Arifi: Shqiptarëve në Luginën e Preshevës u mungon mbështetja e Tiranës dhe Prishtinës
Në Uashington ndodhet këto ditë kryetari i komunës së ...

Presidenti amerikan Joe Biden tha të premten "askush nuk dëshiron të hidhet në grevë", por se kompanitë e makinave kanë gëzuar fitime rekord në vitet e fundit pa i ndarë ato në mënyrë të drejtë me punëtorët, disa orë pasi Sindikata e Punonjësve të Industrisë së Makinave, filloi grevat në tre fabrikat e tre kompanive më të mëdha të automjeteve në Detroit.
Greva në tre fabrika në pronësi të kompanive General Motors, Ford dhe Chrysler të premten, nisi aksionin më ambicioz të punonjësve industrialë në Shtetet e Bashkuara në dekada.
Presidenti Biden tha se "fitimet rekord të korporatave" duhet të çojnë në "kontrata rekord" për anëtarët e Sindikatës së Punonjësve të Industrisë së Makinave, por se fitimet nuk janë ndarë në mënyrë të drejtë me punëtorët.
"Askush nuk dëshiron një grevë, por unë respektoj të drejtën e punëtorëve për të përdorur opsionet e tyre bazuar në sistemin e negociatave kolektive", tha Presidenti Biden. "Unë e kuptoj zhgënjimin e tyre."
Deri më tani në negociatat për ndërprerjen e grevës, "kompanitë kanë bërë disa oferta të rëndësishme", tha zoti Biden. "Por unë besoj se ata duhet të shkojnë më tej për të siguruar që fitimet rekord të korporatave të përkthehen në kontrata më të mira, rekord, pune për Unionin e Punonjësve të Industrisë së Makinave."
Presidenti Biden tha se ai ka qenë në kontakt me të dyja palët në negociata dhe do të dërgojë dy anëtarë të ekipit të tij, Gene Sperling dhe Sekretaren e Departamentit të Punës Julie Su, në Detroit për të siguruar përfshirjen e administratës në bisedime dhe arritjen e një "marrëveshjeje të favorshme".

Presidenti Biden, i cili parashikoi gjatë fundjavës së Ditës së Punës se sindikata nuk do të hidheshin në grevë, bisedoi me udhëheqësit e sindikatave dhe prodhuesve të automjeteve të enjten.
Administrata e Presidentit Biden po diskuton gjithashtu ndihmën urgjente për të mbrojtur firmat më të vogla që furnizojnë prodhuesit amerikanë të automjeteve, tha të enjten një burim që ka njohuri për këtë çështje.
Gjatë një vere trazirash të sindikatave të punëtorëve, Presidenti Biden ka përmendur politikat e tij në mbështetje të sindikatave, ndërsa administrata e tij në prapaskenë është përpjekur të lehtësojë rrugën për marrëveshjet me punëdhënësit për të shmangur grevat e kushtueshme, thanë udhëheqësit e sindikatave dhe zyrtarët e administratës.
Por në një kujtesë se sa e vështirë është të qetësosh punëtorët e organizuar në sindikata ndërkohë që reduktohen rritjet e çmimeve që shkaktojnë inflacion, Presidenti Biden dhe Unioni i Punonjësve të Industrisë së Makinave, e vetmja sindikatë e madhe që nuk e mbështeti kandidaturën e tij për një mandat të dytë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, nuk janë në të njëjtën linjë.
Sindikatat si Unioni i Punonjësve të Industrisë së Makinave, që përfaqëson 146000 punëtorë, janë çelësi i strategjisë së Presidentit Biden për të fituar një mandat të dytë në vitin 2024. Ai ka nevojë për mbështetjen e tyre për të fituar përsëri shtete kyçe si Pensilvania dhe Miçigani, të cilat do të vuajnë pasojat më të mëdha të grevave kundër prodhuesve të makinave.
Joe Biden, 80 vjeç, po përmend gjendjen e mirë të ekonomisë në fushatën për rizgjedhje në vitin 2024, duke theksuar shtimin e vendeve të punës, rritjen e pagave dhe zbehjen e frikës nga një rënie e mundshme ekonomike, dhe një grevë e zgjatur mund ta kërcënojë këtë strategji./ VOA
Në Uashington ndodhet këto ditë kryetari i komunës së ...
Presidenti rus Vladimir Putin mbajti një takim të premten ...
Ish përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Catherine ...
Shkollat në Thesali të Greqisë do të qëndrojnë të mbyllu...
Një korridor që do të lidhë Indinë dhe Lindjen e Mesme me ...
Ligjvënësit amerikanë këtë javë shënuan një vjetorin e nda...
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin e nj...
Familjarët e viktimave të tragjedisë së spitalin modular t...
Lufta në Ukrainë pritet të jetë temë kryesore për të dytin...
Britania e Madhe e ka shpallur zyrtarisht grupin mercenar ...
Një njeri heroik që arriti të shpëtonte shokun e tij nga n...
Koncepte të reja për nëndetëset dhe mjetet nënujore pa pil...
Rregullatorët evropianë dënuan TikTok me një gjobë prej 34...
Familjarët e viktimave të tragjedisë së spitalin modular t...
Europol bën me dije se 23 persona kanë rënë në prangat e p...
Banka Qendrore e Rusisë e ka rritur normën e interesit...
Kosova ka arritur të premten marrëveshje me Agjencinë ...
Agjentët e TSA në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit, në S...
Fondacioni Nobel bëri të ditur më 15 shtator se do ta rris...
Tajvani i ka thënë miliarderit amerikan Elon Musk se nuk ë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...