Berisha, për mediat britanike: Protestat, lëvizja më e rëndësishme e 35 viteve të fundit
Në një intervistë ekskluzive për "Truth Times", lideri i o...
Në një intervistë ekskluzive për "Truth Times", lideri i o...

Joe Bajden nuk është më i përshtatshëm për të qenë president i Shteteve të Bashkuara. Do të ishte shumë më mirë për Amerikën dhe për pjesën tjetër të botës së lirë, nëse ai do të tërhiqej më herët sesa para fundit të mandatit për arsye të gjendjes së dobët shëndetësore, ose të paktën të mos kandidojë sërish për presidencën.
Një ide e tillë është një mallkim për elitat e SHBA-së, të cilat janë të tmerruara se një republikan i krahut të djathtë - Donald Trump ose një rival më kompetent, por po aq radikal - mund të përfundojë sërish në Shtëpinë e Bardhë. Prandaj, ata shtiren sikur nuk i vënë re gafat, gabimet dhe shenjat tragjike të përkeqësimit të shpejtë të kapacitetit të presidentit dhe injorojnë faktin që ai mbron hapur djalin e tij problematik, Hanter, nga përballja e barabartë me ligjin për shkeljet e dyshuara.
Për establishmentin e krahut të majtë, mohimi i realiteteve të tilla tepër të pakëndshme, përbën një gënjeshtër “fisnike” të tipit: qëllimi justifikon mjetin. Por për shumë të tjerë, duket më shumë si një vendim mizor për të mbajtur në detyrë një 80-vjeçar, kur do të ishte shumë
më mirë që ai të shijonte pensionin e tij.
Incidentet e tij po shtohen çdo ditë që kalon. Bajden njoftoi se “po shkonte të flinte” ??përpara se të ndërpritej nga një ndihmësi i tij në një konferencë për shtyp. Ai u largua nga një ceremoni, duke braktisur në skenë një hero lufte. Ai duket se flet me gjëegjëza, ose artikulon citate të çuditshme në përgjigje të pyetjeve nga gazetarët.
Ai mbështetet vetëm tek leximi i shënimeve të para-përgatitura nga stafi, i paaftë për të dhënë vetë ndonjë opinion për ndonjë çështje delikate. Duke parë videot e vjetra të viteve 1970-1980, është pothuajse e pamundur të njohësh Bajdenin dikur të shkëlqyer tek presidenti aktual.
Ronald Regan, shëndeti i të cilit u dëmtua përgjithmonë pas një atentati ndaj tij dhe që vitet e fundit të jetës vuajti nga Alzheimer, nuk ishte kurrë në një gjendje kaq të keqe gjatë kohës që ishte në detyrë. Detyra aktuale e Bajden është ajo e liderit të vendit më të fuqishëm në botë, udhëheqësit të botës së lirë.
Është një rol shumë kompleks që kërkon shumë kompetenca menaxheriale dhe ekzekutive, dhe jo vetëm sepse zotëron butonin e armëve bërthamore. Ne të gjithë kemi interes që ky rol të ushtrohet nga një president kompetent. Ndërkohë, lloji i vendimmarrjes së deleguar që po shohim tani “funksionon”, në kuptimin që vendimet merren mesa duket nga teknokratët kompetentë. Por me të drejtë shumë njerëz janë skeptikë nëse ato janë vërtet zgjedhje të vetë Bajden.
Kjo lloj qeverisje po e minon sistemin e qeverisjes në SHBA, dhe po i inkurajon despotët në Kinë apo Rusi që të hedhin poshtë pretendimet perëndimore për një epërsi morale. Ndërkohë, Bajden (apo bashkëpunëtorët e tij të ngushtë) po e shkatërrojnë me zell sundimin e
ligjit në SHBA, dhe po i lejojnë kritikët që të përshkruajnë si shumë hipokrite sjelljen Perëndimit.
Unë nuk jam adhurues i Donald Trump. Ky i fundit ka qenë i suksesshëm me politikën e taksave, rregulloret dhe Marrëveshjet e Abrahamit. Por ishte kaotik dhe provokativ, dhe dështoi vazhdimisht në shumë sektorë të tjerë, dhe e turpëroi veten përfundimisht duke
refuzuar të pranonte humbjen e tij të dukshme në zgjedhje.
Trump mund të ketë shkelur disa ligje, por administrata Bajden duket se po abuzon me pushtetin e saj duke përdorur si armë Departamentin e Drejtësisë për ta shkatërruar politikisht atë. Presidenca duhet të fitohet përmes zgjedhjeve, dhe jo me padi gjyqësore.
Amerika po shndërrohet në llojin e “republikës së bananeve”, ku të gjithë sundimtarët e mëparshëm ndiqen penalisht për vepra penale të konsumuara gjatë qëndrimit të tyre në detyrë. Dhe më e rëndë nga të gjitha është, se ato janë të bazuara në një të pavërtetë thelbësore:
pretendimin se Bajden do të jetë president deri në vitin 2028 nëse ai rizgjedh vitin e ardhshëm. Por duke pasur parasysh shpejtësinë e dukshme të përkeqësimit të tij fizik dhe mendor, ka shumë pak gjasa që ai të rezistojë më shumë se sa disa vjet në Shtëpinë e Bardhë.
