Pse Wagner është më i rrezikshëm pa Prigozhinin, leksionet nga një mercenar i shkollës së vjetër
Vdekja e Jevgeni Prigozhin, drejtues i një ushtrie të madh...

Edhe pse legjenda e El Dorados, nxiti jo pak ambiciet e evropianëve gjatë eksplorimit dhe pushtimit të Amerikës, dëshmi të drejtpërdrejta mbi një metropol të artë në zonën e Andeve, nuk janë gjetur kurrë deri në sot. Sipas të gjitha gjasave, kjo ndodh sepse El Dorado nuk ishte në fakt një qytet.
Madje ky term përshkruan një ritual të lashtë, i cili përfshinte një burrë që mbulohej me ar në formë pluhuri. Por pas kërkimeve të gjera në liqenin ku thuhet se ka ndodhur kjo ceremoni luksoze, studiuesit gjetën pak prova për ekzistencën e tij.
Duke raportuar rezultatet e këtij studimi të ri arkeologjik, Huan Pablo Kintero-Guzman nga i famshmi Museo del Oro (Muzeu i Artë) në Bogota, kryeqyteti i Kolumbisë, shpjegon se miti i El Dorados, nisi me kronistin spanjoll të shekullit XVII, Huan Rodriguz Frejl, i cili përshkroi një ceremoni kurorëzimi e kryer nga populli Muiska në liqenin Guatavita në Kolumbinë e sotme.
Sipas Frejl, trashëgimtari i prijësit duhej të kalonte 6 vjet rresht duke agjëruar në një shpellë, përpara se të mbulohej me pluhur ari, dhe të transportohej në mes të liqenit mbi një trap, që ishte e ngarkuar me sende po të arta. “Indiani i artë u bënte ofertën e tij Zotave, duke e hedhur në mes të liqenit të gjithë arin që kishte në këmbët e tij. Nga kjo ceremoni ata morën emrin e famshëm El Dorado, i cili ka kushtuar kaq shumë para dhe jetë njerëzish”- duke nënkuptuar ekspeditat e shumta e të shtrenjta në kërkim të qytetit të artë që nuk ekziston.

Duke u thelluar më shumë mbi këtë çështje, Kintero-Guzman ia atribuon pushtuesit spanjoll Sebastian de Belalkazar nxitjen e ‘etheve të arit’ pas El Dorados. Sepse duket se ishte ai që përdori për herë të parë termin El Dorado për t’iu referuar një vendi, dhe konkretisht zonës përreth liqenit Guatavita. Dhe ndërsa arkeologët e kanë braktisur prej kohësh kërkimin për ndonjë vend të tillë, ka disa prova që sugjerojnë se ceremonia e El Dorados ka ndodhur vërtet. Për shembull, në vitin 1912, inxhinieri britanik Hartli Noules mori objekte të shumta prej ari dhe xhevahire të tjera nga fundi i liqenit pasi ai u tha.
Kohët e fundit, një model i trapit që u zbulua nga një fermer vendas në një shpellë aty pranë në vitin 1969, përfaqëson dëshminë më të mirë për ekzistencën reale të atij rituali të lashtë. Duke kërkuar prova të mëtejshme, Kintero-Guzman dhe kolegët e tij kërkuan në zonën përreth liqenit Guatavita për objekte, që mund të sugjeronin se ngjarje ceremoniale në shkallë të gjerë mbaheshin rregullisht atje.
Çuditërisht, gjetën vetëm 157 fragmente qeramike. Por fakti që këto enë duket se përmbajnë pijen e lashtë alkoolike, chicha, tregon se ato janë përdorur vërtetë gjatë ngjarjeve ceremoniale. Por pamjaftueshmëria e tyre “sugjeron se aktivitetet rituale nuk ishin të përmasave të mëdha siç edhe pretendohet nga legjenda”, shkruan Kuintero-Guzman.
Bazuar në këtë rezultat, ai shpjegon se “aktualisht ka shumë pak prova në dispozicion për të mbështetur një vazhdimësi të praktikave rituale në liqenin Guatavita, nga periudha e hershme e popujve Muiska deri në periudhën koloniale”. Por pavarësisht kësaj, ai këmbëngul se “nuk arrihet dot në përfundimin absolut se një ceremoni e El Dorados nuk ka ekzistuar kurrë”. Duke ofruar një lloj shpjegimi mbi legjendën shekullore që ka magjepsur shumë njerëz, ai spekulon se ceremonia e El Dorados mund të ketë ndodhur një herë, por nuk ka qenë një traditë e përsëritur.
Sipas të gjitha gjasave, ngjarja që binte shumë në sy u organizua nga një kryetar fisi gjatë një periudhe tensionesh të mëdha politike, ndoshta si një përpjekje për të treguar dominimin e tij mbi rivalët e tij, duke kërkuar gjithashtu edhe ndihmën e Zotave.

“Pasi u stabilizua rendi socio-politik, ofertat për perënditë vazhduan në vende të shenjta, si në liqenin Guatavita, por nuk do të shihej më ceremonia e njeriut të artë. Kur spanjollët mbërritën në Amerikë, ata takuan grupe njerëzish që kishin dëgjuar për ceremoninë e kryer nga paraardhësit e tyre, dhe kjo është ajo që i treguan edhe pushtuesve”- thekson Kuintero-Guzman. Studimi në fjalë është publikuar në revistën “Latin American Antiquity”./ Përshtatur nga CNA
Vdekja e Jevgeni Prigozhin, drejtues i një ushtrie të madh...
Lufta në Ukrainë, ka sjellë një reduktim të dukshëm të pra...
Kohët e fundit kam parë një dokumentar të shkëlqyer që...
Ballkani Perëndimor gjendet sërish në telashe. Presidenti ...
Përparimi i shpejtë i Ukrainës në fushën e betejës me kund...
Rezervat e gazit natyror në Evropë janë pothuajse plot. Ko...
Kjo që po kalojmë është një tjetër verë djallëzore. Një go...
Marijuana ose kanabisi siç njihet më shumë ka një histori ...
Gjatë punës për përgatitjen e librit “100 vrasjet më t...
Jevgeni Prigozhin, dikur njeriu shumë i besuar i presi...
Nga emigrant i thjeshtë në magjistar të financës: Historia...
Fondi Qeveritar Global i Pensioneve u krijua pasi Norvegji...
E vetëm sot kuptohet se sa dëshpërim kishte në atë gjest e...
Një antropolog australian, pretendon se fytyrat tona “...
Pasi një buletin i javës së kaluar parashtroi argument...
Dihet mirë se Kina ka Marinën dhe Rojën Bregdetare më të m...
Karriera post-kryeministrore e Toni Blerit është e ndryshm...
Mijëra trupa të mobilizuara dhe kërcënime bërthamore të ha...
Ekonomisti tipik nuk ka dhe aq shumë të përbashkëta me një...
Ajo që po përjeton këtë verë Suedia, pas një sërë protesta...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...