LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-Basha e “hëngri turpin me bukë”/ Tradhtia ndaj demokratëve dhe aleanca me Ramën

6 Qershor 2022, 12:18, Politikë CNA
Video-Basha e “hëngri turpin me bukë”/ Tradhtia ndaj
Lulzim Basha, Edi Rama

Lulzim Basha, në vitin 2013 mori drejtimin e Partisë më të madhe opozitare në vend, të cilën për tetë vite e çoi nga dështimi në dështim.

Ajo që ishte ndoshta edhe pikënisja e dështimeve të tij të njëpasnjëshme dhe e përçarjes së demokratëve, ishte marrëveshja e 2017-ës, me kryeministrin Edi Rama.

Në shkurt të vitit 2017, Lulzim Basha futi demokratët në çadër. I mbajti me premtime boshe për gati tre muaj, i gënjeu dhe i tërhoqi zvarrë. Filluan pazaret dhe lojërat e fëlliqura politike.

Në çadër sërish 'call center'-i dhe byrektorja e komanduar nga njerëzit e Lulzim Bashës sulmonte, akuzonte, shante dhe fyente ambasadorin, diplomatët amerikanë.

Më tej, Basha zhvillon një vizitë në SHBA, ku gjatë një interviste të dhënë për "Zërin e Amerikës", në 24 mars 2017, ai deklaronte se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër.

Të gjitha mekanizmat paqësore për të mos lejuar një proces farsë dhe këto mekanizma ne do t’i shpalosim hap pas hapi në varësi të situatës politike në vend. E sigurtë eshtë një gjë, dhe ky është një mesazh i qartë që sot e përsëris nga Uashingtoni: zgjedhje me krimin, zgjedhje me drogën, zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë.” -deklaronte në atë kohë Lulzim Basha.

Por, çfarë ndodhi

Në 17 maj 2017 vjen një marrëveshje dhe tradhtia që Lulzim Basha i kishte bërë PD-së, një "shitje" tek Edi Rama.

Video-Basha e “hëngri turpin me bukë”/ Tradhtia ndaj

Pas një marrëveshjeje me Edi Ramën, detajet e së cilës nuk u bënë kurrë publike, Lulzim Basha mori gjysmën e Qeverisë, u fut në zgjedhje, dhe u shkaktoi demokratëve një humbje katastrofale, me gati 230 mijë vota më pak se në 2013-ën. Pra, ditën që PD-ja doli në Opozitë.

Pra, Lulzim Basha i cili deklaronte se “zgjedhje me Edi Ramën kryeministër”, nuk do të ketë jo vetëm hyri në zgjedhje, por u bë aleat me Edi Ramën.

Dhe çoi Partinë Demokratike në dështime dhe humbje të njëpasnjëshme, duke arritur që për herë të parë në historinë e demokracisë, PS-ja të marrë tri mandate qeverisëse radhazi. Ndërsa PD-ja qëndron në opozitë për të tretin mandat.

Pësoi humbje katastrofike në 2017, përjashtoi nga PD-ja elitat e partisë dhe njerëz me kontribute që nga gurët e parë të themelit të kësaj partie. Bëri zgjedhje farsë brenda PD-së. Gjithçka vetëm e vetëm që të vijojë të mbajë karrigen e kryetarit dhe të vijojë të jetë një “patericë” për mbajtjen e Edi Ramës në pushtet.

Lulzim Basha është personi përgjegjës për dobësimin e PD-së, për kthimin e saj nga një parti fituese në një parti humbëse.

Lulzim Basha tradhtoi çdo kauzë, çdo protestë. Tradhtoi studentët, tradhtoi djemtë e Kukësit në protestën kundër vendosjes së traut në Rrugën e Kombit, dhe i la burgjeve, tradhtoi artistët në protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, u shndërrua në “zjarrfikës” të urrejtjes popullore kundër Ramës.

Për të ardhur deri edhe në protestën e 8 janarit 2022, ku me ndihmën e Ramës dhunoi demokratët në selinë e PD-së.

Por, ndërkohë që Rama mbante pushtetin, PD-ja pësonte humbje, ndërsa Lulzim Basha dhe familjarët e tij shtonin pasurinë dhe vilat. /CNA.al

 

Lajmet e fundit nga