Haiti kërkon ndihmë të jashtme ushtarake për të menaxhuar krizën me banda
Haiti ka kërkuar mbështetje të jashtme ushtarake, për të m...

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret për instalim të një operatori të ri në projektin e madh ndërkombëtar të gazit dhe naftës, Sakhalin-1, në rajonin e Lindjes së Largët të Rusisë.
Një hap i tillë do të prekë miliarda dollarë investime të kompanive amerikane, japoneze dhe indiane.
Dekreti i 7 tetorit duket se është përsëritje e strategjisë që e ka përdorur Kremlini së fundi për të marrë kontrollin e aseteve të energjisë që janë në pronësi të huaj.
Putin ka urdhëruar që Qeveria ruse të ketë autoritet për të vendosur nëse palët e huaja do të mund të kenë aksione në projektin masiv të naftës dhe gazit, Sakhalin-1.
Ky hap, drejt nacionalizimit, komplikon edhe më shumë përpjekjet e kompanisë amerikane, Exxon Mobil që të largohet nga Rusia, prej kur Perëndimi i ka vënë sanksione Moskës për luftën e nisur në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
Exxon ka 30 për qind të aksioneve në projektin Sakhalin-1.
Situata vështirësohet edhe për kompaninë japoneze, Sodeco, e cila ka 50 për qind të aksioneve dhe kompaninë indiane, ONGC Videsh.
As Exxon dhe as Sodeco nuk kanë komentuar dekretin e Putinit.
Në urdhrin e Kremlinit përmendet themelimi i një kompanie ruse, si degë e Rosneftit – Sakhalinmorneftegaz – për të kontrolluar të drejtat e investitorëve në Sakhalin-1.
Pas themelimit të kompanisë, investitorët e huaj do të kenë një muaj kohë për të kërkuar aksione në këtë projekt, përmes rrugëve të Qeverisë ruse.
Shtetet e Bashkuara dhe Japonia i kanë vënë sanksione të ashpra Rusisë për luftën në Ukrainë, derisa India ka qëndruar kryesisht e heshtur.
Projekti Sakhalin-1 operon në tri zona të Detit Okhotsk, dhe përmes një teknologjie të avancuar krijohet qasje në disa prej puseve më të thella në botë.
Në muajin korrik Putin e ka nënshkruar një tjetër dekret për të fituar kontrollin e plotë mbi projektin simotër, Sakhalin-2.
Në projekt kanë qenë partnerë kompanitë: Shell, Mitsui & Co dhe Mitsubishi Corp.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.
Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Haiti ka kërkuar mbështetje të jashtme ushtarake, për të m...
Miliarderi, Elon Musk, ka sugjeruar se tensionet në mes të...
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç informoi sot opinion...
Për një dekadë, prindërit, vëllezërit e motrat e njerëzve ...
Liderët e pothuajse të gjitha vendeve evropiane u mblodhën...
Kryetari i qytetit të Nju Jorkut, Eric Adams, ka shpallur ...
Një zjarr i madh ka shpërthyer në urën e vetme hekurudhore...
Për Evropën, ajo në Ukrainë është një luftë e “mirë”, në k...
Gjermania përdor fuqinë e madhe ekonomike për t'u mbro...
Dy aktivistë veganë në Britani derdhën qumësht mbi dysheme...
Një nënë e dehur që hodhi abuzime të turpshme raciste ndaj...
Emailet, mesazhet me tekst dhe fotografitë e publikuara ng...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione nd...
Presidenti Joe Biden njoftoi të enjten veprime të reja ekz...
Presidenti Joe Biden tha të enjten se rreziku i një “Armag...
Në Pragë të Çekisë u mblodhën liderët e 44 vendeve europia...
Edhe pse forcat ruse të trajnuara dobët, të udhëhequra dob...
Dy rusë që thanë se janë arratisur për t’i shpëtuar sh...
Shtatë raketa ruse goditën ndërtesa banimi në qytetin ...
Mes njoftimeve të pakonfirmuara se një tren i divizion...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...