detyruar qeveritë evropiane të përgatiten për skenarët më të këqij, si për shembull racionimi i energjisë dhe ndërprerjet e planifikuara. Dimri i butë dhe ulja e konsumit - e ndikuar edhe nga rritja e faturave të energjisë - shmangën skenarët më të këqij dimrin që shkoi.
Ndërsa u intensifikuan përpjekjet për të zhdukur varësinë nga gazi rus, që vlen të kujtohet se në dallim nga nafta nuk është sanksionuar kurrë, nga ana e vendeve të Bashkimit Evropian dhe që vazhdon të importohet në një masë më të vogël.

Sipas të dhënave të EUROSTAT, në 3 muajt e parë të vitit 2022, Rusia ishte furnizuesi kryesor i gazit të Bashkimit me 38.8 për qind të totalit. Gjatë së njëjtës periudhë këtë vit, pjesa e gazit të Rusisë është zvogëluar në më pak se 17 për qind dhe vazhdon të bjerë, duke e privuar Moskën nga një burim i pasur (dhe i lehtë) të ardhurash, dhe nga ajo që dukej të ishte arma më e rëndësishme e shantazhit të Rusisë ndaj Evropës.
Rubla që Vladimir Putin donte t’u impononte vendeve evropiane si mjet pagese për gazin rus, është sot ndër monedhat me më pak performancë në botë, së bashku me lirën turke, peson argjentinase dhe bolivarin venezuelian. Pra jemi në rregull? Jo plotësisht.

Sepse nuk mjafton zhdukja e varësisë nga gazi rus, pasi transformimi i tregut evropian ka çuar në një ndryshim në flukset globale të tregtisë së gazit, duke shkaktuar një proces që kërkon disa vite për t’u stabilizuar. Për t’u çliruar nga furnizimet nga tubacionet ruse të gazit, vendeve evropiane iu desh të hidhnin sytë në pjesës tjetër e botës duke hyrë me gjithë fuqinë e tyre ekonomike në tregun e gazit të lëngshëm natyror (LNG), dhe duke u ekspozuar ndaj goditjeve të një sektori më të hapur.
Për më tepër, edhe pse inventarët mund të mbulojnë deri në 1/3 e kërkesës për gaz në sezonin e dimrit, një valë temperaturash mbi mesataren e ngrirjes mund të rrisë tërheqjet nga inventarët në mënyrë të tepruar, duke i detyruar operatorët e energjisë të blejnë më shumë gaz dhe qeveritë të ndërhyjnë për të kufizuar konsumin.
Pra thënë ndryshe kriza energjetike nuk ka përfunduar ende, dhe një ndërprerje e furnizimit përbën ende një shqetësim, ndërsa tregu i gazit është bërë shumë më i paqëndrueshëm se në të kaluarën. Tregtarët evropianë janë bërë shumë të ndjeshëm ndaj çdo gjëje që mund të pengojë ose frenojë prodhimin ose eksportet.

Sa për të pasur një ide, mjafton që të shihni se çfarë ka ndodhur javët e fundit, me lajmin për një grevë të mundshme nga punëtorët në uzinat e eksportit të LNG në Australi, e cila shkaktoi rritjen mbi 40 euro të çmimit të gazit në Bursën e Amsterdamit (TTF), në krahasim 29 euro euro në fillim të gushtit.
Australia përbën rreth 10 për qind të furnizimit global me LNG. Furnizimet që shkojnë në Azi, vetëm rrallëherë arrijnë të kthehen në Evropë. Megjithatë, nëse blerësit aziatikë të gazit australian do të detyrohen nga greva të kërkojnë furnizime alternative, kërkesa e tyre do të konkurronte me atë të vendeve evropiane, dhe kjo perspektivë mjaftoi që të rritej çmimi gazit në TTF.

Grevat janë ende të pakonfirmuara, dhe do të duhej kohë që ato të preknin vërtet eksportet australiane të LNG-së (tregu aziatik nuk është i trazuar), megjithatë në Evropë një lajm që dikur do të kishte shkaktuar luhatje minimale, sot ka sjellë rritjen e çmimeve.
Një ankth që u shfaq gjithashtu midis qershorit dhe korrikut, kur Norvegjia komunikoi një zgjatje të procesit të mirëmbajtjes së disa centraleve, një lajm që solli rritjen e çmimeve pavarësisht kërkesës së ulët dhe shkallës së mbushjes së depove që ishte tashmë shumë mbi mesataren.

Siç tha Komisionerja Evropiane për Energjinë Kadri Simson, Bashkimi Evropian gjendet në një “pozitë shumë më të qëndrueshme sesa vitin e kaluar, por siç e kemi parë javët e fundit tregu mbetet i ndjeshëm”.
Paqëndrueshmëria e tregut do të mbetet e njëjtë të paktën deri në vitin 2026, kur furnizimet me LNG do të jenë stabilizuar me hyrjen në punë të impianteve të reja të vendeve të mëdha eksportuese si Shtetet e Bashkuara dhe Katari, ato të vendeve të Mesdheut Lindor (Egjipt, Izrael, Qipro), dhe disa vende afrikane.
Kjo do të thotë gjithashtu se pas miliarda eurove dhe dollarëve investime për të nxitur furnizimin me LNG dhe nënshkrimit të kontratave afatgjata të furnizimit për t’i bërë ato të qëndrueshme, nuk ka më kthim pas. Evropa nuk do të importojë më kurrë gaz rus siç bëri në të kaluarën, kushdo që të zërë vendin e Vladimir Putinit në krye të Rusisë./ Përshtatur nga CNA
Kjo që po kalojmë është një tjetër verë djallëzore. Një go...
Marijuana ose kanabisi siç njihet më shumë ka një histori ...
Gjatë punës për përgatitjen e librit “100 vrasjet më t...
Jevgeni Prigozhin, dikur njeriu shumë i besuar i presi...
Nga emigrant i thjeshtë në magjistar të financës: Historia...
Fondi Qeveritar Global i Pensioneve u krijua pasi Norvegji...
E vetëm sot kuptohet se sa dëshpërim kishte në atë gjest e...
Një antropolog australian, pretendon se fytyrat tona “...
Pasi një buletin i javës së kaluar parashtroi argument...
Dihet mirë se Kina ka Marinën dhe Rojën Bregdetare më të m...
Karriera post-kryeministrore e Toni Blerit është e ndryshm...
Mijëra trupa të mobilizuara dhe kërcënime bërthamore të ha...
Ekonomisti tipik nuk ka dhe aq shumë të përbashkëta me një...
Ajo që po përjeton këtë verë Suedia, pas një sërë protesta...
"Vendi yt është në kuzhinë!”, "Vetë e ke fajin, pse ve...
Tullac, me sy të zinj dhe me lëkurë shumë të errët: analiz...
Ponc Pilati ishte për afro 10 vite guvernatori romak i Jud...
Pandemia e Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, kanë bërë që çmi...
Pasditen e 15 shkurtit 1992, zyrtarët e lotarisë shtet...
Tetëmbëdhjetë muaj pas pushtimit të plotë të kombit të tyr...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...