SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Kur Londra u përball me murtajën bubonike në vitin 1665, shumë njerëz kërkuan të dëshpëruar një mënyrë për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre nga ajo sëmundje e tmerrshme. Dhe një metodë e përdorur gjerësisht në atë kohë ishte përzierja e 2 thelpinjve hudhër në 1 litër qumësht të freskët.
Njerëzit besonin se pirja e këtij kokteji që herët në mëngjes dhe me stomakun bosh, do të parandalonte sëmundjen e frikshme. Ashtu si në atë kohë, nuk ishin të paktë njerëzit që kërkuan metoda popullore për të shmangur sëmurjen nga Covid-19. Pretendimet se hudhra mund të kuronte ose mbronte njerëzit nga koronavirusi u bënë virale në mediat sociale. Aq sa Organizata Botërore e Shëndetësisë u detyrua të bënte deklarata zyrtare, ku bënte thirrje për kujdes.
Fatkeqësisht, pavarësisht se studimet laboratorike kanë zbuluar se hudhra ka vërtet përbërës me veti antimikrobike, ideja e konsumimit të saj si një mjet për të parandaluar infektimin me ndonjë bakter ose virus është kryesisht folklorike. Mjekimet popullore mund të duken të mira, por ato mund t’i dëmtojnë njerëzit.
Kështu një grua 72-vjeçare përfundoi me një djegie kimike në gjuhë, për shkak të përdorimit të përditshëm të hudhrës së papërpunuar, në përpjekje për të mbrojtur veten kundër koronavirusit. Mjekësia popullore ka shpesh një nivel të caktuar intuitiviteti joshës, dhe që në përgjithësi buron nga besimet kulturore, si dhe nga traditat e vjetra.
Ajo mund të përfshijë ilaçe bimore, rekomandime dietike dhe këshilla për ndjekjen e sjelljeve specifike. Shpesh transmetohet gojarisht nëpër breza, dhe kjo mund të jetë një nga arsyet pse vazhdojnë mitet mbi shkaqet dhe kurat e sëmundjeve, pavarësisht përparimit të shkencës mjekësore.
Për shembull, besimi i palëkundur pse shumë njerëz besojnë se ngrënia pak para se të hyni në ujë për të notuar është e rrezikshme, nuk ka asnjë bazë shkencore. Edhe pse logjika duket bindëse, ajo është hedhur poshtë nga studiuesit. Mjekësia popullore është diçka e ndërlikuar, sepse nga njëra anë ajo klasifikohet nën kategorinë e dezinformatave. Por nga ana tjetër nuk përshtatet fare me klasën e zakonshme të tyre (si për shembull lajmet e rreme ose reklamat mashtruese).
Nëse dikush praktikon disa këshilla popullore, nuk është domosdoshmërisht një tregues i fortë se ai bart besime antishkencore. Megjithatë, ideja se mjekësia popullore është kryesisht e mirë, mund të jetë arsyeja kryesore pse ekspertët priren t’i kushtojnë më pak vëmendje asaj. Për shembull, të besosh se pirja e qumështit të ngrohtë para gjumit ju ndihmon të flini nuk do t’ju dëmtojë (edhe pse ky pretendim nuk është e vërtetë). Megjithatë, rekomandime të tjetra të këtij lloji mund të jenë të rrezikshme.
Si për shembull ideja se konsumimi i ushqimeve të veçanta mund të forcojë imunitetin tuaj, gjë që mund t’i bëjë njerëzit të mendojnë se s’kanë nevojë të vaksinohen kundër gripit apo Covid-19. Recetat e mjekësisë popullore, ashtu si llojet e tjera të keqinformimeve që nuk mbështeten nga shkenca, përhapen shpesh në mediat sociale. Kjo do të thotë se mund të përbëjnë një kërcënim për shëndetin publik. Për shembull në vitin 2020, kur Britania e Madhe hyri në izolim, Qendra e Djegieve në Spitalin e Fëmijëve në Birmingem regjistroi një rritje me 30 herë të numrit të lëndimeve nga djegiet, për shkak të thithjes së avullit me hundë dhe gojë.
Kjo rritje u shkaktua nga një tezë e mjekësisë popullore e përhapur në mediat sociale, që i mashtronte prindërit duke i bërë të besonin se thithja e avullit mund të parandalonte ose trajtonte simptomat e traktit respirator. Kjo ishte diçka e trishtë, sepse studimet e botuara në mbarë botën që nga viti 1969 e këtej, kanë nxjerrë në pah rreziqet e thithjes së avullit. Ndërsa disa shembuj të mjekësisë popullore kanë një nivel besueshmërie në aspektin biologjik, të tjerat jo. Për shembull, besimi se “një mollë në ditë e mban larg mjekun“, një këshillë e mjekësisë popullore e shfaqur për herë të parë rreth vitit 1870, bazohej ndoshta te fakti që mollët janë plot me lëndë ushqyese.
Është interesant fakti që shkencëtarët kanë zbuluar se ndonëse prania e vitaminave te molla mund të mos jetë e jashtëzakonshme, ky frut konsiderohet si një ushqim funksional për shkak të numrit të substancave bioaktive që përmban, dhe që duket se janë promovuese të shëndetit.
Mjekësia popullore nuk ka gjasa që të zhduket së shpejti. Pra, ne duhet të kuptojmë se çfarë i bën njerëzit të besojnë tek ajo, dhe në çfarë mase ajo e sfidon besimin te shkenca. Duket se ekziston një marrëdhënie komplekse midis besimit te mjekësia popullore, dhe asaj që njerëzit bëjnë në fakt për të mbrojtur shëndetin e tyre. Kuptimi i kësaj marrëdhënieje, mund të jetë çelësi për të parandaluar efektet e saj të dëmshme. Jetët e njerëzve mund të varen pikërisht nga kjo gjë. Nga Katrine K.Donois & Hassan Vally “The Conversation”/ Përshtatur nga CNA
Kur dëgjova se spitalet në SHBA kishin mungesë gjaku gjatë...
Pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, e k...
Në Forumin Strategjik të Bled-it mbajtur kësaj jave, p...
Nga Ross Pomeroy “Big Think” Me kalimin e kohës, personal...
Kanë ikur kohët e mashtrimeve të vjetra, me “princa” që of...
Avioni Boeing E-4B, i njohur gjithashtu si “Avioni i fundi...
Uji është përbërësi kryesor i trupit tonë dhe një element ...
Ndërsa inteligjenca konsiderohet shpeshherë një tipar shum...
Pas disa vitesh plot ankth për hapat prapa që ka përjetuar...
Nëse pushteti e korrupton një person - apo nëse një person...
Në janarin e vitit 1989, si student i kolegjit, erdha këtu...
Është e vështirë të thuhet se kur një krizë nën një regjim...
Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, qindra mijëra burra a...
Nga Devi Sridhar “The Guardian” Sipas fjalëve të këngëtar...
Të thuash që Aleksei Djumin ka pasur vitet e fundit një ng...
Ngadalësimi i rritjes ekonomike globale po ndikohet shumë ...
Nga Michael Levin “Fox News” Sapo mbusha 45 vjeç... për t...
Shpjegimi i asaj që ndodh pas vdekjes është shumë i ndërli...
Duart tregojnë shumë për gjendjen shëndetësore të secilit ...
Nga zhdukja ende e pazbardhur e adoleshentes Emanuela Orla...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...