“Sistemi është bllokuar”/ Akademiku Fuga: Protesta tregon se qeveria e ka humbur legjitimitetin
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...

Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Gerald E. Connolly, tha sot se Ballkani Perëndimor është zonë me rëndësi strategjike për aleancën, ndërsa nënvizoi se ndarjet etnike dhe mosmarrëveshjet ndërmjet vendeve të rajonit e pengojnë integrimin e tyre në NATO.
Ai i bëri këto komente përmes një video mesazhi në kuadër të seminarit të 102-të të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që po mbahet në Prishtinë, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme".
“Ndarjet ndëretnike dhe çështjet e lidhura me statusin kushtetues vazhdojnë ta mbajnë rajonin prapa në rrugën euro-atlantike. Pothuajse tre dekada pas marrëveshjes së paqes të Dejtonit, në Bosnje e Hercegovinë ka ende mosmarrëveshje të vështira etnike dhe politike. Mosmarrëveshjet kryesore për çështjet themelore që vazhdojnë mes Beogradit dhe Prishtinës, e pengojnë rajonin për integrim të mëtejshëm dhe madje rrezikojnë edhe arritjet e deritanishme”, tha zoti Connolly.
Zoti Connolly tha se Ballkani Perëndimor dhe vendet euro-atlantike duhet të punojnë së bashku për të tejkaluar sfidat me të cilat po përballet rajoni si dhe kundër ndikimit destabilizues të fuqive autoritare si Rusia dhe Kina.
“Për Ballkanin Perëndimor rruga e demokracisë është e njëjtë me rrugën drejt integrimeve euro-atlantike. Duke arritur këtë qëllim kërkohet përkushtim i fortë dhe përpjekje e konsiderueshme, por vendet aleate do të vazhdojnë të mbështesin vendet e rajonit drejt këtij qëllimi”, tha ai.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se për Kosovën, integrimet euro-atlantike janë interes jetësor strategjik.
“Pikëpamja nga Ballkani Perëndimor ka qenë konsistente me përjashtimin ndoshta të fqinjit pothuajse të komplikuar Serbinë, por përveç Serbisë, unë jam i bindur se çdo vend tjetër në Ballkanin Perëndimor kërkon të njëjtën të ardhme euro-atlantike. Kjo vlerë dhe përkushtim janë arma më e fortë që kemi kundër ngritjes së autoritizmit dhe luftërave që tani përfshijnë edhe dimensione bërthamore”, tha ajo duke bër thirrje që vendet anëtare të NATO-s të përkrahin Kosovën që të përfshihet në Programin për Paqe si rrugë drejt integrimeve euro-atlantike.
Kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca, tha se Kosova mbetët e përkushtuar për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën Veri-atlantike.
“NATO-ja kontribuon drejtpërdrejt në sigurinë e shtetit tonë duke u nisur nga gjendja e sigurisë në botë shtetet që kontribuojnë përmes trupave ushtarake në KFOR po e shtojnë edhe praninë e tyre këto ditë të fundit edhe në Kosovë. Kosova do t’i kryej të gjitha reformat e nevojshme që një ditë të bëhet anëtare e NATO-s së bashku do ta kthejmë edhe FSK-në në një ushtri bashkëkohore dhe të integruar plotësisht në NATO-n aleancën më të fuqishsme të shteteve demokratike”, tha zoti Konjufca.
Autoritetet në Kosovë thanë se misioni i KFOR-it në Kosovë mbetet i pazëvendësueshëm dhe i nevojshëm posaçërisht kohëve të fundit pas shtimit të tensioneve në veriun e vendit.
Zëvendëskëshilltari politik i komandantit të KFOR-it, Alexander Aalmo, tha se situata e sigurisë në Kosovë mbetet e qetë por e brishtë. Ai tha se ekzistojnë disa zhvillime shqetësuese që duhet ndjekur nga KFOR-i posaçërisht në komunat e banuara me shumicë serbe në veriun e Kosovës
“Elemente të tjera që po i vëzhgojmë me kujdes, shohim sfondin e përkeqësimit të kushteve socio-ekonomike, jo vetëm në rajon dhe Evropë por edhe në Kosovë, tema të caktuara si çështja energjetike, çështja e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, mund të shërbejnë si shkas për të ndikuar përkohësisht në lirinë e lëvizjes, sigurinë dhe mjedisin përsëri, veçanërisht në veriun e Kosovës”, tha ai.
Zyrtarë të NATO-s thonë se janë të gatshëm të shtojnë numrin e trupave në Kosovë nëse rriten tensionet në zonat e banuara me pjesëtarë të komunitetit serbë në veri, ndërsa afrohet afati i vendosur nga qeveria e Kosovës që është data 31 tetor për ndryshimin e targave të makinave./ VOA
Ministria ruse e Mbrojtjes ka emëruar gjeneralin, Serg...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, përfundo...
Pasi OPEC+, organizata e vendeve prodhuese të naftës, ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha të shtunën ...
Ministria ruse e Mbrojtjes po kritikohet nga aktorë të...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret p...
Haiti ka kërkuar mbështetje të jashtme ushtarake, për të m...
Miliarderi, Elon Musk, ka sugjeruar se tensionet në mes të...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç informoi sot opinion...
Për një dekadë, prindërit, vëllezërit e motrat e njerëzve ...
Liderët e pothuajse të gjitha vendeve evropiane u mblodhën...
Kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, ka shpallur ...
Një zjarr i madh ka shpërthyer në urën e vetme hekurudhore...
Për Evropën, ajo në Ukrainë është një luftë e “mirë”, në k...
Gjermania përdor fuqinë e madhe ekonomike për t'u mbro...
Dy aktivistë veganë në Britani derdhën qumësht mbi dysheme...
Një nënë e dehur që hodhi abuzime të turpshme raciste ndaj...
Emailet, mesazhet me tekst dhe fotografitë e publikuara ng...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione nd...
Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten veprime të reja ekz...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...