Vrasja e efektivit në Maliq/ Detaje të reja, zbardhen emrat dhe rrethanat e ngjarjes
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...

Këtë vit Çmimi Nobel për Paqe iu dha aktivistit bjellorus për të drejtat civile, Ales Bialiatski, OJQ-së ruse ‘Memorial” dhe Qendrës së Ukrainës për Liritë Civile. Në fund të fundit, ky është një vendim jo shumë i diskutueshëm, pasi fokusohet mbi rëndësinë e shoqërisë civile dhe luftës për të drejtat në të tria vendet e prekura nga një konflikt serioz.
Megjithatë, dhënia e çmimeve Nobel për Paqen nuk ka kaluar gjithmonë pa debate. Vendimet e viteve të fundit kanë qenë shpesh të paparashikueshme, dhe kanë rezultuar më shumë se një herë shumë të diskutueshme. Disa nga fituesit e këtij çmimi kanë zhgënjyer pritshmëritë e publikut.
Madje pas marrjes së Nobelit, kanë shkuar në drejtim të kundërt me angazhimin “për vëllazërinë midis kombeve, heqjen ose pakësimin e ushtrive të përhershme, dhe për promovimin ose mbështetjen e proceseve të paqes”, siç kërkoi dikur industrialisti suedez Alfred Nobel kur krijoi këtë çmim.
Megjithatë, deri tani asnjë Çmim Nobel nuk është tërhequr ndonjëherë, dhe komisioni që e jep atë ka refuzuar gjithmonë të gjykojë punën e fituesve pas dhënies së çmimit. Në dalim nga kategoritë e tjera Çmimi Nobel për Paqe, jepet në Oslo dhe vendoset nga Komiteti Norvegjez i Nobelit, i përbërë nga 5 anëtarë të zgjedhur nga Parlamenti Norvegjez.
Kjo sepse në vitin 1901 Norvegjia ishte ende pjesë e Mbretërisë së Suedisë dhe Norvegjisë. Të pestë anëtarët janë zakonisht ish-politikanë norvegjezë në pension. Ata pranojnë aplikimet deri në shkurt, dhe vendosin sipas një procedure që mbetet sekrete. Të gjitha dokumentet dhe të dhënat e procesit të përzgjedhjes mbahen sekret për 50 vjet.
Komiteti shpërbleu vitin e kaluar gazetarët Maria Resa, bashkëthemeluese dhe redaktore e gazetës filipinase “Rappler”, dhe Dmitri Muratov, bashkëthemelues dhe redaktor i gazetës ruse “Novaya Gazeta. Njerëz me profile të ndryshme, por që të dy gazetarë disidentë, të cilët në vendet përkatëse ishin persekutuan nga qeveri autoritare që kanë shtypur sistematikisht lirinë e shtypit.
Ishte një zgjedhje që i zgjeroi kufijtë e konceptit të “paqes”, siç ka ndodhur tashmë në të kaluarën, por që nuk shkaktoi kritika të veçanta. Madje e rriti numrin e grave në listën e fituesve, të cilat ishin kryesisht të nënpërfaqësuara në historinë 120-vjeçare të këtij çmimi.
Dy vjet më parë, zgjedhja e fituesit u konsiderua menjëherë e diskutueshme, dhe më vonë do të rezultonte e turpshme. Komiteti i Oslos zgjodhi fitues kryeministrin etiopian Abij Ahmed, në detyrë për pak më shumë se 1 vit “për përpjekjet e tij në arritjen e paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, dhe në veçanti për iniciativat e tij vendimtare për zgjidhjen e konflikteve përgjatë kufirit me Eritrean”.
Por disa analistë vunë re se me gjithë shpresat e mëdha që kishin shoqëruar ngjitjen në pushtet të Ahmedi dhe nënshkrimin historik të marrëveshjes së paqes midis Etiopisë dhe Eritresë, ai çmim ishte i nxituar. Në fakt vetëm një vit më vonë, u ndal procesi i reformave të brendshme demokratike, dhe që nga nëntori 2020, Etiopia është përfshirë në një luftë të përgjakshme në rajonin e Tigre, ku forcat qeveritare akuzohen për masakra, përdhunime dhe spastrim etnik.
Konflikti është ende në vazhdim, i rifilluar në muajin gusht pas një armëpushimi humanitar 5-mujor.
Edhe viti 2019 nuk ishte një i lehtë për Çmimin Nobel për Paqe: në dhjetor, udhëheqësja e atëhershme e Mianmarit Aung San Suu Kyi doli para Gjykatës Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në lidhje me dhunën kundër grupit etnik Rohingya.
Aung San Suu Kyi u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 1991, kur ishte e arrestuar për kundërshtimin e saj ndaj regjimit ushtarak. Pasi u lirua në vitin 2010, ajo u bë udhëheqësja jozyrtare e Mianmarit në vitin 2016, pas një sërë marrëveshjesh me ushtrinë e regjimit.