Maksimumi deri në vitin 2025, edhe vetë gazeta “The New York Times” do të detyrohet të pranojë se loja ka përfunduar. Bajden do të japë dorëheqjen duke e lënë Kamala Harris të bëhet presidente për 2 ose 3 vitet e ardhshme. Por unë mendoj se do të ishte shumë më mirë që t’i jepej fund që sot kësaj parodie.
Bajden duhet të njoftojë që nuk do të garojë, dhe se Harris apo dikush tjetër do të zgjidhet si kandidati i demokratëve në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Ky vendim do të ndryshonte rrënjësisht dinamikën në Partinë Republikane. Trump mund të mposhtë Bajdenin, dhe sigurisht edhe Kamala Harris. Por ai mund të mos jetë aq i fortë kundër Guvernatorit të Kalifornisë, Gevin Njuzom, apo një demokrati tjetër me peshë. Largimi i Bajden nga skena mund t’i japë mundësi republikanëve të diskutojnë nëse duan vërtet që dikush që mund të jetë në burg, të jetë
kandidati i tyre vitin ardhshëm.
Një skenar më radikal do të ishte që Bajden të japë dorëheqjen përpara përfundimit të mandatit të tij dhe t’ia dorëzojë atë Harris. Ajo do të ishte një presidente edhe më e keqe se Bajden, por të paktën do të kishte nën kontroll të plotë administratën. Nëse, siç duken punët aktualisht, Bajden dhe familja e tij i rezistojnë kësaj kërkese,
demokratët duhet të rebelohen duke synuar të rihapin zgjedhjet paraprake në Partinë Demokratike. Por ekziston edhe një skenar tjetër, akoma më ekstrem, që u debatua gjerësisht gjatë gjysmës së dytë të presidencës së Trump, dhe që demokratë duhet ta marrin seriozisht.
Sipas Seksionit 4 të Amendamentit të 25-të të Kushtetutës së SHBA-së, zëvendëspresidenti dhe shumica e kabinetit mund të bien dakord se “presidenti nuk është në gjendje të kryejë kompetencat dhe detyrat e zyrës së tij”. Presidenti ka të drejtë ta kundërshtojë këtë, dhe vendimi përfundimtar do të kërkonte një shumicë prej 2/3 të votave në Kongres.
Dhe mund të supozohet se shumë demokratë do të mbështesnin largimin e Bajden, nëse një kurs i tillë do të mbështetej nga shumica e kabinetit të tij. Të paktën, mund të ndihmojë për ta bindur Bajden që të mos qëndrojë më në në krye të vendit pas vitit 2024. Realiteti është se
Amerika ka të ngjarë që t’i japë duart. Nga Allister Heath “Daily Telegraph”/ Përshtatur nga CNA
Kur viziton qendrat e rehabilitimit për ushtarë ukrainas q...
1977 - Vdes sopranoja me famë botërore Maria Kalas Nd...
Konflikti midis Kosovës dhe Serbisë është i përqendruar në...
Agresioni brutal i Rusisë ndaj Ukrainës dhe aleanca e ...
1940 - Nis Beteja e Britanisë Më 15 shtator, flota aj...
1959 - Sovjetikët ulin të parët në Hënë sondën e tyre kozm...
1993 - Nënshkruhet marrëveshja e paqes mes Izraelit dh...
Ballkani përjetoi një tjetër verë të nxehtë, sidomos në Ko...
2001 - SHBA pëson sulmin më të rëndë që nga Lufta e Dytë B...
Greqia dhe Turqia janë angazhuar në një përpjekje gjithëpë...
Aleksandri i Madh u ngjit në fronin maqedonas në moshën 20...
Gjuetarët e përbindëshave janë mbledhur sërish në Skocinë ...
Kur Papa Gjon Pali II vizitoi atdheun e tij, Poloninë, në ...
Më 9 Shtator 1976 vdiq udhëheqësi i Kinës komuniste, Mao C...
Sipas disa përllogaritjeve, Kisha Katolike e drejtuar nga ...
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj perëndimorë kanë...
Që nga fillimi i këtij shekulli, praktika e besimeve fetar...
Nëse do të kishte një bast se si do të vdiste Jevgeni Prig...
Japonia ka borxhin publik më të lartë në botë. Ai është i ...
Në fund të muajit korrikut, gjatë gërmimeve arkeologjike p...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Reforma në drejtësi pretendoi se do të sillte në Shqipëri ...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier ka rrëqethur me ...
Prokuroria e Posaçme përfundoi hetimet dhe ka dërguar në G...
Sot, më datë 07.07.2026, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (...
Një person është arrestuar, 7 janë proceduar dhe 4 të tjer...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Teksa numri total i vdekjeve ra në 2025, ato nga sëmundjet...
Ndërsa Shqipëria përballet me sfidat e vazhdueshme të demo...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Më shumë para për ushtrinë, më pak për gjithçka tjetër dhe...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë sulmesh ajrore...
Duka i Sussex dhe gjashtë të tjerë kanë humbur çështjen e ...
Një gjykatë në Kinën lindore ka dënuar me vdekje një ish-z...
Ambasada Gjermane në Tiranë ka ftuar publikun shqiptar të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Mungesa e fuqisë punëtore vendase po shtyn gjithnjë e më s...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dh...
Së fundmi vendi mbylli një program pothuajse dhjetëvjeçar ...
Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u bën thirrje të gjitha ...