
Fondacioni Nobel bëri të ditur më 15 shtator se do ta rrisë shumën monetare të shpërblimit për fituesit e çmimeve Nobel këtë vit. Shuma është rritur për 1 milion korona suedezë, apo 83.940 euro, në 11 milionë korona, apo 923.241 euro, pasi që monedhës suedeze i ka rënë vlera së fundi.
“Fondacioni ka zgjedhur ta rrisë shumën e çmimit sepse një gjë e tillë është financiarisht e mundshme”, thuhet në deklaratën e shkurtë të fondacionit.
Zhvlerësimi i shpejtë i monedhës suedeze e ka çuar atë në nivelin më të ulët ndonjëherë në krahasim me euron dhe dollarin amerikan. Suedia ka qenë duke luftuar me inflacion të lartë, që u ul deri në 7.5 për qind në gusht, nga 9.3 për qind sa ishte në korrik.
Megjithatë, përkundër uljes, inflacioni mbetet larg objektivit prej 2 për qind të vendosur nga banka qendrore e Suedisë, Riksbank.
Kur u ndanë çmimet e para Nobel në vitin 1901, shuma e çmimit ishte 150.782 korona për kategori, tha fondacioni, por gjatë 15 vjetëve të fundit, shuma është ndryshuar disa herë.
Në vitin 2012, shuma u reduktua nga dhjetë milionë në tetë milionë korona pasi filloi një program për përforcimin e financave të Fondacionit Nobel. Në vitin 2017, shuma e çmimit u rrit nga tetë milionë në nëntë milionë korona. Në vitin 2020, ajo u rrit edhe një herë për një milion korona.
Fituesit e çmimeve Nobel të këtij viti do të shpallen në fillim të tetorit. Më pas, laureatët ftohen të marrin çmimet e tyre në ceremonitë e çmimeve më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së themeluesit të çmimit, Alfred Nobel.
Çmimi prestigjioz i paqes ndahet në Oslo, ashtu siç kishte kërkuar Nobeli, ndërsa ceremonitë e tjera të ndarjes mbahen në Stokholm.
Suedia nuk është pjesë e eurozonës. Njëzet vjet më parë, suedezët mbajtën një referendum nëse donin ta merrnin me monedhën evropiane, por ata votuan kundër këtij ndryshimi./REL
Tajvani i ka thënë miliarderit amerikan Elon Musk se nuk ë...
Në një operacion rekord, Forcat e Armatosura Kolumbian...
"Sot nuk ishte e mundur të tejkalojmë diferencat", tha i n...
Numri i viktimave nga përmbytjet në Libi është rritur duke...
Trupat e fosilizuara të paraqitura në kuti xhami nga gazet...
Fshatrat fqinjë Magnezi dhe Larisa po japin një sinjal par...
Një krizë globale e urisë i ka lënë më shumë se 700 mi...
Në malet xeherore të Çekisë ka depozita të mëdha litiumi. ...
Departamenti Amerikan i Shtetit, në një deklaratë dhënë "R...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un vazhdoi vizi...
Stuhia Daniel që zgjati për 3 ditë përmbyti Greqinë qendro...
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, nuk pranoi sot (të e...
Ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal, i cili u deklarua...
Rusia tha të enjten se po dëbon dy diplomatë amerikanë, du...
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka hapur një zyrë në te...
Rishi Sunak ka thënë se ai është "i vetëdijshëm për kërcën...
NASA ka publikuar një raport mbi fenomenet anormale të pai...
Një pilot rus qëllimshëm gjuajti me raketa në drejtim të n...
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngri...
Ukraina thotë se ka shkatërruar një sistem të sofistikuar ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...