Në atë seancë dëgjimore në Hagë, ajo refuzoi të dënojë dhunën e ushtrisë birmaneze kundër Rohingya-ve, duke e minimizuar dhe madje duke e mohuar. Sot Aung San Suu Kyi ndodhet sërish në burg, pas një grushti të ri ushtarak në vitin 2021.
Një rast tjetër skandaloz është ai i peshkopit Karlos Ksimenes Belo, që e fitoi çmimin në vitin 1996 së bashku me Hoze Ramos Horta për zgjidhjen paqësore të konfliktit në Timorin Lindor, në procesin e tij të pavarësisë nga Indonezia.
Belo u lavdërua brenda dhe jashtë vendit për guximin e tij në denoncimin e shkeljeve së të drejtave të njeriut nga qeveria indoneziane. Por më pak se 2 javë më parë gazeta holandeze “De Groene Amsterdammer”, zbuloi se dy burra e kishin paditur atë për abuzim seksual me ta dhe fëmijët e tjerë, kur ai ishte peshkop gjatë viteve 1990.
Pak ditë më vonë, Vatikani konfirmoi se kishte nisur një pracedim disiplinor ndaj tij që në vitin 2019, duke ia kufizuar lëvizjet dhe ndaluar kontaktet me fëmijët. Në raste të tjera, zgjedhjet kane qenë më pak problematike, por gjithsesi ende të diskutueshme.
Në vitin 1973, çmimi iu dha Sekretari amerikan i Shtetit Henri Kisinger dhe revolucionarit vietnamez Le Duk To për përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund luftës në Vietnam. Le Duk e refuzoi çmimin duke akuzuar Kisingerin për urdhërimin e bombardimeve gjatë armëpushimit.
Lufta përfundoi 2 vjet më vonë me rënien e Saigonit. Edhe Kisinger ofroi rikthimin e çmimit. Kryeministri izraelit Menahem Begin, fitues në vitin 1978 për marrëveshjet e “Camp David”, inicioi pushtimin e Libanit në vitin 1982. Udhëheqësi palestinez Jaser Arafat, që e fitoi çmimin në vitin 1994 me Itzhak Rabin dhe Shimon Peres për Marrëveshjet e Oslos midis Izraelit dhe Autoritetit Palestinez, shpalli në vitin 2000 Intifadën e Dytë, një revoltë e dhunshme kundër forcave izraelite.
Në vitin 2009 Komiteti i Oslos zgjodhi të shpërblejë presidentin amerikan Barak Obama, në detyrë prej më pak se 1 viti “për përpjekjet e tij të jashtëzakonshme për të forcuar diplomacinë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin midis popujve”. Ai ishte presidenti i tretë amerikan në detyrë që fitoi çmimin, pas Teodor Ruzvelt në vitin 1906 dhe Uodrou Uillson në vitin 1919.
Media shkroi në atë kohë se edhe vetë Obama, u befasua nga një vlerësim kaq i hershëm.
Synimi i komitetit ishte të vlerësonte përmbysjen e prirjes militariste në krahasim me paraardhësin e tij Xhorxh W.Bush, i cili kishte nisur luftërat në Afganistan dhe Irak. Por presidenca e Obamës nuk ishte tërësisht “pacifiste”. Ai miratoi shtimin e trupave në Afganistan, mbështeti ndërhyrjen e NATO-s në Libi në vitin 2011, dhe urdhëroi sulmet me dron në Pakistan dhe Jemen./ Përshtatur nga CNA.al
“The Economist” Sot jo pak njerëz i kanë harruar luft...
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden zhvil...
Pesë vite pasi termi “dosja Steele” hyri në fjalorin p...
Bullgaria është mes atyre vendeve që nuk kanë pranuar të f...
Ministria e Jashtme e Gjermanisë i bëri thirrje Bashki...
Brazili, dikur një vend me pak ndikim në trafikun e dr...
Zyrtarët ukrainas njoftuan se një breshëri raketash ruse g...
Duke reflektuar në luftën në Ukrainë, Papa Françesku i...
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar masa për të...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Partnerët e pabarabartë në kohën e bumit ekonomik bëhe...
Policia spanjolle, sipas të dhënave të saj, ka shkatër...
Një tjetër ngjarje e rëndë e abuzimit seksual me të mitur ...
Një hetim i fshehtë tronditës ka nxjerrë në pah dështime t...
Rusia ka rritur sigurinë pas një shpërthimi të madh në...
Një ditë pasi morën çmimin Nobel për Paqe së bashku me...
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Gerald ...
Ministria ruse e Mbrojtjes ka emëruar gjeneralin, Serg...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përfundo...
Pasi OPEC+, organizata e vendeve prodhuese të naftës, ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...