“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...

Tradhtia është një temë komplekse, me një ngarkesë emocionale, që mund të ketë ndikime serioze në një marrëdhënie.
Të kuptuarit se përse tradhtojnë njerëzit, kërkon analizimin e një sërë faktorësh psikologjikë, emocionalë dhe situacionalë. Ndërsa çdo situatë është unike, ekzistojnë disa arsye të zakonshme se përse individët mund të largohen nga marrëdhëniet e tyre ku kanë qenë deri dje të përkushtuar.
Ja cilat janë 5 prej tyre:
1. Shkëputja emocionale
Një nga arsyet kryesore se përse tradhtojnë njerëzit, është një shkëputje emocionale nga partneri i tyre. Kur nuk plotësohen nevojat emocionale brenda marrëdhënies, individët mund të kërkojnë mbështetje shpirtërore, intimitet dhe mirëkuptim larg partneritetit të tyre.
2. Dëshira për risi dhe eksitim
Kërkimi për diçka të re dhe eksitim, mund t’i çojë disa individë drejt tradhtisë. Marrëdhëniet intime mund të bëhen rutinë, dhe emocioni i diçkaje të re mund të jetë tërheqës, duke siguruar një arratisje nga familjariteti i jetës së përditshme.
3. Mungesa e intimitetit
Mungesa e intimitetit fizik apo e kënaqësisë seksuale brenda një marrëdhënieje mund të kontribuojë te tradhtia. Kur nevojat e tyre nuk plotësohen nga partneri i tyre, disa njerëz mund të kërkojnë përmbushjen seksuale diku tjetër.
4. Vetëvlerësim i ulët dhe vërtetim i vlefshmërisë së tyre si burra dhe gra
Njerëzit me vetëbesim të ulët, mund të tradhtojnë për të kërkuar vërtetimin e vlefshmërisë së tyre, si dhe për t’u ndier të dëshirueshëm. Vëmendja dhe dashuria nga një person tjetër, mund të rrisin përkohësisht vetëvlerësimin e tyre, edhe nëse ajo është jashtë marrëdhënies së tyre zyrtare.
5. Pasiguria emocionale dhe hakmarrja
Ndjenja e pasigurisë emocionale apo synimi i hakmarrjes mbi gabimet e perceptuara të partnerit apo partneres, mund t’i shtyjë njerëzit të tradhtojnë. Kjo dukuri është shpesh një manifestim i konflikteve themelore dhe çështjeve të pazgjidhura brenda marrëdhënies. Tradhtia është një sjellje komplekse e ndikuar nga një mori faktorësh. Është e rëndësishme të theksohet se çdo situatë është unike, dhe të kuptuarit pse dikush tradhton, kërkon një ekzaminim të thellë të motivimeve dhe rrethanave të tyre.
Ndërsa arsyet që përmendëm më lart, mund të ofrojnë disa njohuri për kompleksitetin e tradhtisë, është po
aq e rëndësishme të pranohet se tradhtia është një zgjedhje që bëjnë individët. Komunikimi, besimi dhe adresimi i çështjeve themelore, janë çelësi për të mbajtur një marrëdhënie të shëndetshme dhe për të reduktuar gjasat e tradhtisë. Nëse ju ose partneri juaj po përballeni me sfida brenda marrëdhënies suaj, kërkimi i udhëzimeve profesionale mund të sigurojë një hapësirë të sigurt për të menaxhuar këto kompleksitete, dhe për të punuar drejt shërimit të krizës dhe arritjes së mirëkuptimit./ Përshtatur në shqip nga CNA
Në një ditë të nxehtë vere në korrikun e vitit 1954, n...
Fosili i një majmuni i zbuluar së fundmi në Turqi, ka nxit...
Fluturimi është mënyra më e sigurt për të udhëtuar. Sipas ...
Kur Londra u përball me murtajën bubonike në vitin 1665, s...
Kur dëgjova se spitalet në SHBA kishin mungesë gjaku gjatë...
Pushtimi i Ukrainës nga presidenti rus Vladimir Putin, e k...
Në Forumin Strategjik të Bled-it mbajtur kësaj jave, p...
Nga Ross Pomeroy “Big Think” Me kalimin e kohës, personal...
Kanë ikur kohët e mashtrimeve të vjetra, me “princa” që of...
Avioni Boeing E-4B, i njohur gjithashtu si “Avioni i fundi...
Uji është përbërësi kryesor i trupit tonë dhe një element ...
Ndërsa inteligjenca konsiderohet shpeshherë një tipar shum...
Pas disa vitesh plot ankth për hapat prapa që ka përjetuar...
Nëse pushteti e korrupton një person - apo nëse një person...
Në janarin e vitit 1989, si student i kolegjit, erdha këtu...
Është e vështirë të thuhet se kur një krizë nën një regjim...
Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, qindra mijëra burra a...
Nga Devi Sridhar “The Guardian” Sipas fjalëve të këngëtar...
Të thuash që Aleksei Djumin ka pasur vitet e fundit një ng...
Ngadalësimi i rritjes ekonomike globale po ndikohet shumë ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...